10 Tetor 2022, 17:26
Nga k.m.
Fatjon Murati dhe Endrit Dokle
TIRANË- Dy net më parë, Fatjon Murati u shoqërua dhe më pas u prangos në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kjo pasi gjurma e tij e gishtit ishin gjetur në një prej dhjetra armëve që u gjetën në dy depot e zbuluara gjatë operacionit "Ruger", i cili çoi në pranga Kristian Gjinin dhe Françeska Kolgjeja.
Policia e Tiranës shoqëroi mbrëmjen e së shtunës, Endrit Doklen, Gentjan Reçin dhe Fatjon Muratin, të cilët u kapën teksa lëviznin në Tiranë me një automjet të blinduar. Dokle dhe Reçi pasi dhanë shpjegimet e kërkuara nga Policia u lanë të lirë, ndërsa Fatjon Murati ndodhet në burg për akuzat për armëmbajtje pa leje. Ai dyshohej se ishte bashkëpunëtor i Kristian Gjinit, i cili u arrestua në korrik të këtij pas zbulimit të një arsenali armësh në kryeqytet.
Sipas dëshmisë së siguruar nga Ora Neës, Fatjon Murati ka mohuar të ketë lidhje me arsenalin e armëve të gjetura. Ai ka thënë se armët nuk janë të tij dhe nuk ka dijeni se si gjurma e gishtit të tij ndodhej në një prej kutive të pistoletave, duke dhënë edhe një version të tijin.
“…armët nuk janë të miat dhe s’kam asnjë lidhje me to. Jam i paqartë se në çfarë rrethana është ndodhur gjurma ime e gishtit në një prej kutive, ku mbahej pistoleta, por jam i bindur se gjithçka është aksidentale. Unë kam njohje me të arrestuarin Kristjan Gjini, dhe para disa kohësh këtij personi ja kam marrë borxh makinën. Makinën në pjesën e pasme të saj, e kam pastruar duke hequr disa kuti letre, por pa e ditur se çfarë kishte brenda tyre. Besoj shumë, se ky ka qenë momenti ku mund të kem lënë shenjën e gishtit në kutinë e gjendur në banesën e Kristjan Gjinit…,”- tha ai. Ndërkohë që Murati gjithashtu ishte shpallur në kërkim për t'u marrë në pyetje lidhur me masakrën e Fushë Krujës, ku mbetën të vdekur tre persona, mes tyre edhe Brilant Martinaj.
Armët e gjetura në depot në Tiranë ndërkohë janë dërguar për verifikime në laborator, për të mësuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale, apo nëse kanë shenja të tjera gishtash. Deri më tani është bërë me dije se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Muratin, ndërsa ka kërkuar lënien e lirë të Dokles dhe Reçit. Këta të dy e kanë mohuar të kenë pasur dijeni se ai ishte person në kërkim.
fatjon murati shoqerohet endrit dokle endrit dokle operacioni ruger
Aktualitet
10 Tetor 2022, 17:18
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Muajt e fundit policia ka zbuluar disa depo armatimi. Garazhe të përshtatura si strehë të armëv...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 17:06
A.B
Pensioniste
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshimet e VKM-së për indeksimin e pensioneve. Në vendi...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 17:06
A.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Belsh. Mjeti tip 'Benz' ka përplasur një mo...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 16:31
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Prezë të Tiranës. Mësohet se një mje...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 16:44
A.B
Energji
TIRANË-Qeveria shqiptare ka zgjatur gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri në 30 qershor 2023. Vendimi i...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 16:28
k.m.
Eduart Likaj dhe Paulin Gjergji
KURBIN- Eduard Lamaj, njëri nga ekzekutuesit e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, e ndodhur më 30 Maj 202...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 16:24
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqip...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 16:15
I.A
Karabinieret
ITALI- Një shqiptar së bashku me dy italianë janë arrestuar ditën e sotme në Itali. Ansa.it shkruan se ata akuz...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 16:13
k.m.
Ersida Dyrmishi
TIRANË- Disa muaj më parë, Marjus Musaku u denoncua nga 30-vjeçarja, Ersida Dyrmishi, se e kishte marrë peng dh...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 15:49
k.m.
Foto ilustruese
Një grua është bërë bashkëpunëtore e drejtësisë dhe ka “shitur” kushërinjt&eu...