5 Qershor 2026, 09:28
Nga D.S

TIRANË- Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh janë arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohen drejt Shqipërisë ditën e sotme.
Mes personave që do të sillen për tu përballur me drejtësinë janë Kristo Qirici, Shkelzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj, Devit Patrut dhe Merxhan Çeliku. Ky operacion shënon një tjetër goditje ndaj grupeve kriminale, duke mundësuar sjelljen e këtyre individëve në vend për të vuajtur dënimin për veprat penale të kryera.
Policia e Shtetit:
"Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale. 6 shtetasit ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave. Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen sot, në Shqipëri, shtetasit:
-K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; A. P. alias Sh. P., 38 vjeç dhe D. P. alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
-I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; -M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.", njofton Policia./Dosja.al
Aktualitet
5 Qershor 2026, 09:12
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Gazeta ekonomike ndërkombëtare, Financial Times i ka bërë jehonë protestave në vend.
Gazet...
Aktualitet
5 Qershor 2026, 08:59
D.S
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin tragjik në Maliq, ku përplasja me 43-vjeçarin Viol...
Aktualitet
5 Qershor 2026, 08:42
D.S
SARANDË- Një operacion i koordinuar mes Policisë së Sarandës dhe forcave të FNSH-së ka përfunduar me ndërhyr...
Aktualitet
5 Qershor 2026, 08:28
D.S
AUTOMJETI I AKSIDENTUAR
DELVINË- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në zonë...
Aktualitet
5 Qershor 2026, 08:20
D.S
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian
MALI I ZI- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe ata të Ballkanit Perëndimor jan&e...
Aktualitet
5 Qershor 2026, 08:17
D.S
Enea Mekolli
KORÇË- Sot, qyteti i Pogradecit i jep lamtumirën e fundit Enea Mekollit, dëshmorit që humbi jetën&n...
Aktualitet
5 Qershor 2026, 07:50
D.S
TIRANË- Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajonal dhe nismave për lëvizjen e lirë,...
Aktualitet
5 Qershor 2026, 07:40
D.S
KRUJË-Forca të shumta policore nga Kruja dhe Tirana kanë nisur një operacion masiv në orët e para të ditës së sot...
Aktualitet
5 Qershor 2026, 07:35
D.S
Foto ilustuese
TIRANË- Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material d...
Aktualitet
5 Qershor 2026, 07:24
D.S
Foto ilustuese
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si...