LIVE UPDATES
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar, fshiheshin në Lezhë/ Arrestohen 2 persona, pjesëtarë të grupit kriminal që shiste drogë në Itali (EMRAT)

Policia e Lezhës ka ndaluar edhe Dritan Markun alias Dritan Kameri, 48 vjeç, pasi dyshohet se kishte lejuar kushëririn e tij Kameri alias Aleks Ionescu që t’i përdorë identitetin për t’iu shmangur Policisë italiane.

13 Korrik 2023, 18:24 Nga k.m.

Në kërkim ndërkombëtar, fshiheshin në Lezhë/

LEZHË – Dy persona që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si anëtarë të një grupi kriminal që merrej me trafikun e kokainës janë arrestuar në Lezhë. Në pranga të Policisë së Shtetit janë identifikuar si Tonin Kameri alias Aleks Ionescu, 44 vjeç dhe Pavlin Bregaj alias Pavlin Tuku, 32 vjeç, të cilët pritet të ekstradohen drejt Italisë. Policia e Lezhës ka ndaluar edhe Dritan Markun alias Dritan Kameri, 48 vjeç, pasi dyshohet se kishte lejuar kushëririn e tij Kameri alias Aleks Ionescu që t’i përdorë identitetin për t’iu shmangur Policisë italiane. Të dy të arrestuarit, akuzohet se janë pjesëtarë të një organizate kriminale për trafikimin e kokainës, organizatë me veprimtari në Itali. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, Policia e Italisë ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 7 kg lëndë narkotike kokainë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit/Zhvillohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “RUGANTINO”, në vazhdën e operacioneve të përbashkëta të zhvilluara me Policinë italiane. Operacioni “RUGANTINO”, ende në vijim në shtetin italian, goditi një tjetër organizatë kriminale për trafikimin ndërkombëtar të kokainës, organizatë kriminale me veprimtari në Itali. Operacioni në vendin tonë është zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DPPSH dhe nga Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe me Interpol Romën.

Të akuzuar nga Gjykata e Brescia-s, si pjesëtarë të një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, kapen në Lezhë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjithashtu, shoqërohet në Polici, një i afërm i njërit prej shtetasve të ndaluar, pasi me vetëdije, lejoi kushëririn e tij, t’i përdorë identitetin, me qëllim shmangien e autoriteteve të policisë së Italisë. Strukturat qendrore të Policisë së Shtetit, ato të Policisë së Lezhës dhe Interpol Tirana kanë zhvilluar në vendin tonë, operacionin ndërkombëtar antidrogë të koduar “RUGANTINO”, si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me autoritetet e Policisë së Italisë dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me Interpol Romën, me qëllim kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Në kuadër të këtij operacioni, i cili është ende në vijim në Itali, u kapën në Lezhë dhe u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar T. K., alias A. I., 44 vjeç dhe P. B., alias P. T., 32 vjeç, të dy banues në Lezhë. Ndaj këtyre 2 shtetasve, Gjykata e Brescia-s, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, Policia e Lezhës ka ndaluar shtetasin D. M., alias D. K., 48 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se me vullnetin e tij të lirë, ka lejuar kushëririn e tij, shtetasin T. K., alias A. I., që t’i përdorë identitetin për t’iu shmangur Policisë italiane. Nga veprimet hetimore të kryera në Itali, dyshohet se shtetasit T. K., alias A. I. dhe P. B., alias P. T., së bashku me 7 shtetas të tjerë të arrestuar tashmë nga policia e Italisë, janë pjesëtarë të një organizate kriminale për trafikimin e kokainës, organizatë me veprimtari në Itali. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, Policia e Italisë ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 7 kg lëndë narkotike kokainë. Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.

operacioni rugantino tonin kameri pavlin bregaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet