4 Tetor 2023, 08:48
Nga A.B
Momenti i arrestimit
FIER-Dy persona janë vënë në pranga në qytetin e Fierit, në kuadër të megaoperacionit 'Tempulli'. Njëri prej të arrestuarve, 15 vjeç, i proceduar disa herë më parë, në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për të njëjtën veprimtari kriminale. Këta shtetas u kapën në flagrancë, me disa doza cannabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 qese me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) me peshë 830 gramë. Këta shtetas e kishin përgatitur dhe ndarë lëndën narkotike, në doza, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave. Si rezultat i patrullimeve përreth çdo shkolle të qarkut, për të garantuar zbatimin e Paketës për Sigurinë në këto ambiente, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.
Bashkëpunëtorë për shitjen e dozave tcannabis sativa, në afërsi të një gjimnazi, vihen në pranga 2 shtetas.
Njëri prej të arrestuarve, 15 vjeç, i proceduar disa herë më parë, në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, në doza dhe në sasi.
Si rezultat i patrullimeve me shërbime shtesë, në afërsi të çdo shkolle në territorin e qarkut, me qëllim përmbushjen e objektivave madhorë, zbatimin e Paketës për Sigurinë në shkolla dhe parandalimin e depërtimit të krimeve, në këto ambiente, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, shërbimet e forcave të posaçme Operacionale dhe “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të këtyre ambienteve.
Shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin J. H., 18 vjeç dhe një 15-vjeçar të dy banues në Fier. Këta shtetas u kapën në flagrancë, me disa doza cannabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 qese me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) me peshë 830 gramë. Këta shtetas e kishin përgatitur dhe ndarë lëndën narkotike, në doza, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.
Qeset me cannabis dhe dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet rezultoi se 15-vjeçari është përdorur më parë për të kryer këtë veprimtari kriminale, nga shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Fier, i arrestuar më datë 19.08.2023, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
operacioni tempulli
Aktualitet
4 Tetor 2023, 08:27
Elton Qyno
Arben Spahiu
TIRANË-Një kërcënim ka ndodhur në burgun e Bradasheshit në Elbasan. Të burgosurit Arben Spahiu që u ar...
Aktualitet
4 Tetor 2023, 07:56
A.B
Gjergj Zefi
TIRANË-Administratori i “Pamfletit”, Gjergj Zefi është dhunuar nga disa persona.
Ngjarja është sh&e...
Aktualitet
4 Tetor 2023, 07:30
A.B
Moti
TIRANË-Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në mesdite në zonën veriperëndimore .
Temperaturat minimal...
Aktualitet
3 Tetor 2023, 22:52
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe delegacioni i Bashkimit europian i bënë thirrje t&e...
Aktualitet
3 Tetor 2023, 22:54
TEPELENË- Spitali i Tepelenës ofron shërbim mjekësor për rreth 80 mijë banorë në qytet dhe fshatrat përreth.
Pas...
Aktualitet
3 Tetor 2023, 22:39
I.A
Klasa
ELBASAN- Para dy vitesh emisioni Fiks Fare tregoi se fëmijët e këtij fshati mësonin në ambiente lokalesh dhe në sht&eum...
Aktualitet
3 Tetor 2023, 22:30
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën 'Siri Kodra' në Tiranë. Mësohet se disa per...
Aktualitet
3 Tetor 2023, 21:55
I.A
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me propozimin e qeverisë për kontratat e studentëve të mjek&...
Aktualitet
3 Tetor 2023, 20:23
h.k
Ministria e Arsimit
TIRANË-Ministria e Arsimit ka rihapur përherë të fundit aplikimin për në universitet. Studentët q&e...
Aktualitet
3 Tetor 2023, 19:52
h.k
Spitali i Modenës
ITALI-Një vogëlushe shqiptare në moshën 1 vjeç është rrëzuar nga kati i tretë i banes...