LIVE UPDATES
Aktualitet

Nuredin Dumani flet sërish: Takova në ullishte me Arjan Spahinë, ai më çoi tek Erjon Alibej

Janë takuar natën në një zonë të mbjellë me ullinj në Fushë-Mbretit. Përpara hetuesve të BKH-së, Dumani ka treguar se Arjani i kishte kërkuar Dumanit, llogari se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, si dhe tek vrasja e Andi Zylyfit në Peqin.

13 Qershor 2022, 18:41 Nga k.m.
Nuredin Dumani flet sërish: Takova në ullishte me Arjan Spahinë,
Nuredin Dumani

ELBASAN- Një takim sekret, një letër dhe disa emra në të kanë sjellë një varg me viktima. Në një takim sekret që ka zhvilluar Nuredin Dumani me Arjan Spahinë, i cili u ekzekutua më pas në Belgjikë në nëntor 2020, tregon për një kontratë vdekjesh, të lidhur mes Erjon Alibej, Arjan Spahisë dhe Nuredin Dumanit. Gazetari Elton Qyno në një shkrim për "Oranews", ka zbardhur më shumë detaje lidhur me dëshminë e radhës që Nuredin Dumani ka dhënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ky takim është ndërmjetësuar nga Eljo Bitri, njeri ky i afërt i klanit “Çapja” në Elbasan. Janë takuar natën në një zonë të mbjellë me ullinj në Fushë-Mbretit. Përpara hetuesve të BKH-së, Dumani ka treguar se Arjani i kishte kërkuar Dumanit, llogari se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, si dhe tek vrasja e Andi Zylyfit në Peqin.

Për 1 orë e gjysmë, Dumani thotë se e ka sqaruar Arjan Spahinë, vëllanë e kunatit të Erion Alibejt se ai nuk kishte lidhje, dhe se nuk ishte i përfshirë në këto vrasje. Në fund, Spahiu, është bindur në këtë takim në sinqeritetit e Dumanit, dhe në fund i ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim, për eliminimin e personave që kishin marrë pjesë në ngjarjen, ndaj Endrit/Enea Alibejt ose siç thirrej ndryshe me nofkën “Tarzani”. Sipas Spahisë, personat si Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza, Kel Kamami ose “Keli i Kiçit” dhe vëllezërit, Hajdar Çopja, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, duhet të eleminoheshin. E se këtë gjë, duhet dhe mund ta bënte vetëm Nuredin Dumanit.

“…unë në takim i thashë Arjanit se kush e kishte bërë porosinë dhe kush e kishte kryer ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh, vrasjen e vëllezërve Baho në Peqin dhe vrasjen e Andi Zylyfit…” - shprehet Dumani.

Mirëpo takimi nuk ka përfunduar me aq, pasi po atë natë ka takuar edhe vëllanë e viktimës në masakrën e Bradasheshit. Arjan Spahiu i ka kërkuar Dumanit, që po atë mbrëmje të takohej me Erjon Alibej në shtëpinë e tij, e për shoqëri ka shkuar edhe Eljo Bitri. Erion Alibej fshihej në një apartament që ndodhet në një pallat në Elbasan.

Aty Dumani tregon se i kanë kërkuar bashkëpunim dhe të bëheshin bashkë në një krah, pasi kishin kundërshtarë të përbashkët, Talo Çelën. Arjani dhe Erjoni, në këtë marrëveshje do siguronin investimin dhe i ofruan Dumanit që ti binte vëllezërve Çopja që jetojnë në Dubai dhe secilit që ka marë pjesë në vrasjen e njerëzve të tyre. E po atë natë, i ka dhënë edhe disa "dhurata", njëra prej tyre, 50 mijë euro, me prerje 50. 

“…në s’pastrimin e emrave të kësaj liste që Dumani ra dakord me Arjan Spahinë dhe Erjon Alibej, hynin në lojë Eljo Bitri, Klevis Alla, Henrik Hoxha dhe Asllan Plaku… Kam marrë kontakt me Erjonin për të folur në aplikacionin “Sky” me një telefon të dhuruar nga ai, duke qëndruar në kontakt me të dhe Arjan Spahiun përgjatë gjithë kohës,” - thotë Dumani.

Në dëshmi tregohet se pasi ka bërë bashkë të gjithë grupin e djemve, Dumani, ka pasur si synim të vriste të parin Altin Ndocin, por këtë gjë s’duhet ta bënte tek lagjia e tij në Durrës. Për vrasjen e Altin Ndocit, Klevis Alla, i është vetëofruar, pasi Ndoci disa kohë më parë e kishte rrahur për një borxh 3 mijë euro.

“…unë doja që Klevisi ta takonte vazhdimisht Altin Ndocin, pasi kjo më interesonte që ta mbaja në mbikqyrje, duke ja dhënë borxhin avash-avash. Dhe Klevisi për këtë gjë, ra dakord që të më vinte në dijeni për lëvizjet e Ndocit…” - tregon Dumani. E ndërsa Klevis Alla merrej me Ndocin, Dumani ka organizuar vrasjen e Dorjan Shkozës në Durrës. Në gjithë këtë luftë për hakmarrje, mbeti i vrarë dhe një person i pafajshëm Anxhelo Avdia.

nuredin dumani spak operacioni plumbi i arte erion alibej

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen