6 Shkurt 2024, 10:56
Nga N.F
Foto ilustruese
KAVAJË- 46-vjeçari, Erando Mara është vënë në pranga ditën e sotmë në Golem. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim për posedim, shitje dhe trafikim i lëndëve narkotike të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Mara mësohet se i është caktuar masa arrest me burg nga Gjykata e Firences. Ndërkohë Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Njoftimi i plotë:
Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kavajë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.
Arrestohet në Golem, për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një organizate kriminale me veprimtari në fushat e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Pjesëtari”.
Gjatë operacionit, në Golem, Kavajë, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. M., 46 vjeç. Gjykata e Firences i ka caktuar 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
golem arrestim droge itali
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 10:44
I.A
The Handke Project
TIRANË- Trupa e aktorëve të Kosovës të shfaqjes “The Handke Project” në “Teatro della Pe...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 10:33
M.B
Foto nga aksidenti
ITALIA- Një 43-vjeçar shqiptare ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në autostradën...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 10:27
N.F
Pamje të burgut
ITALI- Një përleshje mes bandave ështe regjistruar ditën e djeshme në burgun Fiorentin të Solliccianos. ...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 10:12
I.A
INSTITUT- 34-vjeçari i arrestuar ditën e sotme në Kodër Institut është Asqeri Mandri. Mësohet se Mandri kishte ...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 10:02
N.F
Pamje nga banesa
TIRANË- 34-vjeçari Asqeri Mandri është vënë në pranga në Tiranë pasi kishte mbyllur n&...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 09:37
N.F
Arrestimi i 26-vjeçarit
DURRËS- Një 26-vjeçar është vënë në pranga në Durrës pasi ishte i shpall...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 09:17
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një 29 vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet italiane në Campodarse...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 08:59
N.F
Paratë për të korruptuar policët
TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga gjatë 48 orëve të...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 08:39
M.B
Policia
TIRANA- Një 37-vjeçar me inicialet E. G., dhe një 33-vjeçar me inicialet F. Ç., janë arrestuar në kryeqyte...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 08:18
N.F
Pamje nga vjedhja
GREQI- Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga nga autoritet greke pasi dyshoh...