All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Nga bankat e shkollës drejt ëndrrës! Çfarë duhet përmirësuar mes shkollës dhe tregut të punës?

Nga ana tjetër, po thellohet, nga viti në vit, prirja horizontale, pra që prek thuajse të gjithë fushat dhe profesionet, ajo e uljes së cilësisë së studentëve të rinj që regjistrohen, krahasuar me grupin e programeve të preferuara si mjekësia, shkencat teknike mjekësore, të kërkuara tani si lloj “green card” për tregun europian të punës në sektorin e shërbimit shëndetësor dhe të kujdesit social, sidomos të Gjermanisë, por edhe të vendeve të tjera.

20 Dhjetor 2025, 07:25 Nga D.S
All - Paragraf - 1

Nga bankat e shkollës drejt ëndrrës! Çfarë duhet

Burimet njerëzore të kualifikuara po bëhen faktor gjithnjë dhe më kufizues për sipërmarrjen e vendit tonë, si në sektorët prodhues, ashtu edhe në sektorët e shërbimeve.

Kjo situatë po merr formën e krizës për burime njerëzore të mirëkualifikuara, sidomos në disa profesione të lidhura me disa sektorë kyç të ekonomisë sonë, si bujqësia, blegtoria, peshkimi dhe akuakultura, agropërpunimi si sektorë kyç të prodhimit të ushqimeve shtazore e bimore për popullatën, përpunimit dhe sigurisë së tyre. Situatë e ngjashme ekziston edhe për fusha e sektorë të tjerë, si pyjet, mjedisi, burimet minerare dhe burimet e tjera natyrore të vendit.

Pa harruar, në këtë kontekst, edhe thellimin e prirjes negative të largimit të të rinjve në profesionet e tjera që nuk lidhen me sektorë prodhues, por me sektorë bazë të shërbimeve siç është arsimi, konkretisht mësuesia në shkencat natyrore dhe ato ekzakte, aq sa numri i studentëve në programet e mësuesisë në matematikë, fizikë dhe kimi është aq i ulët, sa me vështirësi krijohet ndonjë një grup i vogël mësimor për t’i mbajtur hapur këto programe studimi.

Nga ana tjetër, po thellohet, nga viti në vit, prirja horizontale, pra që prek thuajse të gjithë fushat dhe profesionet, ajo e uljes së cilësisë së studentëve të rinj që regjistrohen, krahasuar me grupin e programeve të preferuara si mjekësia, shkencat teknike mjekësore, të kërkuara tani si lloj “green card” për tregun europian të punës në sektorin e shërbimit shëndetësor dhe të kujdesit social, sidomos të Gjermanisë, por edhe të vendeve të tjera.

Deri tani, këtë natyrë po merrnin edhe profesionet e IT, të cilët, me zhvillimet e vrullshme të AI, nuk mund të prognozohet se me çfarë sfidash do të përballen, madje edhe në të ardhmen e afërt.

Ky është karakterizim më shumë sasior i situatës së burimeve njerëzore të kualifikuara, çka është evidentuar në disa studime të tregut të punës në vendin tonë. Por, më kritike është ana tjetër e medaljes: cilësia e të shkolluarve. Në çdo studim apo anketim që bëhet edhe në vendin tonë, sipërmarrja e vlerëson të pakënaqshëm nivelin e përgatitjes së të porsadiplomuarve, sidomos atë të formimit praktik të tyre.

Sipërmarrjet përpiqen të përmirësojnë nivelin e kualifikimit për specialistët/ekspertët që rekrutojnë përmes afrimit të stazheve disamujore në kompani/biznes, përpara se atyre t’u besohen poste dhe detyra të caktuara. E njëjta situatë është edhe me nxënësit që përfundojnë shkollat e mesme profesionale që punësohen si punëtorë të kualifikuar ose teknikë të mesëm në kompani dhe biznese.

Edhe atyre u duhen 1-2 vite praktikë me mjeshtrit në profesione, në mënyrë që të fillojnë të punojnë disi të pavarur.

Kjo situatë e përshkruar më sipër është e mirënjohur për të gjithë. Çështja është se cilat janë rrugët e përmirësimit të kësaj situate, dhe, më konkretisht, çfarë roli mund të ketë vetë sipërmarrja në këtë sfidë.

Sipas përcaktimit në Kushtetutën tonë, arsimimi dhe kualifikimi sipas aftësive të fëmijëve dhe të rinjve është një nga objektivat themelorë socialë që synon shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që ai disponon.

Shkalla e përmbushjes së këtij objektivi social të shtetit reflektohet, më së pari, në kuadrin ligjor që mishëron këtë objektiv në ligje, si dhe me investimin që bën/planifikon qeveria, në burime njerëzore dhe mjete financiare, për arsimimin dhe kualifikimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Pavarësisht nga premtimet qeveritare, i gjithë opinioni është i bindur se investimi që ofron qeveria për arsimin është akoma shumë larg nevojave të mëdha të këtij sektori. Edhe në buxhetin e vitit 2026, investimi për një nxënës dhe student në arsimin publik është disa herë më i ulët se mesatarja e vendeve të OECD.

Kjo do të thotë se, me një investim kaq të ulët, rruga e arritjes së standardeve europiane të cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit, nga ai parashkollor deri tek ai universitar, do të jetë shumë e gjatë.

Ndërkohë, sipërmarrja e vendit tonë kërkon cilësi më të lartë shkollimi dhe kualifikimi për të rinjtë që punëson. Pyetja që lind është: si mund të ndikojë vetë sipërmarrja për të rritur cilësinë e të shkolluarve?

Përvoja e vendeve të tjera ofron një sërë modelesh të mirënjohura të kontributit të sipërmarrjes në arsimin profesional të mesëm dhe të lartë, si dhe në kërkimin shkencor.

Por, unë dëshiroj të qëndroj në këtë shkrim, tek një prej modeleve më të suksesshme të kontributit të sipërmarrjes në arsim.

Është fjala për arsimin profesional dual, i cili origjinon nga shekulli i kaluar, i institucionalizuar me ligj federal në vitin 1969 në Gjermani, dhe pastaj u përhap, në forma të ndryshme, në shumë vende të tjera të Europës dhe më gjerë.

Zhvillimi i vrullshëm i industrisë gjermane pas Luftës së Dytë Botërore çoi në rritjen e nevojës jo vetëm për punëtorë, por edhe për teknikë të mesëm, si dhe specialistë të mirëshkolluar, jo vetëm teorikisht, por edhe nga ana praktike.

Prandaj, në fillim të viteve ‘70-të, kompania Daimler-Benz në Stuttgart, u bë nismëtare për hapjen e Akademive të arsimit profesional dual. Kjo kompani, së bashku me disa të tjera të mirënjohura të organizuara në Dhoma/Unione/Shoqata të industrisë të këtij Landi, themeluan edhe Akademitë (Berufsakademie) e para të arsimit të lartë profesional dual (“Duale berufliche Bildung”) për shkollimin e teknikëve dhe specialistëve të lartë.

Në dekadën e fundit, Akademitë profesionale janë transformuar në Shkolla të larta Duale (Duale Hochschulen).

Në arsimin e mesëm dhe të lartë profesional dual thuajse gjysma e kohës së studimeve zhvillohet direkt në kompani/biznese, sipas parimit të të mësuarit përmes punës praktike profesionale të nxënësit/studentit në kompani.

Shqipëria e ka në kuadrin ligjor në fuqi, kolonën e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional. Arsimi i mesëm profesional në të gjitha format e tij, përfshirë edhe ai dual, është i institucionalizuar në ligjin e arsimit dhe formimit profesional.

Ndërsa ligji i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, rregullon arsimin e lartë profesional në formën e programeve të arsimit të lartë post-sekondar 2-vjeçar profesional, bachelor (që nuk përjashton formën profesionale), si dhe masterit profesional (1 dhe 2-vjeçar).

Të tre këto forma të arsimit të lartë mund të ofrohen nga të gjithë llojet e Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), përkatësisht universitetet, kolegjet universitare, akademitë dhe kolegjet profesionale të larta.

Por ky ligj nuk e përfshin në asnjë nen të tij arsimin e lartë profesional me emërtimin “dual”, edhe pse e njeh Akademinë profesionale si institucion i arsimit të lartë i profilizuar, i cili, në përputhje me fushën përkatëse të kompetencës, mund të ofrojë programe të studimeve në të gjitha ciklet e studimit (post-sekondar, Bachelor, Master), si dhe programe studimi me karakter profesional.

Pra, legjislacioni ynë i arsimit ka hapësirë jo të vogël për zhvillimin edhe të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional të formës duale. Aktualisht, disa shkolla të mesme profesionale kanë filluar të ofrojnë programe duale, me mbështetjen e projekteve të vendeve partnere, të koordinuar kryesisht nga Zvicra.

Edhe pse ligji i arsimit të lartë nuk e citon literalisht arsimin e lartë dual, aktet nënligjore rregullatore mundësojnë aplikimin e programeve Bachelor dhe Master të integruar me praktikën (formalisht të ngjashëm me arsimin dual), madje edhe me një raport të formimit praktik deri në 1/3 e totalit të krediteve (d.m.th. raporti teori afro 60-65% dhe praktikë afro 30-35%) në ciklin post-sekondar, Bachelor dhe Master profesional.

Disa nisma të arsimit të lartë të integruar me praktikën janë zhvilluar që nga viti 2007 dhe funksionojnë aktualisht në vendin tonë, në forma të ngjashme me atë dual, në ciklin Bachelor (në fushën e menaxhimit të bankave, turizmit dhe sipërmarrjes, zooteknisë dhe sigurisë së produkteve shtazore, si dhe disa programe profesionale në shërbimet e makinave, etj.). Shumë nga kurrikulat e programeve 2-vjeçare post-sekondare, që ofrojnë aktualisht IAL publike dhe private, janë të “prekur” nga sindromi i ngarkesës së madhe teorike, me një formim të dobët praktik.

Oferta e tanishme e sistemit tonë arsimor me programe të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional është e pamjaftueshme në raport me kërkesat e sipërmarrjes, si për punëtorë të kualifikuar dhe teknikë të mesëm, ashtu edhe për specialistë të nivelit Bachelor dhe Master profesional.

Prej vitesh janë bërë përpjekje me mbështetjen e madhe të projekteve të disa vendeve (Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, etj.), për përfshirjen e biznesit dhe rritjen e rolit të tij në zhvillimin e arsimit të mesëm profesional, jo vetëm për formimin praktik të nxënësve, por edhe për hartimin e kurrikulave të programeve. Përfaqësues të biznesit janë prej gati 15 vitesh pjesë të bordeve të shkollave të mesme profesionale, si dhe të Këshillit Kombëtar të Arsimit Profesional.

Megjithatë, në çdo raport për arsimin tonë profesional, ende lexon se përfshirja e biznesit në zhvillimin e arsimit profesional është e mangët dhe roli i tij është ende i dobët. Këtë e dëgjuam edhe tani, në diskutimet për buxhetin e arsimit profesional, të shprehur nga ministria që e mbulon këtë sektor.

Në tërësi, deri tani, pas mbi tri dekadash, përparimi në arsimin e mesëm profesional është modest, edhe pse arsimi i mesëm profesional është nënsektori që ka pasur mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme të huaj, sidomos Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë dhe disa vendeve të tjera. Ndërsa në arsimin e lartë profesional në vendin tonë kemi vetëm elemente embrionale, më shumë në formë ose strukturën e kurrikulës.

Nga përvoja e vendeve që kanë traditën më të mirë në arsimin e mesëm dhe të lartë profesional, dihet se roli i sipërmarrjes është përcaktues për zhvillimin e kësaj forme të arsimit.

Edhe pse projektet e para të reformimit të arsimit të mesëm profesional kanë filluar në vitet e para gati 30 vitesh, nuk mund të pritej ndonjë progres domethënës, sepse sipërmarrja private ishte inekzistente.

Sigurisht, ato zhvillime ruajtën të paktën personelin pedagogjik, kontribuuan në reformimin e kurrikulave, dhe, gradualisht, përmirësuan infrastrukturën e shkollave të mesme profesionale. Sipërmarrja filloi të zhvillohet realisht në dekadën e dytë të tranzicionit, për t’u fuqizuar në dekadën e tretë të tij.

Sot, disa industri dhe sektorë të vendit tonë janë të zhvilluara e të fuqizuara mirë, siç janë sektorët e ndërtimit, ushqimit, turizmit, IT, bankave, dhe energjisë. Këto industri janë edhe të mirorganizuara në Shoqata/Unione/Dhoma relativisht të konsoliduara.

Këto organizime kanë arritur tani një stad të përparuar të organizimit dhe kanë, në anëtarësinë e tyre, biznese me potenciale investimi të konsiderueshme, çka u jep atyre mundësinë të bëhen vërtet aktorët kyç në zhvillimin e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional në vendin tonë, për përgatitjen forcave të kualifikuara të punës të të gjithë niveleve (punëtorë të kualifikuar, teknikë të mesëm dhe specialistëve të lartë).

Këtë rol të aktorit kryesor sipërmarrja mund ta përmbushë në shumë forma. Njëra mund të ishte përmes një partneriteti institucional me shkollat dhe universitetet private ekzistuese, që kanë interes për një partneritet të tillë. Në disa vende ekziston edhe partneriteti me shkollat dhe universitetet publike, ku Shoqatat/Dhomat e sipërmarrjes private kontribuojnë për infrastrukturën mësimore praktike dhe mbështetjen financiare për formimin praktik të nxënësve dhe studentëve, dhe, në këmbim, marrin pjesë në bordet këshilluese për ofertën akademike (llojet e programeve dhe degëve) si dhe në bordet e mbikëqyrjes së shkollave dhe universiteteve që afrojnë këto programe.

Kjo formë është ndoshta akoma jo aq realiste, kryesisht për mentalitetin e të gjithë aktorëve (sipërmarrje, shkolla të mesme e të larta, shteti). Forma tjetër, ndoshta më realiste, do të ishte themelimi i shkollave të mesme dhe akademive profesionale duale nga vetë Dhomat/Unionet/Shoqatat e sipërmarrjeve. Hapësira ligjore ekziston pjesërisht në kuadrin aktual ligjor të arsimit profesional dhe arsimit të lartë për këto forma bashkëpunimi.

Por kuadri ligjor ekzistues duhet zgjeruar dhe përmirësuar, për të rregulluar njohjen e kontributit të biznesit në shkollim, mbështetjen e praktikave dhe stazheve praktike të paguara të nxënësve dhe studentëve, format e zhvillimit të studimeve, si dhe ndarja e qartë, strikte, e përgjegjësive midis partnerëve të biznesit (që lidhet me mbështetjen financiare dhe infrastrukturën, si dhe drejtimin menaxherial), nga përgjegjësitë e kolonës akademike që është e ndarë strikt nga ajo menaxheriale dhe drejtohet nga personeli drejtues akademik i shkollave dhe akademive profesionale. Modele shumë të mira orientuese për këto forma të shkollave dhe akademive profesionale ekzistojnë në shumë vende, sidomos në Gjermani dhe Zvicër.

Në këtë mënyrë, sipërmarrja mund të ndërmerrte një hap shumë të rëndësishëm për t’u bërë realisht aktor dhe kontributor kryesor në zhvillimin e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional për përgatitjen e forcave të kualifikuara të punës që i duhen asaj (sipërmarrjes).

Ekzistojnë shumë forma të tjera të rritjes së kontributit të sipërmarrjes në arsimin e mesëm dhe të lartë profesional që aplikohen thuajse në të gjitha vendet e Europës dhe më gjerë, të cilat mund të përshtaten edhe për vendin tonë. Ky shkrim nuk mund të jetë ezaurues në karakterizimin e tyre.

Por, unë mendoj se një Aleancë reale midis sipërmarrjes, shtetit dhe shkollave/universiteteve, është faktor kyç përcaktues për zhvillimin e modernizimin e shpejtë të arsimit tonë të mesëm dhe të lartë profesional, i cili mund të përgatitë punëtorë të kualifikuar, teknikë të mesëm dhe specialistë dhe ekspertë të lartë, me aftësi teorike e praktike për të përballuar me sukses zhvillimin e dijes dhe teknologjisë në vendin tonë, si dhe për t’iu përgjigjur nevojave të tregut tonë të punës, privat dhe publik.

Kjo Aleancë është e mundur të realizohet, sepse sot

(i) sipërmarrja është fuqizuar dhe e mirorganizuar, kërkesa e saj për profesionistë të mirëshkolluar është rritur, dhe ajo është ndërgjegjësuar shumë më mirë për rolin që duhet të luajë në arsimin profesional;

(ii) shteti ka mundësi financiare shumë më të mëdha për të investuar në arsimin profesional dhe për të promovuar më shumë rolin e biznesit;

(iii) kuadri ligjor e ka institucionalizuar disi mirë kolonën e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional,

(iv) shkollat profesionale dhe universitetet janë më të fuqizuara dhe kanë interes më të madh për bashkëpunim me sipërmarrjen për zhvillimin e ofertës së arsimit të mesëm dhe të lartë profesional, dhe

(v) mbështetja e huaj për zhvillimin e këtij lloji të arsimit është shumë më e madhe, dhe ajo do të rritet më tej, sa më shumë Shqipëria i afrohet BE, i cili ka programe shumë të mëdha mbështetëse për arsimin e mesëm dhe të lartë profesional.

Atëherë çfarë duhet të ndodhë që kjo Aleancë të institucionalizohet dhe të veprojë realisht?

Deri tani pranohet nga të gjithë aktorët se kjo Aleancë është e domosdoshme. Por qeverisë i takon lidershipi për krijimin dhe funksionimin e kësaj Aleance.

Ajo duhet të krijojë disa parakushte të tjera që e mundësojnë këtë rol të ri të sipërmarrjes, duke filluar me përmirësimet e duhura në kuadrin ligjor të arsimit profesional dhe sidomos të arsimit të lartë, deri te rregullimet nxitëse financiare. Modelet ekzistojnë dhe janë përshtatur edhe në vende të tjera të Ballkanit (p.sh. Serbia ka përshtatur plotësisht modelin e Zvicrës për arsimin dual).

Këto rregullime duhet të prekin edhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe IAL publike apo private, që ofrojnë programe të arsimit profesional dual. Ndoshta do të ishte një zgjidhje më e mirë hartimi i një ligji të veçantë për arsimin e mesëm dhe të lartë profesional. Qeveria ka deklaruar disa herë që do të bëjë ndryshime në kuadrin ligjor të arsimit të lartë.

Nëse nuk do të konsiderohet opsioni i një ligji të veçantë për arsimin e mesëm dhe të lartë profesional dual, ndryshime e ligjit të arsimit të lartë duhet të rregullonin plotësisht edhe arsimin e lartë profesional, përfshirë formën duale të tij./Monitor.al

 

karrier profesion

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Dhjetor 2025, 21:55

Monolog

Foto nga emisioni Ndonjëherë kam përshtypjen se shumë prej nesh mendojnë sikur do të jetojnë… 700 vjet. Shoh njer...

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria