23 Shkurt 2024, 22:28
Nga N.F
Foto ilustruese
DIVAJKË- Viti 2024 ka sjellë një sërë skandalesh të abuzimeve seksuale me të mitur. Një plagë shoqërore që duhet të kthehet në kambanë alarmi për të gjithë vendin. Ngjarja më e bujshme ishte ajo e Divjakës, e cila u zbulua nga Piranja Kamila Xhakaj pas denoncimit në redaksinë tonë. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, gazetarja e Piranjave niset drejt Roskovecit për t’u takuar fillimisht me prindërit e 13-vjeçares që ishte rrëmbyer nga Aranit Arapit, 35 vjeç.
‘Më kanë njoftuar nga shkolla se vajzën e kanë rrëmbyer gjatë pushimit të madh. Fola me zyshën kujdestare dhe më pas bëra denoncimin në policinë e Fierit, që më thane se do ta gjenim shpejt vajzën. Nuk bënë asgjë, vajza më mori në telefon pas 4-5 ditësh dhe tregoi pas shumë gënjeshtrash.
‘U munduam ta bindim të kthehej, por nuk donte dhe shprehej se do të vriste veten. Shkuam në Polici dhe më tha se vetëm e vdekur kthehem në shtëpi. Policia tha lërë të shkojë se nuk ke çfarë i bën’, tregoi babai i verbër i vajzës në lidhje me situatën.
Më pas ai nuk u dorëzua, por vazhdoi punën bindëse me vajzën, por më kot. ‘Vajza ishte në një shtëpi me 9 anëtarë. Punonte në sera. Folëm dhe me Aranit Arapin dhe familjen e tij, por nuk pranuan ta sillnin vajzën në shtëpi’. Duke dëgjuar versionin e prindërve, vendosëm t’i shoqëronim drejt shtëpisë së Aranit Arapit dhe të ballafaqoheshin me to, me kamera të fshehta. Në bisedën që kanë prindërit me Aranit Arapin dhe familjarët e saj, kuptohet qartë se nuk duan ta kthejnë vajzën.
‘Vajza nuk do të kthehet dhe kjo është fjala ime e fundit. Ti nuk e merr sepse është nusja ime dhe nëse nuk ka dëshirë nuk kthehet’, thotë Araniti në momentin që babai i vajzës i kërkon llogari për rrëmbimin e saj në shkollë dhe kthimin në shtëpi.
Duke pare që e gjitha tentativa për të bindur Aranitin është e kotë gazetarja Kamila Xhakaj vendos të ndërhyjë së bashku me Policinë. Piranja ka një përballje mjaft të nxehtë me pedofilin dhe vajzën e mitur, ndërkohë që uniformat blu e shoqërojnë pas hekurave.
piranja pedofil divjake
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 22:12
N.F
Kryetarja e bashkisë Roskovec
ROSKOVEC- Në çdo fundvit njësitë e qeverisjes vendore mbledhin këshillin bashkiak për t&...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 22:07
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Sondazhi i fundit i “Barometrit” në Euronews Albania, i ka vendosur qytetarët përballë pyetjev...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 22:01
h.k
Foto ilustruese
TUFINË-Piranjat e kanë nisur sezonin e ri me një investigim të fortë që duhet të ketë reagim t&eum...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 21:57
N.F
Shkolla
ELBASAN- 20-vjeçari, Andi Dybeli, nxënës i Shkollës së Mesme Profesionale “Ali Myftiu”, Elbasan ka shpr...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 21:41
N.F
Droga e zbuluar
ANGLI- Një 42-vjeçar shqiptari është vënë në pranga nga autoritet angleze pasi kishtë shndër...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 20:29
h.k
Foto ilustruese
SERBI-Një shtetas serb është arrestuar nga autoritetet vendase atje, pasi dyshohet se spiunonte për llogari të Sh...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 19:44
N.F
Pamje nga vendi ku u varros 50-vjeçari
DURRËS- Pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë ditën e sotme në Durrë...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 19:27
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për 34-v...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 18:08
h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit. Nga detajet e re...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 17:41
N.F
Bledar Dedja
ITALI- Pas më shumë se një muaj hetimesh për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja është v&eu...