LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga njohja me Dan Hutrën, shtatzënia dhe “arratisja” nga shtëpia, Alketa Hyseni rrëfen tmerret: Do më digjte me benzinë

Alketa Hyseni tregoi se nuk kishte dijeni për të shkuarën kriminale të serial-killerit, i cili më 1 mars 2023 i ekzekutoi motrën dhe kunatën në banesë. Sipas saj, Dan Hutra kishte sjelle të dhunshme, madje e rrahur në mes të Durrësit ndërsa një ditë e ka futur në dhomë duke e kërcënuar se do e digjte të gjallë.

19 Prill 2023, 13:35 Nga A.B
Nga njohja me Dan Hutrën, shtatzënia dhe “arratisja” nga
Alketa Hyseni

TIRANË- Alketa Hyseni ka rrëfyer me detaje njohjen përmes një shkesi me Dan Hutrën në maj të vitit të kaluar dhe se si përfundoi fejesa e tyre më kërcënime e shantazhe.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, Alketa Hyseni tregoi se nuk kishte dijeni për të shkuarën kriminale të serial-killerit, i cili më 1 mars 2023 i ekzekutoi motrën dhe kunatën në banesë. Sipas saj, Dan Hutra kishte sjelle të dhunshme, madje e rrahur në mes të Durrësit ndërsa një ditë e ka futur në dhomë duke e kërcënuar se do e digjte të gjallë.

Ajo tha se mori vendimin për tu larguar nga banesa pas dyshimeve të Dan Hutrës për atësinë e fëmijës

Jam njohur me datën 7 maj 2022. Një person i tretë më ka thënë mua që hajde pi një kafe me personin, as emrin s’dua t’ia përmend. Kemi pirë kafe para shtëpisë, fillimisht kishte sjellje të mirë, interesohej. Jemi takuar disa herë dhe me datën 24 maj kemi bërë fejesën. Shkesi quhet Sabri, e njihja si person, thjesht përshëndeteshim. Një ditë rastisa me të dhe më tha hajde pimë një kafe. Dan Hutra kishte kërkuar nuse nëpërmjet atij.

Në atë kohë nuk e dija që ishte në një lidhje. Ai fliste greqisht me dikë, por se dija kush ishte.

Jeton afër nesh dhe merrej me këtë punë, shkuesinë. Më tha ‘është djalë i mirë, hajde njihje”. Ashtu ishte fillimisht, sillej mirë. Kur më tha ‘dua të pi kafe me familjen tëndë’, unë s’kam dashur. Ai ka marrë motrat në telefon dhe e ka përhapur vetë, pa i dhënë fjalën unë.

Unë u fejova me të, por nuk kishim bërë letrat. As 1 muaj nuk kam bashkëjetuar me të.

29 maj kemi bërë një drekë në Kukës tek një lokal, nuk ia ka kërkuar askush. I thashë “jo, s’ka pse”. Ishte një drekë e thjeshtë. Në drekë u acarua se sipas tij i kishin vjedhur 1 mln lekë, po zihej me nënën e vet dhe po bënte debat.

Jemi nisur në Tiranë dhe filloi të thoshte “çfarë ishin ata njerëzit e tu, që nuk dhanë lekë”.

Ishte shumë e keqe, acarohej për gjënë më të vogël. Nuk i pëlqente e folura ime. I kam thënë ditën që piva kafen i thashë “dua të njoh”, më tha “nëse se bëjmë tani, nuk e bëj më”.

Që ditën kur shkova në shtëpi dhe bleva rrobat. Thotë kam harxhuar 6 mln lekë, shikojini dhe shiheni a kushtojnë aq apo jo.

Mua nuk më pëlqente diçka dhe thashë më mirë ta kthej. Shkuam për ta kthyer, por nuk pranoi. Gjatë rrugës i ra parakolpi makinës së tij dhe në momentin që i thotë nënës së vet do rregulloj makinën. I tha nëna “sa bën?”. Sa iku ai, nëna e tij më tha “ ti s’je njeri, ngeli duke harxhuar lekë për ty”. Unë nuk fola dhe kur erdhi Dan Hutra më pyeti çfarë kisha, dhe nuk i ktheva përgjigje. Pyeti dhe nënën e më pas nisi të përplasë gjërat.

Nuk ndihesha mirë, ika të marr test me ish-vjehrrën dhe rezultoi se isha shtatzënë, E mora në telefon dhe më solli lule. Shkoi mori prindërit e mi dhe motrën. Pasi bëmë drekën familjare më tha do ikim të nesërmen të bëjmë ekon. Duke qenë se kam mish të huaj në bark, nuk shihej foshnja. Mjekja bashkë me këtë, thanë; do ikim tek spitali privat për të bërë analizat e gjakut. E bëra analizën dhe më tha ‘do i marrësh në darkë’.

Kisha rënë të flija dhe ai po priste analizat, kanë ardhur analizat në darkë nga ora 21-22:00. Jemi çuar në mëngjes dhe fjala e parë e atij ishte; “më ke gjak”.

Nuk më tha asgjë në darkë, pashë shqetësim, por s’më tha gjë.

Në mëngjes tha vetëm një fjalë vetëm “më ke gjak”. Më pas ishte heshtje totale nga nëna e tij dhe nga vetë ai.

Është thënë termi 45 ditëshe shtatzënë?

Mua s’më tha asgjë. Ia ka treguar atij, unë s’kam asgjë, letrat i ka marrë ai.

Në momentin që kam ikur nga shtëpia, gjëja parë që kam bërë ishte eko.

Atë ditë kam ikur, pasi më tha ato fjalë, kisha frikë sepse shihja heshtje të madhe. Telefonin tim e kishte ai. Motrat e Daan Hutrës marrin në telefon nënën e tij dhe më bëjnë me sëmundje të keqe, s’më tregojnë se isha shtatzënë. Madje ka shkuar tek e motra në Sauk dhe më ka numëruar ditët. E dinë ata të dy si i kanë bërë llogaritë dhe unë dilja sipas tyre 45 ditëshe.

Tentova të dal nga dera. Nuk më lanë që të iki të marr analizat. Nëna e tij s’më la. Pasdite hypi lart të pijë kafe me një komshije dhe çfarë s’ka thënë. Gjithë familja ime ishte e sharë nga ajo. “S’ka pasur nënë, s’kanë ditur ta edukojnë”. Unë ika nga pas shtëpisë pasi dëgjova fjalët. Nuk kam pasur telefon, shkova në Institut kam qarë vetëm dhe më pas më pa një komshie, më tha “po ti këtu?”. I thashë kur të shkosh në shtëpi thuaj mamit të mos bëhet merak sepse jam mirë.

U ktheva, shkova në shtëpi mbasi fola me të.

Filluan debatet dhe kërcënimet për shkak të fëmijës. I ka thënë motrës sime të ndjerë “Më bëj kafe”, ia ka bërë kafen dhe ka nxjerrë 10 mijë lekë e ka thënë babit “gocën ta kam lënë”. Është traditë dhe hoqëm unazat. Atë moment ndjeva sikur u lirova.

Kur fliste në gjuhën greke e dëgjoja që ishte një grua. Ishte shtrirë duke folur në telefon dhe po e dëgjoja, i tha shqip më pas “shpirt”. I thashë çfarë janë ato fjalë, më tha “s’janë gjë”.

Emrin për herë të parë ia kam dëgjuar atij, por edhe nëna e tij e dinte. Ata thoshin “e do për lekë”.

E dije që ka ekzekutuar bashkëjetuesen?

Nuk e dija. Unë fola me kunatën e tij dhe kur e mori vesh më tha “të djeg me benzinë”. Më kapi për krahu dhe më dërgoi në dhomë tha “të djeg tani”. Motra e tij ndërhyri duke iu lutur se ka qenë duke më djegur.

Kur hodhi lekët tek kafja çfarë tha?

Vazhdoi të kërcënonte, babait i futi thonjtë në fyt. Kërkonte lekët e shpenzimeve të drekës. Fillimisht tha janë 10 mln, pastaj tha 8 mln. Paratë janë kthyer nga kërcënimet e tij, 3300 euro.

Pse vjehrra nuk thotë që ai në qershor më ka rrahur në mes të Durrësit, sepse kështu i tekej atij. Pse nuk tregon se i kam prerë edhe thonjtë e këmbës asaj. Apo hajt të hedhim baltë mbi familje, s’kanë turp.

Kur bëre denoncimin aty e mësove?

Po aty mësova vrasjen dhe çdo gjë tjetër. I kam thënë për ADN-në e fëmijës, ta bëjë ku të dojë analizën, është i tiji.

Kam qenë që në fillim e gatshme, nuk ia ka mohuar askush të drejtën e fëmijës. Nëse e mban fjalën, të varet aty, siç ka thënë. Janë trillime të tij që i krijon me mendjen e tij dhe i beson./Marre nga Balkanweb

alketa hyseni

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Prill 2023, 13:31

Popullsia, jo vetëm si statistikë

Rritja e popullsisë me 8 miliardë njerëz në të gjithë botën, i parashtron sot ekspertëve të shëndetit, shoq&...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet