Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Prokuroria ka thënë se i dyshuari i ka kryer këto vepra penale më 29 maj të vitit 2023, bashkë me shumë të dyshuar tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia.
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar të martën masë paraburgimi prej një muaji ndaj një burri të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, më 2023.
Gjykata ka thënë se ekzistojnë dyshime se i pandehuri L.M i ka kryer veprat penale:“bashkim për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
Prokuroria ka thënë se i dyshuari i ka kryer këto vepra penale më 29 maj të vitit 2023, bashkë me shumë të dyshuar tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia.
Prokuroria u është referuar përleshjeve që kanë ndodhur atë ditë afër objektit të Komunës së Zveçanit, si pasojë e të cilave janë plagosur 93 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), nga disa protestues serbë.
Të plagosur nga kjo përplasje ka pasur edhe në anën e protestuesve. Situata ishte përshkallëzuar pasi serbët lokalë kundërshtonin hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët gjatë atij viti. Serbët lokalë e patën bojkotuar atë proces.
NATO-ja vazhdimisht ka kërkuar që autorët e dhunës të mbahen përgjegjës. Në gusht të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të pandehurin me inicialet M.A me katër vjet e 11 muaj burgim, pasi ai e ka pranuar fajësinë për dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR-it më 2023.
Bashkimi Evropian i pati vënë Kosovës masa ndëshkuese, duke konsideruar se ajo nuk ka marrë masa të mjaftueshme për ta shtensionuar situatën. Masat, të cilat besohet ta kenë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë të miliona eurove, kanë nisur të hiqen gradualisht prej majit të këtij viti./ REL
Foto TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Në njoftim b&...
Foto SARANDË- Një mjet lundrues me disa turistë mësohet se ka pësuar në defekt në det. Mësohet se mjeti ishte bllok...
Foto TIRANË- Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin ...
Autori dhe viktima TIRANË- 36-vjeçarja shqiptare, Marjola Nakoleci e cila u vra nga bashkëshorti i saj është përcjellu...
Foto TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me një video të publikuar s&...
Zjarri TIRANË- Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka arritur të fikë zjarrin në zonën e pyllit të Poros. Kjo vat&eum...
Foto ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar në Terni. Mësohet se arrestimi i tij ...
Elvisa dhe Rozina Dhimaku SARANDË- Prej dy ditësh familja Dhimaku po jeton me dhimbjen e humbjes së dy vajzave të tyre të reja pas...
Viktima dhe autori GREQI- Dëshmia e plotë e 40-vjeçarit, Pandeli Nakoleci në Gjykatën e Volosit në lidhje me vrasjen e grua...
Foto TIRANË- Anna dhe Albert dy turistë të rinj gjermanë që kanë vizituar pjesën më të madhe të Shqip&eum...