20 Nëntor 2023, 13:52
Nga r.ll
foto ilustruese
ITALI- Karabinierët në Itali kanë arrestuar 40 persona si pjesë e një operacioni antidrogë i quajtur "Familja dhe Miqtë", në kuadër të cilit u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që vepron në Sardenjë me degëzime edhe në Liguria, Toscana, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo. Në burg u lanë 22 persona, ndërsa 18 janë në arrest shtëpie.
Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant'Elena që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainë, shkruajnë mediat italiane. I njëjti individ, sipas hetuesve, koordinonte dy grupe të tjera kriminale: një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari.
Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha hashash, marihuanë dhe kokainë. Organizata kriminale sillte në Sardenjë një ton drogë në vit, gati njëqind kilogramë në muaj, ku fiton rreth 15 milionë euro në vit.
Nën hetim janë gjithsej 72 persona. Hetimet nisën në vitin 2019 me sekuestrimin e parë të 90 kilogramëve hashash. Pas këtij operacioni, hetuesit rikonstruktuan të gjithë rrjetin e trafikut të drogës.
Kokaina ishte sjellë në Itali nga Shqipëria dhe në Sardenjë e fshehur në makina dhe mjete të rënda. Për hashashin, organizata kriminale - e cila kishte zgjedhur Spanjën për t'u furnizuar vetë - përdorte transportues të zakonshëm që dërgonin paketa te marrësit e rremë: ata jepnin adresa të rreme dhe i thërrisnin në telefon për dërgesë, në mënyrë që të mund të merrnin personalisht pakot me drogë.
operacion antidroge ne itali
Aktualitet
20 Nëntor 2023, 13:43
r.ll
foto nga protesta
TIRANË-Minatorët kanë protestuar sërish ditën e sotme para Kuvendit, ku kanë kërkuar më shumë...
Aktualitet
20 Nëntor 2023, 13:15
A.B
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi masën e detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit p...
Aktualitet
20 Nëntor 2023, 12:18
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Emigrimi i shqiptarëve drejt Britanisë, veçanërisht i kuksianëve ka tërhequr vëmendjen e medi...
Aktualitet
20 Nëntor 2023, 11:48
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Tre persona janë arrestuar në Vaun e Dejës, si pjesë e një grupi kriminal prej 5 anëtarësh...
Aktualitet
20 Nëntor 2023, 11:46
A.B
Fatmir Bektashi
TIRANË- Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Bektashi akuzohet për korrupsi...
Aktualitet
20 Nëntor 2023, 11:19
r.ll
Mira Murati
SHBA- Themeluesi dhe CEO i OpenAI, Sam Altman u shkarkua të premten nga detyra. Largimi i tij shkaktoi valë tronditëse...
Aktualitet
20 Nëntor 2023, 11:30
A.B
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme mesditën e s&e...
Aktualitet
20 Nëntor 2023, 10:37
A.B
Fran Frroku
TIRANË- Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar 4 vite burg për ish-kreun e Bashkisë Lezhë, Fran Frroku. Ai akuzoh...
Aktualitet
20 Nëntor 2023, 09:11
r.ll
foto e makines
LUSHNJE- Mëngjesin e sotëm një automjet tip Ford është djegur totalisht në hyrje të lagjes Savër t&e...
Aktualitet
20 Nëntor 2023, 08:53
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Sot në orën 09:00, mbahet seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e Berishës dhe Malltezit kundër masa...