LIVE UPDATES
Aktualitet

Nisin kritikat për Izraelin/ Presidenti i Këshillit të BE-së: Bllokada e Gazës nuk përputhet me të drejtën ndërkombëtare

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e konsideron të paligjshme bllokadën totale të Izraelit ndaj Rripit të Gazës. Por jo të gjithë pjesëmarrësit në samit mendojnë kështu.

18 Tetor 2023, 09:08 Nga A.B
Nisin kritikat për Izraelin/ Presidenti i Këshillit të
Mbledhja

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e konsideron të paligjshme bllokadën totale të Izraelit ndaj Rripit të Gazës. Por jo të gjithë pjesëmarrësit në samit mendojnë kështu.

Ishte takimi i parë virtual i krerëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së që nga fundi i pandemisë së koronavirusit. Secili nga pjesëmarrësit sërish ndodhej në zyrën e vet ose diku në udhëtim: Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte në Izrael, kryeministri hungarez Viktor Orban në Kinë. Në Bruksel në sallën e zbrazur të godinës së Europës presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, koleget dhe kolegët ishin mbledhur me ngut përpara një monitori të madh. Nëse tema e samitit të posaçëm, do të mund të ishte bërë shaka duke kujtuar situatat e çuditshme nga koha e pandemisë kjo duket tashmë e largët. Në Bruksel bëhej fjalë për terrorizmin dhe kryesisht për luftën e Izraelit kundër Hamasit palestinez, të klasifikuar nga BE, SHBA dhe shtete të tjera si organizatë terroriste e të gjithë ishin seriozë.

Michel: Bllokada e Izraelit nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Me një minutë heshtjeje kryetarët e shteteve dhe të qeverive përkujtuan dy suedezët e vrarë të hënën nga një islamist, që mendohej se vinte nga Maroku, e që u vra në Bruksel. Po ashtu pjesëmarrësit nderuan viktimat e sulmit terrorist të Hamasit islamist ndaj Izraelit përpara dhjetë ditësh si dhe qindra viktimat nga radhët e popullsisë civile në Rripin e Gazës. Presidenti i Këshillit të BE-së, Michel dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ritheksuan deklaratën, se Izraeli ka të drejtë të mbrohet ndaj Hamasit dhe sulmuesve të tjerë, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare.

“Bllokada totale e Rripit të Gazës nga Izraeli nuk përputhet me të drejtën ndërkombëtare”, tha Charles Michel. Ursula von der Leyen nuk donte ta formulonte kështu. Ajo në vend të kësaj rekomandoi, të lexohej një deklaratë e përbashkët e shteteve të BE-së. Në të kritika e Michelit nuk është përfshirë.

Në emër të BE-së Michel kërkoi të sigurohet ujë, ushqime dhe kujdes mjekësor për 2,1 milionë banorët e Rripit të Gazës, që qëndrojnë tani kryesisht në jug të vendit, pasi Izraeli u bëri thirrje të largohen nga pjesa veriore.

Furnizimi bazë për popullsinë civile

“Nuk është kontradiktore që të mbështesësh Izraelin dhe të kujdesesh për nevojat humanitare për palestinezët”, tha Ursula von der Leyen. Ndaj BE-ja do ta rrisë mbështetjen financiare për ndihmat humanitare, për të krijuar një urë ajrore për furnizimin me ndihma. Ndërsa financimet për ndihmën e zhvillimit për infrastrukturën dhe të tjera projekte do të rishqyrtohen. Jo vetëm selia e BE-së në Bruksel, por edhe vendet anëtare duhet të rishqyrtojnë ndihmat e tyre.

Të lirohen pengjet, të hapet kufiri për të huajt

Kalimi kufitar Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, familje palestineze presin pas gardhit të kufirit për t’u larguarKalimi kufitar Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, familje palestineze presin pas gardhit të kufirit për t’u larguar

BE i bën unanimisht thirrje Hamasit për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të 200 pengjeve. Egjiptit i bëhet thirrje të hapë kufirin në Rafah për kalimin e ndihmave në Rripin e Gazës. Të huajt duhet të lejohen të kalojnë përmes pikëkalimit Rafah, bëri thirrje Charles Michel. Edhe dhjetra qytetarë të BE-së janë bllokuar në Rripin e Gazës. Për palestinezët Egjipti nuk do ta hapë kufirin, sepse nuk do të ketë refugjatë në vend, tha Presidenti i Këshillit të BE-së. Në mënyrë indirekte nga qendrimi i Michel u kuptua se kishte një farë mirëkuptimi, pasi shumë refugjatë në Egjipt do të tentonin më pas drejt Europës duke e rritur presionin prej migracionit.

Në emër të BE-së dhe pas sulmeve terroriste në Francë dhe në Belgjikë gjatë ditëve të fundit, Charles Michel, Ursula von der Leyen dhe presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëruan, se terrori islamist po kthehet në Europë.

“Ndaj është shumë e rëndësishme, që të zbuten tensionet në rajon”, nënvizoi Ursula von der Leyen. Ofensiva në pritje në terren e Izraelit ndaj Rripit të Gazës dhe viktimat e mundshme në radhët e popullsisë civile mund të shkaktojnë rritjen e tensioneve dhe radikalizimin në Europë, druajnë diplomatët e BE-së.

Kryeminstri i Hungarisë injoron unitetin

Në deklaratën e tyre të samitit anëtarët e BE-së theksojnë unanimitetin dhe vendosmërinë. Charles Michel tërhoqi vëmendjen, se vendosmëri e ngjashme po tregohet edhe në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj për mbrojtje nga agresioni i Rusisë. Por nuk shkonte aspak në këtë frymë mungesa e një kryeministri të BE-së, hungarezit Viktor Orban, i cili ndodhet në Pekin duke shtrënguar duart miqësisht me presdientin rus Vladimir Putin. Putin dhe Orban, që vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të ngushta ekonomike, u takuan në Pekin në samitin e investimeve në kuadrin e Rrugës së Mëndafshit.

Në Bruksel presidentja e Komisionit të BE-së u përpoq ta llustrojë këtë imazh devijues. Ajo akuzoi Rusinë, se po instrumentalizon luftën e Izraelit kundër Hamasit për propagandën e vet kundër Ukrainës dhe për të diskretituar Europën.

Ne do të qendrojmë njëkohësisht krah Izraelit dhe Ukrainës, tha Ursula von der Leyen: “Disa besojnë, se mund të na e shkëpusin vëmendjen prej Ukrainës. Por ne do t’u tregojmë, që e kanë gabim: Ne do të mbështesim miqtë tanë, aq sa ata e kanë këtë të nevojshme.”/ DW

charles michel be

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje