Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Lori, një zonjë 38-vjeçare me banim në Greqi, është viktima e radhës e dentistes abuzive Genta Elezi, e cila prej dy javësh është bërë personazh i temave tona. Pasi e takuam, kuptuam se zonja Genta, përveç klinikës, nuk dispononte asnjë dokument për të ushtruar profesionin, që nga regjistrimi në Urdhrin e Stomatologut e deri te një sërë mungesash dokumentacioni të konstatuara nga ISHSH. Për më tepër, ajo kryente evazion fiskal pa u trembur aspak nga institucionet.
Menjëherë pas denoncimit tonë, një numër i madh personash, viktima të pseudo-mjekes, na kontaktuan për të denoncuar paaftësinë dhe metodat e saj abuzive.
Por tani le të flasim për rastin e radhës, i cili, njëlloj si të tjerët, ka pësuar një dëm fizik të pariparueshëm nga paaftësia e kësaj zonje. Gruaja emigrante ndodhej me pushime në Shqipëri, kur, pasi pa ofertat e parezistueshme të pseudo-mjekes, vendosi të bënte një pastrim rutinë të dhëmbëve. Por aty u përball me një situatë të papritur.
Një refren i njohur dhe i përsëritur thuajse te çdo pacient i kësaj zonje, e cila kudo sheh kocka të dëmtuara.
Të dëgjosh nga një “mjeke” se dhëmbët do të të bien nuk është aspak entuziazmuese; përkundrazi, është një argument i padëgjuar ndonjëherë, që e ka terrorizuar zonjën. Në vizitën e radhës, ajo mori një tjetër goditje nga kjo grua që vetëdeklarohej mjeke.
Tek Lori nuk ishte shfaqur asnjë shenjë që ta bënte të dyshonte për një anomali dentare, por pseudo-mjekja ishte tërësisht e bindur në teorinë e saj dhe këmbënguli ta bindte pacienten se duhej të nxitonte. Pas këtij insistimi aspak normal, pacientja dorëzohet, duke pranuar të kryejë me urgjencë ndërhyrjen që, sipas saj, do ta shpëtonte nga ajo anomali e padëgjuar e gojës.
Një ndërhyrje e kryer duke anashkaluar çdo etapë, e cila ka shkaktuar jo pak komplikacione te 38-vjeçarja. Pavarësisht se nga dentistja abuzive ishte premtuar një punë e shpejtë dhe brenda pak ditësh, papritur ajo nuk u bë më e gjallë, duke ngritur dyshimet e para te pacientja. Dhe, si në rastet e tjera, një pjesë e parave duhej të paguhej pa nisur ende puna. Paratë ishin paguar, ndaj, e njoftuar nga “mjekja”, katër ditë më vonë pacientja u paraqit në klinikë për vendosjen e dhëmbëve të rinj.
Kjo ankesë e 38-vjeçares nuk e zuri të papërgatitur dentisten Genta, e cila i premtoi se gjithçka do të rregullohej. Por ndërkohë, gjendja e pacientes sa vinte e rëndohej më shumë. Dhe përgjigjja e “mjekes” për këtë situatë ishte vërtet revoltuese.
Por kjo nuk ishte aspak e vërtetë, sepse gruaja e re nuk po shihte asnjë përmirësim. Dhimbjet ishin konstante, edhe pse ditët kalonin. Tashmë besimi ishte humbur.
Asnjë dentist, sado i paaftë të ishte, nuk do të kishte vepruar në atë mënyrë. Prandaj, në kushtet kur dhëmbët i ishin shkatërruar tërësisht, pacientja me të drejtë kërkoi kthimin e shumës totale prej 3 000 eurosh që kishte paguar, plus kompensimin për riparimin e dëmit që do ta kryente në një tjetër klinikë.
E gjitha kjo shërbeu vetëm për të fituar kohë, me qëllimin për të mos kthyer asnjë lek mbrapsht. Në këto kushte, pacientja, në pamundësi për të ardhur në Shqipëri, përfshiu vëllain e saj. Atje ku kanë shkuar tashmë një numër i madh viktimash të “doktoreshë” Gentës, e cila, pavarësisht masave administrative, vazhdon e qetë punën në klinikën e saj në Shijak.
Në këtë situatë vendosëm ta takonim sërish vetë dentisten Genta. Në fillim, pseudo-dentistja mohoi se vazhdonte punën, dhe më pas kaloi në sulm, duke u kthyer nga e akuzuar në akuzuese. Befas, biseda me zonjën Genta u bë më dinamike, me tone të ngritura dhe përpjekje për të na nxjerrë jashtë klinikës së saj abuzive.
Sidoqoftë, pas gjithë asaj zhurme dhe masave të institucioneve, a duhej të ishte mbyllur kjo klinikë abuzive?
Këtë më mirë se kushdo na e sqaron ISHSH e Durrësit, e cila para një jave konstatoi shkelje të njëpasnjëshme nga kjo zonjë.
Pas komunikimit me drejtorin e ISHSH Durrës, kuptojmë se pseudo-mjekja ka shkelur edhe një herë ligjin, duke kundërshtuar një tjetër masë të institucioneve./ Piranjat.al
Dekada më parë, Shtëpia e Pushimit në Durrës, e njohur ndryshe edhe si Konvaleshenca, ishte një rezidencë elitare që o...
Foto nga emisioni Në mars të këtij viti, emisioni “Piranjat” dokumentoi me fakte se si kompania ajrore Air Albania, e promovuar ...
Foto ilustruse BELGJIKË- Dy vëllezër shqiptarë dhe kushëriri i tyre janë dënuar me gjashtë vite burg në Belgji...
Foto ilustruse LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Lezhës, konkretisht në vendin e quajtur kryqëzimi i Gj...
Foto ilustruse FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier–Berat, pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për kontrabandim me migrantë. A.K., F.L., V.P., B.C, po ashtu...
Endrit Shabani TIRANA- Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë zyrtarisht detyrën këtë të enjte, më 19 dhjetor...
Foto ilustruese KORÇË- Policia e Korçës ka nisur procedimin penal për tre persona në Korçë. Gjat&eu...
Foto ilustruse EKUADOR- Ish-drejtuesja e lartë e policisë në Ekuadorit është arrestuar, pasi dyshohet se shiste informacione te ma...
Foto ilustruese MAL I ZI- Një 31-vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim ...