Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në shtëpinë e Klajdi Hakës mësohet se është gjetur një armë zjarri pistoletë.
NIKËL- Në vijim të operacionit tëdjeshëm ku u arrestua "i forti i Niklës", Marklen Haka, mësohet se është arrestuar dhe 21-vjeçari Klajdi Haka. Ky i fundit është vënë nën akuzën se fshihte në banesën e tij të shumëkërkuarin. Në shtëpinë e Klajdi Hakës mësohet se është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi Klajdi Haka, 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Kush është Marklen Haka?
Marklen Haka, 33 vjeç, anëtar i bandës së Niklës, është i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale teksa i ka mbijetuar disa atentateve. Në atentatin e kryer ndaj tij në vitin 2019 mbeti e vrarë halla e tij, 50-vjeçarja Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah sepse ishte në oborr kur filluan të shtënat. Ndërsa në janar të vitit 2022 ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona, por sërish u lirua. Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20-vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.
Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet. I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar dhe Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur të fajshëm. Për vrasjen, mediat asokohe flisnin për dy pista.
Fillimisht u dyshua dhe Markleni vrau Nadien Zenelin në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e vëllait të tij, Rolandit, kur ai vetë ishte vetëm 13 vjeç. Dyshimet e familjes binin pikërisht mbi Nadien Zenelin, të cilin familja Haka e akuzoi se kishte prerë në besë, edhe pse për disa vite ai ka pasur lidhje krushqie me familjen në fjalë. Viktima e vrasjes në Bllok, Nadien Zeneli, ka qenë i martuar me kushërirën e të dyshuarit, me të cilën ishte i divorcuar. Megjithatë nuk kishte prova të mjaftushme.
Mirëpo kjo nuk do ishte hera e fundit që Haka do të prangosej. Më 12 shtator të vitit 2018, Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë përfunduan në Polici. Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie. Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. Dy muaj më pas e plagosën. Po ashtu, Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.
Esmerald Balla dhe bashkëpunëtori i dyshuar DURRËS- Paraditen e sotme ka nisur dhe po zhvillohet në Gjykatën e Durrësit ...
Foto ilustruese ELBASAN-Një përplasje fatale ndodhi mbrëmjen e shkuar në aksin “Elbasan-Librazhd”, ku një 55...
Foto ilustruese TIRANA- Turizmi, edhe këtë vit, pritet të ketë bilanc pozitiv, duke tejkaluar vitin më të mirë historik ...
Foto ilustruese TIRANA- Një treg që duket se do të ketë rikthim më të plotë vitin tjetër janë nordikët. K...
Foto ilustruese TIRANA- Dita e sotme do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti para...
KOPERTINA E LIBRIT TIRANË- Aktivisti i shoqërisë civile, Briken Fejzullai përmes një postimi në Facebook, ka treguar një...
perballja TIRANË- Marklen Haka i rreshtuar si një nga eksponentët kryesorë të botës së krimit në vendin ësht&e...
fotot ilustruese TIRANË- Policia ka saqaruar ngjarjen pas denoncimit mbrëmjen e sotme se në zonën e njohur si “Rruga e Qelqi...
foto ilustruese MALIQ- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Maliqit, konkretisht pranë fshatit Rë...
foto ilustruese TIRANË- Ermal Onuzi do të jetë kreu i ri i Gardës së Republikës. Ky emërim i tij vjen pas dorëheqje...