LIVE UPDATES
Aktualitet

Nuk tërheq dot pensionin prej 3 vitesh, ja si u zgjidh rasti i qytetarit në Lezhë

Vetë trashëgimtarët kishin autorizuar përmes një prokure të posaçme të afërmin e tyre Mark Lleshi për tërheqjen e shumës.

5 Prill 2024, 21:18 Nga M.B
Nuk tërheq dot pensionin prej 3 vitesh, ja si u zgjidh rasti i qytetarit
Foto ilustruese

LEZHA- Qytetari Kol Ndoja, denoncoi se që prej shtatorit të vitit 2021 nuk arrin të tërheq pension e prapambetur të bashkëshortes së ndjerë. Qytetari duhej të tërhiqte shumën e prapambetur prej 220.000 lekë. Kjo shumë duhej të tërhiqej nga të katërt trashëgimtarët e të ndjerës. Vetë trashëgimtarët kishin autorizuar përmes një prokure të posaçme të afërmin e tyre Mark Lleshi për tërheqjen e shumës. Pikërisht në Shtator të vitit 2021 Marku i drejtohet zyrës postare Lezhë për të tërhequr këto para. Ai tërhoqi vetëm një pjesë të prapambetur shumën prej 57.000 lekë dhe ju komunikua që nuk ka më lekë për t’u tërhequr dhe se ato kishin qenë të fundit.

Për problemin e pensionit të së ndjerës Prendë Ndoja, emisioni Fiks Fare kërkoi informacion pranë Institutit të  Sigurimeve Shoqërore. ISSH-ja në përgjigjen e saj sqaron se shuma prej 173,844 lekë është disbursuar prej tyre që në datën 19 shtator 2021 dhe se kjo shumë duhej të tërhiqej prej trashëgimtareve të së ndjerës që në atë periudhë në postën paguese përkatëse të Lezhës.

Gjithashtu ISSH-ja sqaron se pjesën e mbetur të pensionit të së ndjerës trashëgimtarët  e saj mund ta tërheqin në çdo kohë. Të gjendur para këtij fakti qytetari i drejtohet zyrës përkatëse për të tërhequr atë pagesë. Qytetari tërheq vetëm 43.461 mijë të reja. edhe pse e njofton arkëtaren se ka për të tërhequr  173,844 lekë. Arkëtarja i pohon se shuma që tërhoqi është e vetmja që i del në sisitem. Duhet të shkosh tek sigurimet shoqërore atje të japin zgjidhje. “Në sistem nuk janë ka asnjë shumë tjetër lekësh. Periudha është prapë e 2021. Vetëm tek sigurimet shoqërore mundesh ta zgjidhësh. Për më tepër shko atje me këtë mandatin që të dhashë unë” shprehet arkëtarja .

Fiksi bashkë me qytetarin i drejtohet zyrës postare Lezhë ku kërkon të dijë se pse i janë dhënë qytetarit një pjesë e lekëve dhe jo shuma e plotë që i takon. Pasi nga drejtoria e ISSH-së u tha se shuma e plotë ishte e disponueshme që në shtator të vitit 2021. Por sërish arkëtarja shprehet se në sistem nuk ka shumë tjetër dhe i bënë me dije se duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim të cilën do e bashkangjisin me ankesën e qytetarit dhe të bëjnë verifikime për pretendimet e qytetarit.

Pas insistimit të Fiksit u bë e mundur edhe sqarimi me arkëtaren e fundit e cila i kishte thënë qytetarit se nuk ka më lekë për të tërhequr. Ajo shpjegon se në momentin që është tërhequr shuma e fundit nga qytetari ajo ka parë në sistem dhe nuk ka patur më pagesa. Ajo ia hedh fajin ISSH-së pasi ajo e ka kontrolluar sistemin edhe disa ditë më pas. Më pas ajo shton ” Pas interesimit tuaj në datën 20 mars pranë ISSH-së unë kam hyrë në sistem dhe pash që janë hedhur një shumë e caktuar, pjesa tjetër u hodh më vonë. Ajo shpjegon se nuk e di sesi ka ndodhur e gjitha, ku kanë qenë lekët dhe problemi, por rëndësi ka që tashmë kanë kaluar. Kështu qytetari i drejtohet sërish arkës për të tërhequr lekët me një prokurë të posaçme dhe arrin të tërheqë të gjithë shumën që në atë moment rezultoi në sistem./ Top Channel

instituti i sigurimit shoqeror

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet