LIVE UPDATES
Aktualitet

Porti i Durrësit, 'VOA': Opozita padit si antikushtetuese marrëveshjen bazë

Grupi i deputetëve kërkon po ashtu në padinë mbi 40 faqe, që të pezullohet zbatimi i atij ligji, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi, sepse, sipas tyre, është i papajtueshëm me parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe marrëveshje ndërkombëtare të detyrueshme për Shqipërinë.

11 Nëntor 2022, 20:29 Nga A.B
Porti i Durrësit, 'VOA': Opozita padit si antikushtetuese
Porti i Durresit

Një grup prej 37 deputetëve të Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare i kërkuan Gjykatës Kushtetuese, që të shfuqizojë si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare ligjin ratifikues mbi marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ku përfshihet edhe zhvillimi i Portit të Durrësit.

Grupi i deputetëve kërkon po ashtu në padinë mbi 40 faqe, që të pezullohet zbatimi i atij ligji, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi, sepse, sipas tyre, është i papajtueshëm me parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe marrëveshje ndërkombëtare të detyrueshme për Shqipërinë.

“Procedura e ndjekur sa i takon negocimit, nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes, vjen në kundërshtim me Konventën e Vjenës të vitit 1969 “Për të drejtën e traktateve”, si dhe legjislacionin e brendshëm në Shqipëri “Për Marrëveshjet ndërkombëtare”, thuhet në padinë e deputetëve opozitarë në Gjykatën Kushtetuese.

Kërkesa u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese nga Oerd Bylykbashi përfaqësues i Partisë Demokratike, pas dyshimeve për korrupsion me planet për ndërtimin e Portit të Durrësit, të cilat, sipas tij, po miratohen pa transparencë dhe pa konkurrime të hapura.

Ligji ratifikues i marrëveshjes bazë me fuqi 10 vjeçare parashikon një seri lehtësirash bazuar në marrëveshjen për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve mes dy vendeve.

Marrëveshja flet për një fushë të gjerë bashkëpunimi në ekonomi, bujqësi, turizëm. Ajo u miratua nga qeveria në fund të nëntorit të vitit 2020 dhe brenda një jave u miratua në Kuvend me 91 vota pro, 5 kundër e 4 abstenim, në kohën kur Partia Demokratike braktisi institucionin ligjvënës dhe u përpoq të digjte mandatet e deputetëve të saj.

Një viti më pas, më 2 dhjetor 2021 Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi projektin “Marina dhe Jahtet e Durrësit”, si një projekt i integruar me port turistik dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard të lartë dhe shërbime.

“Marrëveshjet në lidhje me pjesëmarrjen e shtetit në këtë investim nuk janë të qarta dhe transparente akoma dhe sot”, theksohet në padinë e opozitarëve drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e Partisë Demokratike për të shpallur antikushtetues ligjin ratifikues të marrëveshjes bazë u paraqit brenda dy vjetësh në Gjykatë Kushtetuese, ndërkohë që qeveria dorëzoi këtë të mërkurë në Kuvend dhe futi në procedurë të përshpejtuar marrëveshjen përfundimtare për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Sipas qeverisë shqiptare, investimi për ndërtimin e Portit të Durrësit parashikohet të shkojë në 2 miliardë dollarë, por opozita dyshon për një aferë korruptive të përmasave të mëdha.

Marrëveshja u nënshkrua më 11 gusht mes palëve dhe qeveria e solli në Kuvend, ku u prit me kritika e dyshime nga opozita, sapo u mësua se ajo po futej në procedurë të përshpejtuar.

Kryeministri Edi Rama tha në seancën e fundit parlamentare se bëhet fjalë për “një personalitet të ekonomisë globale, përfaqësues i një prej kompanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipëri si rezultat i një marrëdhënie strategjike”.

Ai shtoi se po bëhet një investim që nuk është bërë dhe nuk është imagjinuar ndonjëherë, që “e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme të turizmit në Mesdhe”.

Zoti Rama tha se nuk duhej humbur më kohë, pasi kontrata u negociua për mbi një vit, dhe ajo është një kontratë ku shteti shqiptar merr pjesë me aksione.

“Investimi që ne do të bëjmë në Portin e Durrësit është një simbol kombëtar për një erë të re, i cili punëson 12 mijë njerëz direkt dhe indirekt, i cili nuk nxjerr asnjë kokërr leku nga buxheti i shtetit, po sjell 2 miliardë e kusur, mbase edhe më shumë, në varësi se si do zhvillohet nga jashtë”, tha zoti Rama.

Projektligji pritet të debatohet si hap përfundimtar në Kuvendin me shumicë socialiste, që i hap rrugën punimeve në terren, ndërsa opozita sapo paditi marrëveshjen fillestare, ku bazohet ai, në Gjykatën Kushtetuese.

Mbetet për t’u parë si do ta trajtojë ajo këtë çështje, që ka trazuar qarqet politike e ekonomike të Shqipërisë lidhur me të ardhmen e portit më të madh të vendit./VOA

porti i durresit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet