2 Maj 2025, 08:39
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar drejt Shqipërisë. Bëhet e ditur se 21- vjeçari Danjel Lalaj, është ekstraduar nga Gjermania, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” me një vendim të vitit 2021 për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ndëra nga Italia është eksatraduar 35-vjeçari Kledjon Berberi, banues në Korçë, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”.
Sipas informacioneve 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë shtetasin me iniciale K. V.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, kapet në Gjermani dhe ekstradohet në Shqipëri 21-vjeçari i kërkuar për veprimtari në formën e grupit të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit.
Po në kuadër të operacionit “The Wanted”, në Itali është kapur dhe është ekstraduar në Shqipëri 35-vjeçari nga Korça, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi, në Gjermani dhe Itali janë kapur dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë dy shtetas, konkretisht:
Nga Gjermania është ekstraduar shtetasi D. L., 21 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin D. L., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë, në Itali, u bë e mundur arrestimi në Milano, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Korçë. Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë shtetasin K. V.
Vijon bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
danjel lalaj kledjon berberi
Aktualitet
2 Maj 2025, 08:09
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Në kufirin lindor të Shqipërisë, ngjitur me Maqedoninë e Veriut, shtrihet Parku Kombë...
Aktualitet
2 Maj 2025, 07:41
M.B
Foto ilustruese
PRISHTINA- Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për liri...
Aktualitet
2 Maj 2025, 07:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nëse në pjesën e parë të vitit mund të keni udhëtuar me bileta të lira, 20-50 euro në ...
Aktualitet
2 Maj 2025, 07:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Hekurudha Shqiptare nisi së fundmi procedurën për kontraktimin e kompanisë që do të bëjë mb...
Aktualitet
2 Maj 2025, 07:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24 ...
Aktualitet
1 Maj 2025, 22:09
N.F
Klodiana Lala dhe Suel Çela
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimet ndaj Suel Çelës dhe disa zyrtarëve. ...
Aktualitet
1 Maj 2025, 21:42
r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 58-vjeçarit, Renato Hoxhaj në...
Aktualitet
1 Maj 2025, 21:34
r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me krimet zgjedhore dhe problematikat e tjera që shoqëro...
Aktualitet
1 Maj 2025, 21:37
N.F
Foto
KORÇË- Bletërritësi Rexhep Vathi, bashkëautor në vrasjen e të riut Antonio Karafili piu fostoksinë, duke i ...
Aktualitet
1 Maj 2025, 21:25
N.F
Antonio Karafili
KORÇË- Emisioni “Stop” është kthyer në Korçë, aty ku në 14 Qershor 2018 iu mor jet...