22 Mars 2025, 11:06
Nga E. D
foto ilustruese
KORÇË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin “Cazino” të zvilluar në Korçë. Bëhet e ditur se në kuadër të këtij operacioni në pranga kanë rënë shtetasit Klajdi Leka, Gjergji Panolli, Alfred Male, Leonard Muçollari, Elton Ryka, Elton Sovjani, Ermir Kanollari, Mateas Kanollari, Rudenc Mucollari, Agron Tushini. Siç raporton policia këta shtetas u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me kompjutera dhe me celularë.
Nga ky operacion janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 monitorë kompjuterësh, 13 aparate celularë, tableta, si dhe një sasi parash. Gjithashtu policia bën të ditur se tre prej të arrestuarve janë pronarë lokalesh.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/ Kontrolle masive në lokale dhe ambiente që dyshohej se përdoreshin për të ushtruar veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Cazino”
Vihen në pranga 10 shtetas, (3 prej tyre pronarë lokalesh pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me kompjutera dhe me celularë dhe 7 të tjerë klientë duke luajtur lojëra fati). Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 9 monitorë kompjuterash, 13 aparate celularë, tableta, si dhe një sasi parash.
Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Cazino”.
Në kuadër të operacionit masiv janë evidentuar dhe goditur 3 raste të lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterave dhe aparateve celularë, ku është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-K. L., 21 vjeç, Gj. P., 36 vjeç, dhe A. M., 57 vjeç banues në Korçë dhe Mborje, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
– L. M., E. R., E. S., E. K., M. K., R. M., dhe A. T., për veprën penale ” Organizimi i lotarive të palejuara”, të gjithë banues në Korçë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë operacionit duke organizuar dhe luajtur nëpërmjet makinaleve lojra fati dhe duke vënë baste sportive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
policia e orces
Aktualitet
22 Mars 2025, 10:55
r.ll
kryegjyshi botëror i bektashinjve
TIRANË- Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka uruar sot të gjithë be...
Aktualitet
22 Mars 2025, 10:25
E. D
foto ilustruese
FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Ilir Nukajn, i cili dhunoi brutalisht një çift të moshuaris...
Aktualitet
22 Mars 2025, 08:30
r.ll
kryegjyshata e bektashinjve
TIRANË- Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhi...
Aktualitet
22 Mars 2025, 07:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Humbja e konkurrueshmërisë, e ndikuar nga shtimi i kostove, po detyron disa prodhues shqiptarë që graduali...
Aktualitet
22 Mars 2025, 07:19
r.ll
silvio gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndan në një intervistë të posa...
Aktualitet
22 Mars 2025, 07:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Fundjava nis me mot të kthjellët. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se gjatë dit...
Aktualitet
21 Mars 2025, 22:52
r.ll
pamje nga stadiumi
LONDËR- Pankarta dhe banderola me mesazhe të ndryshme janë shfaqur mbrëmjen e sotme nga tifozët shqiptarë...
Aktualitet
21 Mars 2025, 22:48
N.F
Pogradec
POGRADEC- Myzejen Roko nga Pogradeci, është një grua pjesë e komunitetit rom, e divorcuar që mes sakrificash ka rrit...
Aktualitet
21 Mars 2025, 22:37
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Thannhausen në Gjermani. Një 54-vje&cced...
Aktualitet
21 Mars 2025, 22:24
N.F
27-vjeçarja invalide
KAMËZ- Franci, një 25-vjeçar i cili banon në Fushë-Mzez, së bashku me babain e tij, &ccedi...