LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ngërçi i mbrojtjes Berishiste"/ Malltezi reagon pas shkrimit të Kajsiut: Ripërsërit gënjeshtrat dhe manipulimet e dosjes së shërbëtorëve të Ramës

20 Nëntor 2023, 14:04 Nga A.B
"Ngërçi i mbrojtjes Berishiste"/ Malltezi reagon pas
Blendi Kajsiu dhe Jamarber Malltezi

TIRANË- Opinionisti Blendi Kajsiu në një shkrim të tijin me titull “Ngërçi i mbrojtjes berishiste” për rastin e kompleksit "Partizani", shkruan se njerëzit e Berishës po bëjnë gabim që po mbrohen politikisht, ndërkohë që të vetmen betejë që mund të fitojë është ajo juridike. Pas këtij shkrimi, ka ardhur edhe reagimi i Jamarbër Malltezit.

Ai shkruan se "Kajsiu, ka ripërsëritur me një zell të sëmurë gënjeshtrat dhe manipulimet e neveritshme të dosjes së prokurorëve, shërbëtorë të Edi Rames, njëlloj si të ishte njëri prej tyre"

 Blendi Kajsiu: Ngërçi i mbrojtjes berishiste

Mbrojtja që po bën berishizmi përballë hetimit të privatizimit të sport-klub partizanit nuk po ngjit, jo vetëm tek elektorati gri por edhe tek elektorati i djathtë në përgjithësi. Arsyeja është se berishizmi po mbrohet përballë SPAK me një strategji politike, ndërkohë që forca e argumentit berishist qëndron tek llogjika juridike.

Berishizmi e ka të humbur debatin politik mbi privatizimin e klubit Partizani. Ndërkohë debatin jurdik mbi këtë çështje edhe mund ta fitojë. E megjithatë strategjia e zgjedhur nuk është juridike por politike, qoftë nëpërmjet sulmeve politike ndaj SPAK-ut qoftë nëpërmjet zhurmnajës së krijuar nga opozita berishiste në parlament.

Problemi është se akuzat politike ndaj SPAK nuk fshehin dot faktin që dhëndri i Berishës ka përfituar nga vendimmarrja politike e vjehrrit. Këtë e pranojnë edhe vetë berishistët. Dhe ky është një problem politik sepse në sytë e opinionit publik nënkupton pasurimin e dikujt si pasojë e lidhjeve që ka me pushtetin, më shumë se si pasojë e aftësive të tij në biznes.

Është e vështirë sot të gjesh ndonjë shqiptar, majtas apo djathtas, që mendon se dhëndri do bëhej milioner nëse Berisha nuk do ishte në pushtet. Mjafton diferenca mes pasurisë së tij dhe të ish-pronarëve të tjerë për të kuptuar që pasurimi nuk ka ardhur thjesht nga trashëgimia e pronës.

Është po kaq e vështirë të argumentosh që pasurimi është pasojë e aftësive në biznes, pasi pasuria nuk është krijuar përpara por gjatë pushtetit të Berishës.

Pra po të përdorim llogjikën dhe standartin politik, Berisha e ka të pamundur të evitojë akuzën se familja e tij është pasuruar gjatë, dhe si pasojë e qëndrimit të tij në pushtet. Është e njëjta llogjikë që Berisha ka përdorur me kundërshtarët e tij politik.

Ky është standarti politik. Është një standart më i ulët se ai juridik, pasi nuk është e nevojëshme të provohet se pasurimi ishte i ligjshëm apo i paligjshëm. Për të akuzuar politikisht mjafton të provosh që familjarët e një kryeministri janë bërë milionerë gjatë qeverisjes së tij, pavarësisht mënyrës.

Ndërkohë llogjika juridike, sidomos ajo penale, ofron një standart shumë më të lartë prove. Nuk mjafton evidentimi i pasurimit si pasojë e vendimeve të pushtetit, duhet provuar se pasurimi është bërë në mënyrë jo të rregullt, ose se pushteti është ushtruar në funksion të pasurimit personal apo të familiarëve. Pra duhet provuar se qëllimi i vendimmarrjes (dhe jo thjesht pasoja) ka qenë pasurimi i familiarëve. Dhe kjo nuk është e lehtë për t’u provuar.

Kemi të bëjmë me një kriter juridik shumë më të vështirë për t’u provuar se kriteri politik, ku qëllimi i vendimarrjes nuk ka rëndësi përballë rezultatit. E megjithatë mbrojtja berishiste ka vendosur në plan të parë llogjikën politike dhe jo atë juridike. Strategjia aktuale është denoncimi dhe delegjitimimi i SPAK-ut si instrument politik i Edi Ramës, edhe pse SPAK ka ekspozuar korrupsionin e qeverisjes Rama shumë më bindshëm se Berisha.

Politizimi i çështjes i kthehet si bumerang vetë berishizmit pasi me standartin politik qeverisja e Berishës është fajtore për sa kohë gjatë saj familiarët e tij janë bërë milionerë. Politikisht Berisha e ka të pamundur t’i bindë shqiptarët, qoftë edhe foltoristë, se familja e tij nuk është pasuruar kur ai ishte në pushtet.

Për këtë arësye mbrojtja berishiste nuk ngjit dhe nuk e bind dot opinioni publik. Berishistët e ftojnë qytetarin ta gjykojë çështjen nëpërmjet llogjikës politike dhe jo asaj juridike. Ama nga këndvështrimi politik qytetarit nuk i intereson nëse pasurimi i familiarëve të Berishës nuk ishte produkt i vendimmarrjes së qëllimshme apo të parregullt. Në gjykatën e opinionin publik mjafton fakti që vendimet e vjehrrit kanë prodhuar pasurimin e dhëndrit për të deklaruar një qeverisje të korruptuar.

Në fakt ky është fakti që del në pah sa më shumë rritet zhurma politike berishiste; pasurimi me miliona euro i dhëndrit gjatë qeverisjes së vjehrrit. Dhe kjo është një histori që shqiptarët e njohin mirë. Vetë Berisha ka dekada që e denoncon. Ndaj strategjia e tij politike është një rrugë pa krye që po çon në greminë edhe atë pak opozitë të mbetur.

Standarti politik i barazimit të legjitimes me jo-legjitimen është bërllog–politika apo llum politika e Edi Rames!

Prof.Dr.Jamarbër Malltezi[i]

Përgjigje Kajsiut, zëdhënësit vullnetar të Edi Ramës.

Në artikullin e tij me titull ‘Ngërçi i Mbrojtjes Berishiste’, Blendi Kajsiu, si të ishte zëdhënës vullnetar i Edi Rames, ka ripërsëritur me një zell të sëmurë gënjeshtrat dhe manipulimet e neveritshme të dosjes së prokurorëve, shërbëtorë të Edi Rames, njëlloj si të ishte njëri prej tyre.

Qëllimi kryesor i autorit është të justifikojë si të ligjshme vendosjen nga SKAPI i partisë, me urdhër politik të Edi Ramës e në kundërshtim flagrant me kushtetutën, të masave të sigurisë, si persona nën hetim, ndaj kryetarit të PD Sali Berisha dhe burgosjen politike të Jamarber Malltezit, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe kryetar i Departamentit të Mjedisit të kësaj partie, dhëndër i Sali Berishës.

Në funksion të këtij qëllimi, duke dëshmuar se nuk njeh normë etike, ligjore, pa lërë intelektuale, Kajsiu flet në emër të kujdo. Ai bëhët herë zëdhënës vullnetar i Edi Ramës, hërë tjetër avokat mjeran i SKAPIT në tërësi, herë në veçanti i prokurorëve shërbëtorë të Ramës. Madje pretendon se përfaqson edhe opinionin e të gjithë spektrit, por njëherazi, edhe ligjin dhe maliqin.

Në funksion të këtij qëllimi, Kajsiu, pa asnjë fakt, provë, apo dokument, sikur të ishtë anëtar i grupeve ekstreme Marksistë Leniniste, për të cilët prona private është nëna e të gjitha të këqijave, demonizon procesin e kthimit ne përputhje të plotë më ligjet, të sendit të vjedhur tek pronari, pronës së konfiskuar para 60 vitësh nga regjimi komunist tek i zoti. Pra, ai anatemon një procës kushtetues dhë ligjor, nga i cili, gjer sot, kanë marrë pronat e tyre qindra dhe mijëra ish-pronarë shqiptarë, njëri prej të cilëve jam edhe unë.

Për të mbrojtur me fanatizëm vendimet politike të Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në SPAK, Kajsiu si një ushtar i mirë i tyre, përsërit si papagall trillimet e tyre kundra meje. Ai ndër të tjera shkruan se, pasurimi im qënka bërë i mundur nga vendimet favorizuese të vjehrrit tim Sali Berisha në pushtet, se unë nuk u pasurova se isha sipërmarrës i zoti, por nga pushteti i vjehrrit, se unë u pasurova pikërisht gjatë kohës së pushtetit të vjehrrit dhe jo para apo prapa kësaj periudhe, dhe se u pasurova jo si pronarët e tjerë. Madje, me ligësi dhe pa asnjë fakt, njëlloj si skapistët qe fshehin dokumente, vë në dyshim origjinën e pasurisë sime.

Lidhur me këto gënjeshtra të neveritshme të Kajsiut, ripërsëritje me porosi e të gjitha shpifjeve ndaj meje të Edi Ramës e prokurorëve shërbëtor të tij, do përgjigjem këtu më poshtë, më shumë për lexuesit se sa për autorin e tyre.

GËNJESHTRA E PARË : pasurimi im nga favoret e pushtetit.

Kajsiu mbllaçit një gënjeshtër të turpshme, për të cilën prokurorët shërbëtorë të Edi Ramës, pas tre vitesh hetimesh shterruese, nuk gjetën dot asnjë provë, dokument apo dëshmi të ndonjë personi që të mund të më fajësonin. Pikërisht për këtë ata nuk ngritën dot padi penale kundër meje, por më burgosën me urdhër politik të Edi Ramës, pa qenë në gjendje të ngrinin akuzë ndaj meje.

Cilido qe nuk ka per qëllim gënjeshtrën e di se favoret nga pushtetit bëhen duke shkelur ligjin. Por pas tre vjet hetimesh shterruese, SPAK nuk ka gjetur dot asnjë provë, dokument apo dëshmi, të çfaredo lloji, që të provojë se në trajtimin e dosjes së Klubit Partizani, ku unë jam 1 ndër 300 pronarët, ka patur shkeljen më të vogël ligjore nga Sali Berisha, për të më favorizuar mua. Në fakt, kjo del e qartë si kristali nga vetë vendimi prej 200 faqesh i drejtësisë së kapur, nga Edi Rama, prokurorët dhe gjykatësit e të cilit për shkeljen më të vogël të ligjit do bërtisnin ‘eureka’ dhe do ngrinin padi penale.

Përveç kësaj, pranoj se favorizim nga pushteti do të ishte një procedurë e shpejtuar si ajo e Edi Ramës me 17 vendime të firmosura për 24 orë në rastin e inceneratorëve. Por nuk pranoj kurrë mashtrimin e skapistëve, të cilët në dosjen e tyre politike, shprehen se kthimi i pronës dhe privatizimi i Kompleksit të Klubit Partizani filloi në vitin 2006 dhe mbaroi brenda katër muajve, që në të vërtetë ishte afati maksimal ligjor per shqyrtimin e një dosje. Krejt ndryshe nga ky mashtrim, dokumentat zyrtare provojnë qartë se procesi i njohjes e kthimit te tokës së konfiskuar në vitin 1946, si dhe privatizimi i objekteve të ndërtuara në Klubin Partizani, ka filluar në vitin 1994
dhe ka përfunduar në fundin e vitit 2009. Klubi u nxorr nga plani I përhapjes kur Sali Berisha ishte në opozitë dhe po kështu, procesi I privatizimit filloi nga qeveria e mëparshme socialiste dhe jo nga qeveria e kryesuar nga Sali Berisha. Pronarët e morën në dorezim pronën e tyre 8 muaj pasi ata kishin paguar objektet e privatizuara të ndërtuara mbi tokën e tyre.

Vetëm Edi Rama dhe shërbëtorët e tij në prokurori apo media mund të konsiderojnë të shpejtuar një procedurë që zgjat 15 vjet, pergjatë ndërrimit të shumë qeverive! Gjithashtu theksoj se, familja Begeja, një familje në top listën e konfiskimit të floririt nga rregjimi komunist, që ka patur prona te konfiskuara mbi 1 milion m2, gjer më sot, ka arritur të marrë më pak se 8% të pronave të saj.

Përveç këtyre, shtoj se nuk ekziston asnjë ligj i firmosur nga Sali Berisha që lidhet veçmas me njohjen, kthimin e tokës dhe privatizimin e objekteve të ndërtuara mbi pronën e grabitur nga regjimi komunist tek kompleksi i Klubit Partizani.

Çdo ligj i firmosur nga Sali Berisha nga viti 2005 në vitin 2013 ka
patur qëllim madhor reformat e premtuara në programin e PD në tërësi,
ndër të cilat edhe ato ne fushen e pronësisë. Këto reforma kanë synuar
mbrojtjen e interesit publik dhe kthimin e pronës së konfiskuar tek
pronari legjitim. Në sajë të këtyre reformave në fushën e pronësisë,
gjer në vitin 2012 u jane kthyer fizikisht subjekteve të shpronësuara,
pra qindra – mijëra pronarëve të ligjshëm, mbi 1,577,400,000 m2 tokë
nga të cilat 119,120,000 m2 toke truall. Nga këto të fundit unë kam
marrë 410m2 tokë të trashëguar nga familja ime dhe të konfiskuar nga
rregjimi i Enver Hoxhës 60 vite më parë. Këto janë pronat e etërve qe
u janë kthyer pronarëve te ligjshëm dhe jo miliona m2 prona, që Rama
ua merr pronarëve të ligjshëm për t’ua dhënë pëllumbgjokërve, apo
ministrave dhe oligarkëve të tij.

Mbi pretendimin e Edi Ramës, prokurorëve shërbëtorë të tij, që
trumpeton edhe Kajsiu, sipas të cilit, vendimi i Keshillit të
Ministrave i vitit 2008, për përdorimin e letrave me vlere në procesin
e privatizimit, ka patur si synim favorizimin tim, theksoj se ky është
një mashtrim i turpshëm dhe skandaloz.

Lekët e privatizimit dhe letrat me vlerë janë shpërndarë sipas një
ligji të veçantë që në vitin 1995 dhe nga ato kanë përfituar rreth 1,3
milion shqiptarë. Në mënyrë të përsëritur qeveritë e ndryshme
shqiptare kanë marrë vendime periodike për zgjatjen e përdorimit të
tyre në procesin e privatizimit, madje edhe pas vitit 2013. Deri më
tani qytetarët kanë përfituar prej tyre mbi 300 milionë euro në
privatizime me letra me vlerë. Për përfitimin tim personal nga vendimi
i vitit 2008 për përdorimin e letrave me vlerë sqaroj se, vendimi i
qeverisë për të cilin prokurorët e Skapit, shërbëtorë të Edi Ramës
pretendojnë se u mor për favorizimin tim, është firmosur një muaj pasi
pesë familjet pronare të tokës së Klubit Partizani kishin paguar me
leke shumën 700 mije dollarë për blerjen e vjetërsirave të
privatizuara që gjendeshin në tokën e tyre. Familja Begeja, sipas
detyrimit nga pronësia që kishte aty, i takoi 40% e kësaj shume.
Ndërsa në detyrimin tjeter prej 100 mijë dollarësh për pagesën e
objekteve të tjera qe u paguan pas daljes së VKM, familjes Begeja,
sipas pronësisë që kishte aty, i takonte të paguante vetëm 5%, apo
5000 mije dollar, të kësaj shume dhe Jamarbër Malltezit, qe zoteronte
1/64 e kësaj pjese, i takonte të paguante 75 dollarë, nga të cilat 60
USD mund t’i paguante me letra me vlerë. Te pretendosh se për të më
favorizuar mua me 60 dollare, qeveria mori vendim për përdorimin e
letrave me vlerë në privatizim nga pronarët, vendim nga i cili mijëra
e mijëra pronarë përfituan rreth 30 milion dollarë, je miliona herë
larg të vërtetës. Por megjithë këtë, për turpin e tyre, ky është
pretendimi i Edi Ramës, shërbëtorëve skapistë dhe Kajsiut si zëdhënësi
i tij.

GËNJESHTRA E DYTË E MADHE e zëdhënësit vullnetar të Edi Ramës:
Jamarbër Malltezi është pasuruar vetëm gjatë kohës që Berisha ka qenë
në pushtet.

Ky është një mashtrim tjetër i ulët publik i Kajsiut, si zëdhënës i
Ramës. Ai pa u skuqur mashtron opinionin kur shkruan se sipas tij,
dëshmi e përdorimit të pushtetit të Berishës për pasurimin tim është
fakti se une jam pasuruar gjatë kohës që Berisha ishte në pushtet dhe
jo në kohë tjetër, para apo pas pushtetit të tij.

Në respekt të lexuesit dhe jo të Kajsiut, te cilin e le të përtypë
shpifjet dhe gënjeshtrat që e detyrojnë apo i pëlqejnë, sqaroj sa
vijon.

Gjatë 32 viteve unë nuk kam përfituar kurrë asnjë qindarkë nga shteti
përveç rrogës time në universitet dhe kjo, pavarësisht se kush ka qenë
në pushtet.

Por, meqë Kajsiu merr përsiper, në emër te Edi Ramës, të bëjë auditin
e rremë të pasurisë time dhe mashtron me ligësi për kohën e krijimit
të saj, deklaroj se dokumentat zyrtare provojnë të kundërtën. Ato
faktojnë se 80% e pasurive të mia janë krijuar kur në pushtet kane
qenë kundershtarët e Sali Berishës.

Konkretisht, deri në vitin 2005 të gjitha të ardhurat e mia vijnë nga
pagat, dietat, bonuset e punës time dhe të bashkshortes për 7 vite si
zyrtarë të OKB në Kosovë dhe arrijnë në vlerën mbi 850 mije dollarë.
Këto të ardhura janë investuar tërësisht në pasuri të patundshme. Të
gjitha të ardhurat e mia nga viti 2006 gjer në vitin 2009, pra para
privatizimit të Klubit Partizani vijnë nga qeratë e apartamenteve,
pagat tona si drejtues projekti, pedagogë, si dhe konsulencat në
fushat ku ne jemi specialistë, pa asnjë lidhje me sektorin publik.
Këto pasuri vlejnë sot shumë herë më tepër nga vlera e tyre në vitet
kur janë blerë dhe përbëjnë mbi 30% të vlerës së pasurisë sime. Te
gjitha këto janë të deklaruara në çdo qindarkë në tatime dhe ILDKP.
Ndërsa rreth 60% e pasurive tona familjare janë krijuar pas vitit
2014, nga të ardhurat prej investimeve, qerave, nga pagat në
universitet, si dhe konsulencat tona në sektorin privat. Te gjitha të
ardhurat e mia familjare janë të deklaruara dhe të kontrolluara në
mënyrë të përsëritur nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

Ne lidhje me mashtrimin me porosi se unë jam pasuruar më shumë se të
tjerët në sipërmarrjen e ndërtimit, e për rrjedhojë, kemi të bëjmë me
korrupsion sqaroj sa vijon. Së pari në ortakëri çdo ortak fiton në
proporcion me kapitalin që vendos në investim. Pas marrjes së pronës
çdo pronar u ftua te investonte në raport me pronën e tij gjer në 25%.
Nga të gjithë pronarët, preferuan të marrin pjesë në investim tre prej
tyre – unë dhe dy të tjerë. Une kam hyrë në investim me 35%, dy
ortakët e tjerë respektivisht me 40% dhe 25%. Së dyti, në këtë
ortakëri unë investova që në fazën e parë të projektit 113m2 nga
trashëgimia (nga rreth 400m2 që ishte trashëgimia ime në të gjithë
tokën), 1100m2 tokë të blera nga bashkëpronarët e tjerë (nga afro 2100
e blerë në të gjithë projektin), si dhe afro 45 mijë euro. Të tre
ortakët që në fillim ramë dakord të shesim apartamentet në gropë, me
çmim të leverdisshëm dhe paratë e shitjes t’i investojmë për të
vazhduar zhvillimin. Të gjitha këto janë të dokumentuara në qindra,
kontrata, fatura bankare, ndërtimore, tatimore. Ato ndër të tjera
provojnë se përfitimi im ka qenë në raport me investimin dhe kuotat e
dakordësuara.

Standarti politik i Kajsiut, njësoj si ai i Edi Ramës, është standarti
i hajdutit, sipas të cilit, në vlerësimin politik të korrupsionit nuk
ka asnjë rëndësi zbatimi apo moszbatimi i ligjit.

I vetëdijshëm se në dosjen e prokurorëve politikë e shërbëtorë të Edi
Ramës nuk qëndron absolutisht asgjë, Kajsiu për të justifikuar dhe
përligjur vendimet antikushtetuese e antiligjore, të diktuara nga Edi
Rama, për heqjen e lirisë të daljes jashtë Shqipërisë të kryetarit të
PD Sali Berisha dhe burgosjen time politike nga Skapi i partisë, arrin
deri aty sa shkruan se ‘për standartin politik nuk është e nevojshme
të provohet se pasurimi ishte i ligjshëm apo i paligjshëm. Për të
akuzuar politikisht mjafton të provosh që familjarët e një
kryeministri janë bërë milionerë gjatë qeverisjes së tij, pavarësisht
mënyrs.

Kjo është një deklarat skandaloze, që tregon se për Kajsiun nuk
ekziston kufiri apo dallimi midis të vertetës dhe gënjeshtrës, midis
morales dhe amorales, midis politikës të zbatimit të ligjit,
funksionimit të shtetit ligjor si shtyllë kryesore e sistemit
demokratik nga njëra anë dhe politikës së maliqit, antiligjit dhe
kapjes së shtetit nga ana tjetër. Ekzakt ky është standarti i Edi
Ramës. Në këtë standart politik, zhduket kufiri midis të ndershmit dhe
hajdutit, të korruptuarit dhe të pakorruptuarit, të ligjshmes dhe te
paligjshmes, midis pasurisë të vendosur me punë të ndershme, në
përputhje me ligjin, nga familjari i pushtetarit dhe pasurisë të
vendosur me vjedhje dhe perfitime të paligjshme, që krijohen nga
favoret e pushtetit. Sipas standartit politik të Kajsiut, në fakt të
Edi Ramës dhe prokurëve shërbëtorë të tij, në rastin e kryeministrit
nuk ka ndryshim midis atij që në përputhje me ligjet merr pas 60
viteve tokën e vet dhe burgoset për motive politike dhe vajzës së Edi
Ramës kryeministër, që në kundërshtim me ligjin themelor të shtetit,
fryn kontot bankare me paratë e taksapaguesve, duke fituar në tendera
të cilët kushtetuta i ndalon për fëmijët e kryeministrave. Sipas këtij
standarti politik nuk ka dallim midis atij që në përputhje të plotë me
ligjet ka marrë tokën e konfiskuar nga rregjimi komunist dhe Edi
Ramës, që në kundërshtim me ligjet, grabit tokën dhe ndërton për vete
sarajet e Surrelit, me themele 57 m të gjata e me park 5000 m2, në një
kohë që kishte të deklaruara në ILDKP vetem 3800 euro dhe 400 mijë
lekë. Sipas standartit Rama-Kajsiu nuk ka dallim midis atij që në
zbatim të ligjit ka marrë pas 60 viteve tokën e rrëmbyer nga rregjimi
komunist dhe ka deklaruar çdo qindarkë të të ardhurave të tij, me Edi
dhe Linda Ramën, familjarët e të cilëve ndërtuan pallatin pesë katesh
në sheshin e pallateve pa asnjë faturë tarimore, doganore, bankare apo
ndërtimore. Sipas standartit amoral te Edi Ramës dhe Kajsiut nuk ka
dallim midis Olta Xhaçkës, që bëri burrin investitor strategjik dhe
ndërtuesit Fatmir Bektashi që mbahet në masë sigurie vetëm se ka qenë
ortak me dhëndrin e Sali Berishës.

Në të vërtetë, me standartin politik që servir Kajsiu, me të cilin ai rreket të mbrojë krimin dhe korrupsionin e Edi Ramës dhe suitës së tij, kemi të bëjmë me rrëzimin e një muri që ndan njeriun e ndershëm, që zbaton rregullat e ligjet e shtetit dhe etikën e profesionit, me vrasësin me pagesë të fjalës së lirë, pseudo intelektualin që nuk njeh asnjë normë dhe shkel ligj e kushtetutë për pasurimin e tij.

Në doktrinë ky standart politik që njëson të bardhën me të zezën vetëm se ato janë ngjyra, është standarti i anarkistit, apo i ekstremistëve të majtë që urrejnë pronë private sepse, në ideologjinë e tyre Marksiste Leniniste, prona private duhet shkatërruar pasi ajo lind çdo ditë kapitalizmin. Por në rastin konkret, ky standart është platforma e përligjjes së vjedhjes dhe grabitjes shtetërore nga Edi Rama, familjarët dhe ministrat e tij.

Duke përfunduar dua të rikujtoj këtu se politika dhe ligji sigurisht që nuk janë një. Por në thelb ato të dyja funksionojnë së bashku, me qëllimin madhor që të sjellin drejtësi dhe rend. Është sistemi politik që lind sistemin ligjor dhe krijon kështu kushtet e nevojshme për zbatimin e qëllimeve dhe objektivave të tij, formimin e institucioneve, rregullimin e aktiviteteve dhe proceseve të pershtatshme.

Kurse politika që barazon të ligjshmen me të paligjshmen është bërllog politika apo llum politika e Edi Ramës dhe e puthadorëve të tij.____________

[i] Prof Dr Jamarbër Malltezi, i burgosur politik, anëtar i Këshillit
Kombëtar të Partisë Demokratike dhe Kryetar i Departamentit të
Mbjedisit në këtë parti.

jamarber malltezi blendi kajsiu

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje