Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Policia thotë se janë ekzekutuar masat e sigurisë arrest me burg për 15 pjesëtarë të grupit, ndërsa vijon puna për arrestimin e 16 të tjerëve. Ndërkohë 5 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin anti-drogë. Blutë bëjnë me dije, se në kudër të operacionit të koduar “Final” janë identifikuar 36 persona, pjesëtarë të grupeve, të cilët të veçuar ose në grupe, shisnin lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme.
Policia thotë se janë ekzekutuar masat e sigurisë arrest me burg për 15 pjesëtarë të grupit, ndërsa vijon puna për arrestimin e 16 të tjerëve. Ndërkohë 5 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.
Në pranga kanë rënë, Arsen Shahollari, Ilir Baruti, Visar Alla, Xhemal Gjoka (Boja), Jurgent Ibrahimi, Ermond Osmani, Aljon Çezma, Abdulla Gega, Klevin Nika, Albi Çela, Saimir Duraj, Edison Mera, Eris Hoxha, Emra Idrizi dhe Glerjan Hoxhalli.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 60 kg e 300 gramë kanabos, 2 kg e 50 gramë Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet pas 3 muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Final”. Goditen disa grupe që shitnin lëndë narkotike.
Identifikohen 36 shtetas, pjesëtarë të grupeve, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 15 pjesëtarë të grupit. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 16 të tjerëve. 5 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.
Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 60 kg e 300 gramë Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Si rezultat i punës hetimore intensive të kryer gjatë 3 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Final”, për goditjen e disa grupeve që shitnin lëndë narkotike. Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 15 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht:
-A. Sh., 31 vjeç; I. B., 66 vjeç; V. A., 29 vjeç; Xh. Gj(B)., 26 vjeç; J. I., 28 vjeç; E. O., 47 vjeç; A. Ç., 42 vjeç; A. G., 41 vjeç; K. N., 26 vjeç; A. C., 21 vjeç; S. D., 32 vjeç; E. M., 29 vjeç; E. H., 25 vjeç; E. I., 30 vjeç; G. H., 37 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, gjatë periudhës hetimoe dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë, janë gjetur dhe sekuestruar: 60 kg e 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, 14 celularë, peshore elektronike dhe 3 automjete.
Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit: A. M., E. K., A. K., E. M. dhe I. C.. 16 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtyre grupeve, janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
LEZHË- Islor Islami, drejtor i policisë në Lezhë ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij drejtues pas zbulimit të ambi...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i nisur të martën në Tiranë për shpërndar...
MAT- Tre persona janë vënë pranga, pasi kishin përshtatur tre ambiente për zhvillimin e lojërave të fatit me makineta ...
Pas një dekade luhatjesh dhe një stabilizimi, Shqipëria po dëshmon një rritje shqetësuese të rasteve të reja me HIV. S...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vra...
TEPELENË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Memaliaj, ku viktimë mbe...
Endri Goxhaj TEPELENË- Personi që shihni në foto është Endri Goxhaj, 30-vjeçari i cili u vra mbrëmjen e sotm...
TEPELENË- Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i vrasjes në Tepelenë është Donald Nela, i cili ësht&e...
Foto ilustruse TEPELENA- Policia ka dhënë më shumë detaje për vrasjen e cila ndodhi minuata e fundit në Memeliaj. Përmes...
Projekti i Bashkisë së Vlorës për ndërtimin strehëzës për qentë endacakë ka hapur një debat të for...