LIVE UPDATES
Aktualitet

Oficerët e BKH hyjnë në ambientet e Ora News, Farudin Arapi: Nga sot televizionin e kemi ne në menaxhim

Sot, kanë detyrë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për t'i vendosur sekuestro pasuritë e Ylli Ndroqit.

4 Nëntor 2022, 10:42 Nga k.m.
Oficerët e BKH hyjnë në ambientet e Ora News, Farudin Arapi: Nga
Faraudin Arapi

TIRANË- Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë hyrë në ambientet e "OraNews" mëngjesin e sotëm. Përfaqësues të policisë së Shtetit dhe të BKH-së ndodhen në ambientet e RTV Ora për të kryer ekzekutimin e vendimit të gjykatës, ndërsa administratori i shtetit Faraudin Arapi po mban një takim me drejtuesit e televizionit dhe përfaqësues të policisë dhe byrosë.

"Do bëjmë inventarin e pasurisë. OPGJ dhe BKH do dokumentojë me foto deri në zbardhjen e dokumentave. Do të vazhdojmë me grupin e specialistëve që të bëjmë inventarin derisa të shpallet vendimi përfundimtare ne ta mirëadministrojmë këtë pasuri. Nuk dua që askush të më largohet nga pozicioni i punës. Deri në fund do të jem pjesë e veprimtarisë që ka ky institucioni. Asnjë nuk duhet ta mendojë që "o ç'po ndodh?", janë procedura që duhen kryer. Të qëndrojmë në krye të punës dhe të operojmë me këto shkallë të caktuara për të kryer inventarizimit që të keni kopje ju dhe ne si institucion. Unë them që do e kem mirëkuptimin tuaj për të vazhduar. Nuk do lejoj njëri që të ulet dhe të me diktojë. Do të vazhdoni siç jeni deri më tani. Unë edhe se kam patur mendime për të qëndruar më larg, por mendoj se do të jem pjesë e juaja. Ju mbështes dhe ju premtoj se do të jemi një dhe të pandarë. Nuk paragjykoj askënd. Nuk shpreh konsideratë apo vlerësim. Ju falenderoj që jeni pjesë, ju lutem më ndihmoni që ta kryejmë këtë procedurë që të kryejmë edhe procedurat e tjera. Faraudin Arapi: Nuk do të lejoj askënd që në këtë proces të diktojë në programacion etj. Vijoni sic jeni tani. I takon sektorit juridik të kryejë zbatimin e vendimit. Mendoj se duhet të jem pjesë e juaj. Ju mbështes dhe do jemi bashkë deri në përfundim të hetimit e gjykimit përfundimtar. Nuk dua të më dëmtohet asnjë vlerë. Askush të mos largohet nga pozicioni që ka. E konsideroj veten pjesë tuaj dhe do të vijoj të jemë pjesë e mirëadministrimit që ka ky institucion. Të gjithë bashkë me kolektivin tuaj i kemi mundësitë të qëndrojnë në krye të detyrës. Nuk mendoj që gazetarët do e marrin parasysh faktin që thoni ju që mos u trembni se shteti është me ju. Nuk kam asgjë kundër jush,"-është bërë me dije ndër të tjera nga administratori Faraudin Arapi.


Ndërkohë që është marrë në pyetje nga drejtori  i Informacionit në RTV Ora, Brahim Shima, i cili ka kërkuar pavarësi lidhur me anën editoriale që ndjekin dhe asnjë ndikim nga ana e administratorit në kronikat e lajmeve dhe tematikat që ata drejtojnë. 

Brahim Shima: Do kemi ndikim nga ana editoriale?

Administratori: Absolutisht jo!

Brahim Shima: Pyetja është sa nga gazetarët do të jenë të lirë që ta bëjnë punën siç është bërë deri më sot. Shteti deri më sot për këtë media nuk ka bërë asgjë vetëm ka shantazhuar. Gazetarët nuk kanë qenë të qetë në këto dy vite. Shantazhi ka vijuar deri më sot. Por të mos gënjejmë veten. Situata e gazetarëve është e vështirë. Nuk punon vetëm për kontratë. Kontrata e punës është e fundit që mendojnë. Për dy vjet na është dashur shumë mund të marrim reklamat. Kompanitë janë të trembura, u bëhet presion të mos sjellin reklama.

Administratori: Nuk kam ndërmend që t'ju ndërhyj, por as edhe t'ju pengoj. Do vazhdoni punën me të njëjtën kërkesë si deri më tani. Nëse iu pengon dikush tjetër do të më keni si mburojën tuaj që nuk do të lejoj ndërhyrjen në punën tuaj. Edhe kur të marrë vendimi një formë të prerë do të flasim sërish. Ju garantoj që askush të mos ndërhyjë tek liria e medias dhe garancia e kontratave me reklamat.

Brahim Shima: Shteti deri më sot për këtë media nuk ka bërë asgjë vetëm ka shantazhuar.

sekuestrohet ora news ylli ndroqi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen