LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga “ishulli i thesarit” në burgun 313, historia e pabesueshme e Davide Pekorelli, si e inskenoi vrasjen e tij me priftin nga Shkodra: Kisha borxhe, doja të…

Kaq mjaftoi që autoritetet shqiptare dhe italiane të hapnin hetimet për vrasje. Të gjitha gjurmët të adresonin drejt një emri. Davide Pekorelli, lindur në Perugia në 23 nëntor 1975. 

26 Korrik 2026, 21:53 Nga E.d
Nga “ishulli i thesarit” në burgun 313, historia e pabesueshme
Davide Pecorelli

6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buzë greminës ishte përpirë nga flakët. Në ato momente askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur. Nuk dihej nëse bëhej fjalë për një aksident tragjik apo vrasje të mirëorganizuar. Nuk dihej as sa viktima kishte. Brenda mjetit u gjetën mbetje kockore.

Kaq mjaftoi që autoritetet shqiptare dhe italiane të hapnin hetimet për vrasje. Të gjitha gjurmët të adresonin drejt një emri. Davide Pekorelli, lindur në Perugia në 23 nëntor 1975. 

Fatbardh Kuliçi, oficer i dosjes: Doli që nuk ishin kocka të një të rrituri në atë moshë, ishin hedhur në mënyrë të çrregullt, ekspertët na thanë se në rast djegieje kur digjet një kufomë skeleti mund të ngelet në sedilje por jo të shpërndahej

Davide Pecorelli nuk ishte një emër i panjohur në Itali.  Përpara se të hynte në botën e biznesit të kozmetikës ai kishte qenë arbitër futbolli në nivelet profesioniste. Por pas kësaj historie mediat italiane do t’i jepnin një identitetit të dytë “I mbijetuari i Montecristos”, sepse ndërsa hetuesit e të dyja shteteve besonin se ai ishte vrarë në Shqipëri, Davide Pekorelli u gjet gjallë rreth 9 muaj më vonë pranë ishullit Montecristo, në një aventurë krejt tjetër.

Davide Pecorelli: Është e nevojshme ta nisim nga historia ime italiane. Sepse unë isha sportist deri në kategoritë më të larta të Serisë A dhe Serisë B. Unë isha një sipërmarrës dhe problemet e mia nisën gjatë pandemisë së Covidit. Në vitin 2020 ndodhi problemi i madh. Në fakt kishim 50 punonjës në sektorët e bukurisë, pra qendra bukurie dhe flokësh, të kualifikuar për çështjet estetiste dhe shumë njerëz punonin për mua, por pandemia e Covidit më shkaktoi faliment prej disa milionë euro. Që prej aty nisi gjithçka për mua dhe unë rashë në depresion. U përpoqa ta ngrija gjendjen ekonomike dhe për shkak se isha në një lidhje prej 2018 me një vajzë shqiptare që sot është bashkëshortja ime, hapa një kompani në sektorin e bukurisë dhe flokëve në Shqipëri. Doja të eksportoja produktet që kishim krijuar në qendrat e bukurisë.

Në vitin 2020 fillova të vija në Shqipëri, logjikisht fillova nga Tirana si qyteti më i madh dhe pastaj ngadalë filluam të studionim tregun edhe në veri duke nisur nga Shkodra. Por Covidi më kishte mbërthyer, nuk kisha më para, nga depresioni kisha shtuar jashtë mase në peshë dhe mbaj mend që herën e fundit kur u nisa për në Shqipëri për udhëtimin e fundit ishte 3 janar 2021. Isha aq i shkatërruar ekonomikisht sa pothuajse nuk kisha para as për benzinën e makinës. Arrita në Rinas në datën 3 janar, mora me qira makinën e famshme dhe prej andej nisa takimet në qendra estetike të ndryshme në veri të Shqipërisë , isha në Shkodër, Kukës. Në fakt isha i bllokuar nuk munda të shisja asgjë.

Hetuesit nisin rindërtimin e orëve të fundit të tij.  GPS i makinës që italiani Pekoreli mori me qira tregon ecejaket e atyre 2 ditëve nga Vlora në Shkodër, Vaun e Dejës , Mjedë, Bushat e Pukë. Qindra kamera sigurie të analizuara e tregojnë atë teksa udhëton I vetëm. Me përjashtim të një takimi me një person mashkull  me të cilin shfaqet duke biseduar në zonën e Shirokës.

Për të pasur mbase një alibi Davide zgjodhi Pukën ndërsa udhëtoi vazhdimisht, por aty qëndroi tre net.

Davide Pecorelli: Mora një dhomë në një hotel në Pukë, s’ja mbaj mend emrin hotelit, ishte në qendër, dhe prej andej do punoja në veri. Në fakt qëndrova për dy ditë dhe erdha për të marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës sime më 5 janar. Vendosa t’i jepja fund jetës me vetëvrasje. Bleva një tub me monoksid karboni dhe pastaj pata këtë takimin e famshëm me Priftin e Shkodrës.

Fatbardh Kuliçi: Kishte ardhur në hotelin Turizmi, kishte marrë dhomën 204, kemi parë dhomën, aty ka qëndruar i vetëm, kemi shkuar tek dhoma s’kishte asnjë gjurmë dhe çdo gjë tjetër ka qenë pjesë e hetimit.

Por çfarë diskutoi me priftin dhe kush ishte ai?

Davide Pecorelli: Emrin e priftit nuk e them asnjëherë, nuk e kam thënë as tek gjyqtarët as tek prokurorët, jam katolik dhe besimtar dhe unë i tregova çfarë gjesti doja të bëja. Ai u trondit, pastaj u  përpoq të më bënte të mendoja ose të arsyetoja. Por unë e kisha humbur shpresën në jetë,  për mua jeta kishte mbaruar sepse isha nën presion të fortë ekonomik. Presioni më zgjati për një kohë të gjatë, kështu që nuk e kuptova që më priste familja në mbrëmje. Kisha zgjedhur të vija në Shqipëri, por dua të them unë nuk jam mashtrues, nuk kam bërë kurrë gjëra të këqija në jetën time.

Por ta gjeja veten përballë njerëzve që më kërkonin paratë, por unë kisha falimentuar kjo ishte shumë e vështirë. Se çfarë po kaloja nuk ja besova askujt, familjes jo e jo  ishte shumë e vështirë dhe u mbylla  në vetvete, nuk thashë asgjë. Domethënë, gruaja ime e dinte që unë kisha probleme  por nuk doja të isha barrë për ta kështu që preferova  të shkëputesha. Këto kanë qenë momentet më të vështira të jetës sime dhe sot them që një problem financiar, nuk është një problem i madh. Por atëherë nuk mendoja këtë dhe prifti kur më dëgjoi tha se mund të kem një zgjidhje për ty. Më tha se mund tw më ndihmonte dhe më tha se mund të prisja një muaj derisa ta bëja atë veprim.

Më tregoi çfarë do bënte për mua. Plani i tij ishte të merrte disa kocka njerëzore, do mi jepte dhe do i vendosja tek makina dhe pastaj ai do më gjente një vend të sigurtë që mos tw më gjente asnjë. E dëgjova priftin dhe e mendova. Të nesërmen e bëmë, mendova se nuk kisha asgjë për të humbur. Të nesërmen u takuam dhe shkuam në vendin e famshëm. Në fakt duhej të dukej si një aksident me makinë, ndaj lashë kockat brenda dhe pastaj i vura flakën makinës. E shtyva, por makina ngeci nuk u rrëzua në greminë. Mbaj mend momentin që hipa në makinën e tij dhe ktheva kokën prapa tek makinë në flakë të mëdha.

Anila Hoxha: Çfarë mendove ?

Davide Pecorelli: Që ai Davide, i cili ishte shumë ndryshe nga ai që shikon tani nuk ishte më.

Fatbardh Kuliçaj: Kishte borxhe shumë në Itali, këtë na i konfirmuan italianët. Italianët dyshonin se kishte bërë inskenim. E vërteta doli që kishte bërë inskenim.

Davide Pecorelli: Isha shumë, shumë plot me veten, objektivi im ishin paratë, isha biznesmen, duhet tw kisha objektiv paratë.

E megjithatë fashikujt e të dyja shteteve tregojnë komunikime intensive për ADN, qindra verifikime gjurmësh, pyetje emigrantëve që kishin udhëtuar ato ditë nga Italia drejt vendlindjes në Pukë. Në këtë listë rastësore nën verifikim ishte edhe çifti Vata, pasi kryefamiljari Prelë Vata i kthyer nga Italia për festat e fundvitit kishte darkuar në Shiroke me mikun Italian.

“Shtetasin Davide Pecoreli e njoh sepse është klient i bashkëshortit tim i cili ka një kompani ndërtimi dhe me kompaninë e tij mbaj mend që i ka bërë edhe punime këtij shtetasi. Personalisht nuk kam folur asnjëherë me këtë shtetas, por kam shkëmbyer vetëm përshëndetje në ato pak herë që e kam takuar në rrugë. Në Shqipëri nuk e kam takuar asnjëherë. Nga bashkëshorti im mësova se gjatë një vizite të tij tek prindërit e tij në Shkodër është takuar me të”.

Davide Pecorelli: Isha konfuz

Anila Hoxha: Pse ishe konfuz?

Davide Pecorelli: Sepse nuk e  dija çfarë do ndodhte, hipa në makinë fjeta atë natë në Shkodër, pastaj kaluam në mëngjes kufirin nga Shkodra, në fakt kaluam dy kufij derisa prifti më çoi në komunitetin e Medjugorje. Nisa të flas për rrugën drejt të ardhmes, ndonëse nuk e dija çfarë më rezervonte. Gjithashtu sepse teknikisht isha i vdekur për të gjithë. Kisha lënë në makinë telefonin, një orë që ishte dhuratë nga gruaja ime aktuale e cila në atë kohë nuk ishte ende bashkëshortja ime. Në atë kohë nuk mendova për dhimbjen që do ju shkaktoja familjes e të gjithëve. Tani, nëse do të mund të kthehesha, nuk do ta kisha marrë kurrë atë aeroplan për në Shqipëri. Megjithëse them se nëse jam ai që jam sot, kjo është edhe falë gjithë përvojës që pata në burg, që ishte një eksperiencë negative në nivel njerëzor.

Ndërkohë në Shqipëri hetimet nuk kishin ende asnjë të dyshuar konkret, por të parët që po ndëshkoheshin ishin oficerët e policisë të cilët për shkak të rrebeshit e kishin lëvizur makinën nga skena e krimit dhe kjo u konsiderua si dëmtim provash.

Fatbardh Kuliçaj: Media tha është prishur vendi i ngjarjes,  na morën masa, por e hoqën vërejtjen./Top Channel

davide pecorelli

Sondazh

Poll

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin