LIVE UPDATES
Aktualitet

"Një vend i zhurmshëm", Shqipëria tejkalon normën e OBSH në çdo qytet ditën dhe natën

Matjet në terren, në një pjesë të mirë të qyteteve në vend, tregojnë se ndotja akustike është problem si ditën, edhe natën.

5 Shtator 2024, 07:24 Nga M.B
"Një vend i zhurmshëm", Shqipëria tejkalon normën
Foto ilustruese

TIRANA- Shqipëria mbetet një vend i zhurmshëm duke tejkaluar normat e Organizatës Botërore të Shëndetit. Matjet në terren, në një pjesë të mirë të qyteteve në vend, tregojnë se ndotja akustike është problem si ditën, edhe natën. Një raport i fundit i institucioneve nënvizon se zhurmat po bëhen një shqetësim serioz për shëndetin mendor dhe fizik të popullsisë.

“Monitorimi i zhurmave ditën kryhet nga ora 06:00 deri në orën 23:00 ku me të dhënat e monitoruara në këtë periudhë llogariten LAeq ditën për çdo stacion dhe LAeq ditën për qytetet e monitoruara. Bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën, siç duket dhe nga grafiku i mësipërm vërejmë se kemi tejkalimin të normës ditën (që është 55 dB) në të gjitha qytetet.

Niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 17.9%, Shkodër 15.01%, Vlorës 14.18%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit dhe Beratit” thuhet në raportin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit që i referohet matjeve të bëra nga janari në dhjetor 2023. Treguesit ndryshojnë pak në renditje kur matjet bëhen për orarin e natës që sipas AKM kryhen nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Sipas raportit bazuar në të dhënat e monitoruara natën vërehet se tejkalimin më të lartë të normës natën (që është 45 dB) kemi në të gjitha qytetet. Niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 21.75%, Tiranës me 21.15% dhe Shkodrës me 18.57% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit dhe Korçës.

Sipas AKM në të gjitha qytetet e monitoruara nga viti 2018-2023 kemi tejkalim të standardit për LAeq ditën. Ndërsa natën vërehet se në qytetet e Beratit dhe Kukësit nuk kanë tejkalim të standardit LAeq/Natën për vitin 2023.

“Ndikimi kryesor në rritjen e nivelit të zhurmave në qytetet e monitoruara është vlerësuar fluksi i madh i automjeteve. Gjendja motorike e automjeteve në qarkullim dhe mosha e vjetër e tyre, sjellin uljen e parametrave optimale të certifikatës teknike të automjetit, lidhur me emetimin e zhurmës, boritë e automjeteve ku drejtuesit e të cilëve u bien pa kriter.

Gjatë natës, zhurma mjedisore duke filluar në nivelet LAeq në 45 dB mund të shkaktojë efekte negative në gjumë të tilla si lëvizjet e trupit, zgjimet, shqetësimet, si dhe efektet në sistemin kardiovaskular që bëhen të dukshme mbi 55 dB. Zhurmat po bëhen një shqetësim gjithmonë e më serioz për shëndetin mendor dhe fizik të popullsisë”, vlerëson AKM./ Monitor

zhurmat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet