LIVE UPDATES
Aktualitet

Në listën e pasurive të rrezikuara, paralajmërimi i UNESCO për Ohrin dhe rekomandimet

Raporti i misionit të monitorimit të UNESCO ishte një zhgënjim i vërtetë. Maqedonia e Veriut, ka pasur veprime të pamjaftueshme për të ndalur erozionin e ngadaltë në strukturën urbane që rrjedh nga konservimi, rindërtimi dhe zhvillimi i papërshtatshëm.

1 Shkurt 2023, 22:18 Nga k.m.
Në listën e pasurive të rrezikuara, paralajmërimi i UNESCO
Foto ilustruese

Pavarësisht se Shqipëria nuk ishte ende gati që të bëhej pjesë e kësaj liste të mbrojtur nga UNESCO, ju bënë shumë lëshime. Kushti ishte që të mbrohej liqeni nga faktorët ndotës e shkatërrues. Por edhe pse kaluan 6 vite nga momenti që UNESCO caktoi detyrat e shtëpisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shumë pak u realizuan. Në dokumentin e vitit 2020, Komiteti konsideron se disa vendime dhe rekomandime të misioneve gjatë gjashtë viteve të fundit janë adresuar. Disa janë zbatuar vetëm pjesërisht ose në mënyrë të pamjaftueshme, dhe një numër prej tyre nuk janë adresuar fare.

Raporti i misionit të monitorimit të UNESCO ishte një zhgënjim i vërtetë. Maqedonia e Veriut, ka pasur veprime të pamjaftueshme për të ndalur erozionin e ngadaltë në strukturën urbane që rrjedh nga konservimi, rindërtimi dhe zhvillimi i papërshtatshëm.

Sa i përket Shqipërisë, dobësitë akute që u vunë re në kohën e zgjerimit të pronës nuk janë kufizuar. Madje, po planifikohen projekte të reja që mund të jenë shumë të dëmshme për bregun e liqenit dhe gadishullin e Linit.

Ndërtesat e larta pranë liqenit, cilësia e dobët arkitektonike dhe përdorimi i tepruar i zonës bregdetare për infrastrukturën turistike, kanë pasur të gjitha një ndikim shumë negativ. Raporti thekson erozion në dekada, i kombinuar me ndikimin e faktorit njeri në të dy pjesët e liqenit, sjell rrezik potencial që ky aset të hyjë në listën e pasurive të rrezikuara të trashëgimisë botërore.

Unesco vazhdon që t’i japë mundësinë dy shteteve që të përmirësojnë situatën. Pyetja është a kanë dëshirë këto dy vende që liqeni i Ohrit të jetë në listën e trashëgimisë botërore?! Zhvillimi urban duket se ka më shumë rëndësi si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.

“Atë që kërkon ky komision është pritur me shqetësim te qytetarët sepse kërkohen mjaft ndalesa e pengesa për një zhvillim normal të qytetit por edhe të vendbanimeve. Ne jemi pro mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të liqenit të Ohrit në tërësi, sepse edhe ne e mbrojmë por fundi fundit nuk prishet liqeni Ohrit me një mandat të një kryetari apo dy mandate ai ekziston 4 milionë vite dhe do të ekzistojë sigurisht sa të ekzistojë edhe bota. Në këtë situata duhet të jemi më të kujdesshëm por jo të jemi të dënuar apo të dëmtuar ne luftojmë pro për çdo kërkesë të UNESCOS me kusht që pas çdo bllokimi apo pengese të ketë edhe zgjidhje për një jetë më të mirë të qytetarëve”, u shpreh Ramiz Merko, kryetar i komunës Strugë.

Në 1 shkurt 2022 të dy shtetet dorëzuan nga një progres raport me strategjitë dhe punët e bëra për të shpëtuar liqenin nga lista e trashëgimive në rrezik. Inside Story ka siguruar formatin e raportit që kërkohej nga UNESCO si dhe të dy raportet që ka dorëzuar Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Edhe pse është kërkuar një raport shumë strikt ku të jepeshin shpjegime për çka ishte bërë deri në atë moment, Shqipëria paraqet një dokument të paplotë. Më shumë duket si një detyrë kursi se sa një raport i mirëfilltë i kërkuar nga institucionet ndërkombëtare. Madje edhe po ta krahasojmë me raportin që ka paraqitur Maqedonia e Veriut lë për të dëshiruar.

Fillimisht janë hartuar dy raporte nga ministritë përkatëse, ndërkohë që kërkohet vetëm një ku të përmblidhen të gjitha informacionet. Gjithashtu raporti është mbushur me foto të aktiviteteve ndërkohë që kërkohen data projektesh, statistika si dhe shifra konkrete.

Liqeni i Ohrit nuk ka gjetur qetësi ndër dekada nga ujërat e zeza, mbetjet e minierave, mbetjet urbane, pesticidet dhe herbicidet. Ndërhyrjet e papërshtatshme të njerëzve po e përkeqësojnë drejt një pikë pa kthim. Rritja e urbanizimit dhe zhvillimi i infrastrukturës përgjatë bregut të liqenit është shoqëruar me konsum më të lartë të ujit dhe lëndës drusore.

Ndotja nga ujërat e zeza të patrajtuara dhe mbetjet e ngurta është përshkallëzuar. Kjo ka bërë që Unesco të shqyrtojë nëse Liqeni i Ohrit mund ta ruajë statusin që gëzon si pjesë e trashëgimisë botërore.

Për ti dhënë edhe një shans kësaj pasurie natyrore janë vendosur 12 rekomandime. Nëse ato realizohen liqeni do të vazhdojë të ruajë statusin. Mes pikave më të rëndësishme është ulja e ndotjes duke bërë trajtimin e ujërave të zeza, pastrimi i ndërtimeve të paligjshme, monitorimi dhe ruajtja e aseteve kulturore, si dhe një sërë pikash me karakter menaxherial dhe bashkëveprues./TopChannel

liqeni i ohrit

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait