LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacion ANTIKANABIS 'Trushi'/ ‘Shtëpi bari’ në Shkodër, arrestohen babë e bir dhe nipi (EMRAT)

Të arrestuarit janë Lorenc Trieshi 34 vjeç nga Fushë-Kuqja e Kurbinit, i cili u kap në flagrancë brenda banesës, si dhe babë e bir Dedë Laca 64 vjeç dhe Anton Laca 37 vjeç.

18 Tetor 2023, 09:09 Nga A.B
Operacion ANTIKANABIS 'Trushi'/ ‘Shtëpi bari’ në
Policia

SHKODËR-Një shtëpi bari është zbuluar nga policia në fshatin Trush të Bushatit në Shkodër. Gjatë operacionit të koduar “Trushi”, policia arrestoi në flagrancë 3 persona si të dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe procedoi në gjendje të lirë 3 persona të tjerë. Bimët narkotike kanabisi sativa ishin kultivuar në vazo në një banesë të pabanuar, në hyrje dhe në 4 dhomat e saj.

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, në një konferencë për shtyp, bëri të ditur se në banesë ishte instaluar një sistem i përparuar elektrik dhe i kondicionimit që shërbenin për kultivimin e kanabisit në vazo me anë të llambave.

Të arrestuarit janë Lorenc Trieshi 34 vjeç nga Fushë-Kuqja e Kurbinit, i cili u kap në flagrancë brenda banesës, si dhe babë e bir Dedë Laca 64 vjeç dhe Anton Laca 37 vjeç. Ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Trush i Poshtëm, lexuesi i matësit elektrik dhe elektriçisti i zonës.

Në banesën që shërbente si shtëpi bari kishte lidhje të paligjshme të energjisë. Policia sekuestroi 82 llamba, 5 aspiratorë, 123 bimë narkotike për ekspertizë, 2 mjete lundruse jetski, 1 kallashnikov dhe 2 karikatorë me fishekë, 1 armë gjahu dhe 2 makina Range Rover dhe Mercedes-Benz.

DEKLARATA E PLOTË:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në terrene të hapura ose në ambiente të mbyllura.
Pas përfundimit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, me përdorimin e dhjetëra dronëve të cilësisë së lartë, mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nga informacionet prej monitorimit ajror të GDF-së dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, gjatë këtij viti, u asgjësuan 158 621 bimë narkotike të kultivuara në tokë dhe 41 883 fidanë të kultivuar në kubikë, të cilët janë konstatuar që në fazën fillestare. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar penalisht 74 autorë.

Paralelisht, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar punën duke ushtruar kontrolle në ambiente të mbyllura në të cilat ka tendencë për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se në fshatin Trush i Poshtëm, njësia administrative Bushat, një banesë e pabanuar ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Trushi”.

Gjatë operacionit u zbulua se banesa e pabanuar ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. Në pjesën hyrëse të banesës dhe në katër dhomat e saj u gjetën dhjetëra bimë narkotike të kultivuara në vazo, me anë të llambave elektrike.

Nga këqyrja e ambienteve të banesës, përveç bimëve narkotike të kultivuara në vazo, u konstatua një sistem i përparuar elektrik dhe kondicionimi, i cili ishte i montuar në të katërta dhomat e banesës dhe në hyrje të saj.
Në momentin e ndërhyrjes nga ana e shërbimeve policore, në banesën e përshtatur si laborator, u kap në flagrancë duke u kujdesuar për bimët narkotike, shtetasi Lorenc Trieshi, 34 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Po nga këqyrja e banesës u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, që shërbente për furnizimin e pajisjeve elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 82 llamba dhe aparate të ndryshme elektrike, 5 aspiratorë, si dhe u morën për ekspertim 123 bimë narkotike që ishin kultivuar në vazo.

Gjithashtu, nga kontrolli përreth banesës, në një ambient tjetër të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike, u gjetën 2 mjete lundruese tip “Jet Ski”, pa dokumentacion.

Nga veprimet e shpejta në vendngjarje, u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht shtetasit: Dedë Laca, 64 vjeç dhe djali i tij Anton Laca, 36 vjeç, të cilët u kapën menjëherë dhe u ndaluan nga shërbimet e Policisë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi i kapur në flagrancë në banesën e përshtatur, Lorenc Trieshi, është nipi i shtetasit Dedë Laca. Në përfundim të hetimeve paraprake u bë arrestimi në flagrancë i këtyre 3 shtetasve, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me fishekë, 1 armë gjahu sportive, 2 automjete, tip “Range Rover” dhe tip “Benz”, prodhime të viteve të fundit.
Në vijim të operacionit u shoqëruan në ambientet e Policisë, kryetari i fshatit Trush i Poshtëm, shtetasi K. D., 38 vjeç, lexuesi i matësve elektrikë në zonë, shtetasi Z. N., 26 vjeç, si dhe elektricisti i zonës, shtetasi F. H., 29 vjeç, ndaj të cilëve u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë po i kushtohet zbatimit të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla dhe vijimit të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave apo për të rekrutuar nxënës, me qëllim ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale, siç ishin rastet në 2 shkolla të qytetit të Shkodrës, me 2 nxënës që shpërndanin lëndë narkotike në këto shkolla, si dhe mbanin me vete mjete prerëse.
Në këtë kuadër, strukturat policore në të gjithë qarkun po bashkëpunojnë me oficerët e sigurisë në shkolla dhe me stafet pedagogjike, duke ushtruar kontrolle me qëllim parandalimin e futjes në shkolla, të lëndëve narkotike dhe të sendeve të kundërligjshme.

Siguria në shkolla dhe mbajtja pastër e tempujve të dijes, nga fenomenet negative që tentojnë të shtrijnë tentakulat në këto ambiente, janë prioritare për Policinë, ndaj do të intensifikojmë bashkëpunimet me institucionet arsimore, oficerët e sigurisë, pushtetin vendor dhe institucionet e tjera përgjegjëse, me qëllim zbatimin me korrektësi të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, konkretisht strukturat hetimore, janë duke punuar intensivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të veprave penale dhe kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar. Në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të japin informacion dhe të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar atyre anonimat të sigurtë, reagim të shpejtë dhe profesional.
Faleminderit!

shtepi bari ne shkoder

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën