30 Shtator 2023, 10:57
Nga r.ll
foto ilustruese
MALLAKASTËR- Një 18-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka kultivuar kanabis në një pyll në fshatin Panahor të Mallakastrës.
Në muajin maj të këtij viti u gjetën 102 bimë kanabis të mbjella, të cilat u asgjësuan nga policia, por autori nuk ishte gjendur deri më tani. Në pranga ka përfunduar shtetasi Amarildo Harunaj, i cili akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Punë hetimore për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i hetimeve, zbardhet autorësia e kultivimit të 102 bimëve narkotike cannabis sativa, të gjetura në pyllin e fshatit Panahor, gjatë kontrollit të territorit nga Policia, në muajin maj 2023.
Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike dhe/ose të veprave të tjera penale, si rezultat i punës hetimore dhe gjurmuese, bazuar në provat e siguruara, kapën dhe ndaluan shtetasin A. H., 18 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 102 bimëve narkotike kanabis të gjetura në pyllin e fshatit Panahor dhe të asgjësuara nga Policia, në muajin maj 2023.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
amarildo harunaj
Aktualitet
30 Shtator 2023, 10:49
Elton Qyno
Artan Tafani
TIRANË-Katër muaj pasi kishin vrarë Fridman Xhaferaj në Korçë dhe Çajup Selimin në Tepelenë, ...
Aktualitet
30 Shtator 2023, 10:38
A.B
Ana
GREQI- Kjo është Ana, shqiptarja e cila humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kaluar në Messolonghi teksa pastronte&nbs...
Aktualitet
30 Shtator 2023, 10:28
Elton Qyno
Artan Tafani
TIRANË- Vrasja e Fridman Xhaferajt, në 2 qershor 2023 në Korçë, është një nga krimet më sh...
Aktualitet
30 Shtator 2023, 10:17
A.B
Armet
PESHKOPI- Një 25-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke lëvizur me armë të ftohta me vete. Erison Sopoti, u kap ...
Aktualitet
30 Shtator 2023, 09:39
A.B
Klodiana dhe Alfred Vefa
ITALI- “Po të numërohen ditët”, “Ose do të jesh e imja ose e askujt”- kështu...
Aktualitet
30 Shtator 2023, 09:25
A.B
Parate
TIRANË- Policia kufitare ka goditur dy raste të mosdeklarimit të parave në kufi duke sekuestruar në total shifrën...
Aktualitet
30 Shtator 2023, 09:08
A.B
Adriana Beberi
TIRANË- Një propozim për Këshillin Bashkiak të Tiranës, që lidhet me heqjen e fishekzjarreve në or&e...
Aktualitet
30 Shtator 2023, 09:01
A.B
Zjarr
FIER- Vijon prej 4 ditësh zjarri në pyllin me pisha në zonën e mbrojtur të Pishporos. Në luftë me flakët jan&...
Aktualitet
30 Shtator 2023, 08:52
A.B
Pamje nga vendi i ngjarjes
GREQI- Shqiptarja e cila u copëtua duke u përpjekur të pastronte një mulli mishi në një ...
Aktualitet
30 Shtator 2023, 07:57
A.B
Klodiana dhe Alfred Vefa
ITALI- Alfred Vefa, autori i dyshuar i vrasjes së 35 vjeçares shqiptare Klodiana Vefa është gjetur i vdekur,...