23 Nëntor 2025, 09:20
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka nisur procedimin penal për disa persona në Tiranë. Policia ka shpallur në kërkim një person, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Është shpallur në kërkim edhe një 36-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 54-vjeçar.
Ka nisur procedimi penal ndaj një personi, pasi dyshohet se ka kanosur një person për shkak të mosshlyerjes së një borxhi. Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për një drejtues automjeti, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. K., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase për shkak të mosshlyerjes së një borxhi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 36 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 54-vjeçar. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ll., pasi dyshohet se, duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Më datë 21.11.2025, shtetasja E. T. kallëzoi se në një portal ishte shpërndarë një foto me lajme të rreme ndaj saj, duke i dëmtuar imazhin. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të rastit. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për largimin nga banesa të shtetasit B. M., 40 vjeç, ju informojmë se ai u gjet në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
tiranë dhuna kanosja
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 09:05
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Dardha është zbardhur mëngjesin e sotëm nga rreshjet e para të dëborës. Rreshje t...
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 07:08
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Reshje shiu të shpeshta që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit n...
Aktualitet
22 Nëntor 2025, 17:32
I.A
Albana Shehaj dhe Ditmir Bushati
TIRANË- Ditmir Bushati diskutoi këtë javë në Public Square me Dr. Albana Shehaj, shkencëtare...
Aktualitet
22 Nëntor 2025, 16:42
I.A
KOSOVË- Disa pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të shiut të shtunën pa...
Aktualitet
22 Nëntor 2025, 13:28
E. D
çadra
SARANDË- Reshjet e dendura gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në Sa...
Aktualitet
22 Nëntor 2025, 13:02
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është lir...
Aktualitet
22 Nëntor 2025, 12:36
E. D
Shkolla 9-vjeçare “Mark Pal Kola” në Vig qëndron e hapur, por e heshtur. Prej tre vitesh nuk dëgjohet më as gumëzh...
Aktualitet
22 Nëntor 2025, 12:29
E. D
parate
LIBRAZHD- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Librazhd, ku një 36-vjeçar u ka grabitur një shumë para...
Aktualitet
22 Nëntor 2025, 11:55
E. D
pamje nga permbytjet
MALIQ- Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura dhe stuhi. Mësoh...
Aktualitet
22 Nëntor 2025, 11:17
E. D
Vellezerit Nela dhe Zeneli
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për grupin kriminal, i cili akuzohet për nj...