LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Angazhimi i qeverisë për integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian mbetet në letër

Deklarata e Poznanit u nënshkrua në vitin 2019 nga qeveria shqiptare si edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

5 Prill 2024, 17:38 Nga h.k
BIRN: Angazhimi i qeverisë për integrimin e komunitetit Rom dhe
Foto ilustruese

TIRANË-Në kuadër të javës Rome, paraditen e së premtes u zhvillua pranë “Europe House” një takim mbi ecurinë e “Deklaratës së Poznanit” në Shqipëri, lidhur me mundësitë dhe përfshirjen e anëtarëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian në sektorin publik, si edhe të drejtat e tjera sociale dhe ekonomike që parashikon kjo deklaratë.

Sipas kwsaj deklarate, vendet nwshkruese zotohen për rritjen e shkallës së punësimit të romëve në sektorin publik me të paktën me 25%.

Deklarata e Poznanit u nënshkrua në vitin 2019 nga qeveria shqiptare si edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ky dokument parashikon përpjekjet e vendeve nënshkruese për barazi dhe integrim të minoritetit Rom dhe Egjiptian në shoqëri, nëpërmjet rritjes së punësimit, legalizimit të vendbanimeve, mosdiskriminim dhe edukimin cilësor të tyre.

Pesë vite pas nënshkrimit të këtij dokumenti, anëtarët e komunitetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri shprehen se zotimet e deklaratës kanë mbetur në letër.

“Të paktën 10 prej aplikantëve që ne njohim që kanë aplikuar në DAP nuk janë pranuar apo kualifikuar për më tej”, tha Romina Sefa, drejtuese e Qëndrës për Advokim Social.

Keida Meta, nga Drejtoria e Administratës Publike u justifikua se ky institucion nuk mund të ketë statistika të sakta për punësimin e këtij komuniteti, për aq kohë sa vetëdeklarimi i përkatësisë etnike nuk është i detyrueshëm gjatë procesit të rekrutimit.

Aktivistë të shoqërisë civile të pranishëm në takim cilësuan si një hap të rëndësishëm diskriminimin pozitiv në ndihmë të këtij komuniteti drejt punësimit.

“Duhet të ketë diskriminim pozitiv në procesin e rekrutimit të këtyre individëve, pasi vetë ata ndodhen në kushte jo të njëjta socialo-ekonomike me të tjerët”, theksoi Vasilika Laçi nga Ambasada Britanike në Shqipëri.

Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Robert Gajda shtoi se diferencimi ndaj anëtarëve të këtij komuniteti është i dukshëm, edhe pse nuk pranohet nga institucionet.

“Edhe pse organet publike thonë se nuk kanë të dhëna lidhur me përkatësinë etnike të aplikantëve, ata sërish përdorin diferencimin, për shkak të njohjeve informale që kanë”, u shpreh Gajda.

“Sipas nesh ndjekja juridike e këtyre rasteve të diskriminimit ka rezultuar e sukessheme, pasi i vë institucionet përballë zbatimit të ligjit ose përndryshe pagimit të dëmshpërblimit me vendim gjykate, në rast diskriminimi”, shtoi ai mbi mjetet juridike të nevojshme që ndikojnë në ndërgjegjësim të institucioneve publike ndaj këtij fenomeni./REPORTER.AL 

egjiptianet

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen