LIVE UPDATES
Aktualitet

Pa pension, ilaçe e të drejtë vote: 79-vjeçarja nga Laçi endet për t’u regjistruar

E moshuara ka problem me aktin e largimit, pasi punonjësja e gjendjes civile, nuk e ka regjistruar me numër rendor dhe nuk gjendet.

11 Nëntor 2022, 22:37 Nga k.m.
Pa pension, ilaçe e të drejtë vote: 79-vjeçarja nga
Hamdi Topalli

Hamdi Topalli, banues në Laç, lagja “5 Sanxhak”, thotë, se kërkon regjistrimin e nënës së tij Xhemile Selman Topalli, 79-vjeçe, e cila ka lindur në Orenjë dhe më pas është larguar me Laç. Por e moshuara ka problem me aktin e largimit, pasi punonjësja e gjendjes civile, nuk e ka regjistruar me numër rendor dhe nuk gjendet.

“Kam shkuar tek njësia 5 në Tiranë. Nëpunësi i Gjendjes Civile, faleminderit shumë është marrë 2 orë me mua. Ka kërkuar me regjistra themeltarë, me kompjutera me të gjitha, tha nuk ekziston. Nuk figuron tha nëna këtu”, u shpreh denoncuesi.

Hamdiu tregoi se iu drejtua Zyrës së Gjendjes Civile në Orenjë, ku i thanë se duhet të interesohej në Tiranë ku sërish nuk zgjidhën gjë. Hamdiu i është drejtuar Gjendjes Civile të Përgjithshme, ku ka dalë edhe një herë pa zgjidhje.

“Atje më thanë do shkosh t’i çosh në rrugë zyrtare. I çova tek posta, kam paguar 1800 lekë, në datën 14 Prill të 2015. Që nga viti 2015 e deri më sot, asnjë përgjigje nuk kam marrë. Kam një numër telefoni këtu, i kam rënë disa herë, nuk më del. Më thanë për 3 vjet 4 vjet do presësh, ssepse janë 856 vetë që janë në shqyrtim për këtë çështje, që nuk figurojnë”, u shpreh denoncuesi.

Stacioni dhe shpresa e fundit i ka mbetur “Stop”. Vetë Xhemile Topalli tha se kërkon të regjistrohet, pasi nuk po merr as pension, as ilaçe me rimbursim dhe as nuk mund të votojë. Punonjësit e Gjendjes Civile në Librazhd konfirmojnë se Xhemile Selman Topalli ka lindur në Orenjë, por akti i largimit nuk është regjistruar.

Specialisti 1: Xhemilja për momentin është tek njësia administrative Paskuqan.

Gazetarja: Po jo mo, unë Xhemilen e kam këtu. Hajde këtu Xhemile. Këtu je ti? Është në klasë, është në laç.

Specialisti 1: Se më del një Xhemile Topalli nga Ballgjini, por kjo në Tiranë. Nuk besoj, se është kjo.

Gazetarja: Nuk ka qenë në Tiranë.

Gazetarja: Xhemile Selman Topalli, 4 Qershor 1943.

Specialistja 2: Me këto të dhëna, që më thua ti, aktualisht nuk është e regjistruar me këtë Sistemin Kombëtar të 2010-ës. Duhet parë tek regjistri, që është në Orenjë! Të jap një numër telefoni të Agimit, sepse regjistrat ndodhen atje, dhe më mirë, sesa punonjësi, që punon atje, nuk ta jep njeri këtë informacion.

Gazetarja: Si quhet punonësi që punon atje?

Specialistja 2: Është Agim Balla.

Punonjësi përgjegjës Agim Balla, nuk përgjigjet në telefon.

Gazetarja vijon komunikimet me specialistët e tjerë.

Specialistja 2: Duhet të shikojmë edhe tek “Arkiva”, atje është e regjistruar zonja.

Specialistja 3: Odeta ç’kemi? Si kalove? Ç’ke bërë ti? Ç’thonë punët? 

Gazetarja: Ti je punonjësja e Arkivës?

Specialistja 3: Që jemi takuar bashkë 2 herë, që më ke “nxjerrë bojën”, që do të “vras”. (qesh) Po, arkiva. Kjo tek i ati është Baboçi Selman Xhemile, më 4 qershor të 43′-shit. Ky person është?

Gazetarja: Po ky person është.

Specialistja 3: Akt lindjeje këtu nuk janë, sepse 43′ nuk ka akt-lindjeje. Kemi tani nga 45′, trungjet që është tek i ati. 45-50, 50-74 janë tek unë. Tani, kjo thuhet, që është martuar në vitin ‘60, dhe ne tani po bëjmë martesën, që ta dimë, se ku është dhe ku s’është. Pastaj nga 74′ është Orenja, që e vazhdon gjënë.

Gazetarja: Jam lidhur dhe me Agim Ballën që është i Orenjës, por nuk më hap telefonin.

Specialistja 3: Po, po, po! Po ta shikojmë ne me Gimin, dhe ta shikojë Agimi te regjistri i burrit tani, se burri është tek Agimi. Dhe ka largim nga Orenja apo s’ka? Kur e ka? Si e ka? Qysh e ka dhe do ta sqarojmë.

Specialisti 4: Çertifikata e lindjes, domethënë, akti i lindjes. Më pas merret regjistri, ku është regjistruar. E ka ajo, e kishte te pasaporta ajo regjistrin. Të hapet regjistri nga lëvizja në lëvizje deri në 2010-ën! Nëse më përpara ka lëvizur nga Librazhdi në Laç, siç po del, atëherë do interesohesh te zyra e gjendjes civile në Laç, ku ka shkuar zonja! Në rast se nuk ka lëvizur deri në 2010-ën, duhet të ishte hedhur në Librazhd në Regjistrin Kombëtar. Ose është hedhur, por ka gabim të dhënat dhe nuk e gjejnë, kështu që do të jap numrin e Librazhdit dhe kontaktojeni dhe bisedojeni si rast!/tvklan.al

hamdi topalli

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen