Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Spahiu u mbajt në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, nga 9 qershori kur gjykata në këtë qytet urdhëroi paraburgosjen e tij gjoja për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Koci tha të shtunën për REL-in se autoritetet serbe e liruan Spahiun pasi nuk kanë pasur asnjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tyre.
KOSOVË- Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga paraburgimi në Serbi dhe u kthye në shtëpinë në Kosovë të premten para mesnatës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, avokati i angazhuar nga familja e tij, Arianit Koci.
Spahiu u mbajt në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, nga 9 qershori kur gjykata në këtë qytet urdhëroi paraburgosjen e tij gjoja për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Koci tha të shtunën për REL-in se autoritetet serbe e liruan Spahiun pasi nuk kanë pasur asnjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tyre.
“Spahiu është mbajtur panevojshëm kaq gjatë në paraburgim, sepse, siç kam thënë në fillim, nuk mund të ketë prova për një akuzë të tillë, sepse ai nuk ka qenë në Policinë e Kosovës në atë kohë”, tha Koci.
Spahiu u arrestua më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Austria në Kosovë me autobus së bashku me familjen e tij. Serbia e akuzoi atë se gjoja e kishte kryer veprën penale në Banjskë - pjesa veriore e Kosovës - ku një grup i serbëve të armatosur e sulmoi policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se Spahiu atëkohë nuk ka qenë pjesëtar i policisë. Koci tha se Serbia asnjëherë nuk ka paraqitur asnjë provë apo dëshmi e besueshme që do të rëndonte pozitën e tij ligjore.
Për sulmin në Banjskë Kosova e ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përgjegjësi. Përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, i cili besohet se ndodhet në Serbi.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi i tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale në rastin Banjska. Hetime për këtë sulm është duke kryer edhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd./REL
Shkolla 9-vjeçare “Mark Pal Kola” në Vig qëndron e hapur, por e heshtur. Prej tre vitesh nuk dëgjohet më as gumëzh...
parate LIBRAZHD- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Librazhd, ku një 36-vjeçar u ka grabitur një shumë para...
pamje nga permbytjet MALIQ- Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura dhe stuhi. Mësoh...
Vellezerit Nela dhe Zeneli TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për grupin kriminal, i cili akuzohet për nj...
pamje nga vendngjarja FIER- Policia e Fierit ka dhënë sërish detaje nga incidenti i ndodhur mbrëm në një lokal n&e...
foto ilustruese LIBOHOVË- Rruga Suhë-Poliçan në Bashkinë Libohovë është ende e bllokuar për shkak të p...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një njoftim lidhur mbi situatën në vend, ku moti i keq ka 'mbërt...
Lumi Seman Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme të mëdha në vend. Mësohet se Lumi Seman ...
droga KOSOVË- Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës ka goditur një rast të trafikimit të lëndë...
TIRANË- Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tr...