LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga plagosja me thikë deri te drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona në Tiranë

Në njoftimin e policisë bëhet me dije së një 42-vjeçar u vendos në pranga pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë. Gjithashtu në pranga është vënë një i mitur 15-vjeçar pasi në rrugën "Bashkim Gazidede" ka goditur me mjet prerës një 18-vjeçar.

29 Prill 2024, 10:44 Nga N.F
Nga plagosja me thikë deri te drejtimi i mjetit në gjendje të
Foto ilustruese

TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur në kuadër të disa aksioneve në fushat e hetimit të narkotikëve e krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije së një 42-vjeçar u vendos në pranga pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë. Gjithashtu në pranga është vënë një i mitur 15-vjeçar pasi në rrugën "Bashkim Gazidede" ka goditur me mjet prerës një 18-vjeçar.

Dy arrestimet e tjera janë regjistruar pasi shoferët po drejtonin mjetin të dehur dhe kanë shkaktuar aksident ku janë përplasur me dy makina të tjera.

Njoftimi i plotë

Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat e hetimit të narkotikëve e krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore. Hetimi i Narkotikëve: U arrestua në flagrancë shtetasi D. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, punonjësit e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë.

Hetimi i krimeve: U arrestua në flagrancë një shtetas 15 vjeç, pasi në rrugën "Bashkim Gazidede", ka goditur me mjet prerës shtetasin A. L., 18 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Siguria rrugore:U arrestuan shtetasit T. B., 40 vjeç dhe K. M., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur, janë përplasur me dy automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë.

droge aksident arrestim tirane

Sondazh

Poll