LIVE UPDATES
Aktualitet

'VOA': Shqetësim mbi gjuhën e urrejtjes në politikë, media dhe rrjetet sociale në Shqipëri

Ekspertët rekomandojnë krijimin e një regjistri me të dhëna përsa i përket rasteve të gjuhës së urrejtjes, raportimin e tyre nga ana e strukturave shtetërore si dhe fuqizimin e legjislacionit, i cili është i pamjaftueshëm, sipas tyre, përsa i përket evidentimit dhe dënimit të gjuhës së urrejtjes.

11 Nëntor 2022, 20:26 Nga A.B
'VOA': Shqetësim mbi gjuhën e urrejtjes në
Telefon

Ekspertë të organizatave joqeveritare në Shqipëri po shprehin shqetësimin mbi gjuhën e urrejtjes që po shfaqet, gjithnjë e më shumë, në shoqërinë shqiptare. Sipas ekspertes së Qendrës Europiane, Kris Kllapi, gjuha e urrejtjes tashmë manifestohet në politikë, parlament, media dhe rrjetet sociale, të cilat, vitet e fundit, kanë njohur një përhapje të gjërë, kryesisht mes të rinjve.

“Për fat të keq, gjuha e urrejtjes shfaqet më tepër në politikë dhe, së fundmi, edhe në media. Shfaqet në mënyrën e saj më klasike, pra përmes ligjëratave, përmes diskutimeve, por, kohët e fundit, gjuha e urrejtjes ka filluar të shfaqet shumë edhe përmes formave të tjera siç mund të jenë vidiot apo montazhet e shkurtëra që paraqiten në rrjetet sociale siç mund të jenë instagrami, tik-toku, facebooku”.

Ekspertja e Qendrës Europiane, Kris Kllapi, thotë se përgjithësisht gjuha e urrejtjes, e shfaqur në politikë apo në parlament, reflektohet më pas edhe në media duke rritur përmasat e fenomenit. Por, në përditshmëri, gjuha e urrejtjes , shton ajo, drejtohet edhe ndaj komuniteteve më të dobëta dhe, jo rrallë, edhe ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Për punonjësen sociale pranë qendrës “Gruaja tek gruaja”, Tonilda Çela, gjuha e urrejtjes shoqërohet me pasoja të rënda kryesisht tek gratë dhe vajzat. Ajo shton se, si pasojë e gjuhës së urrejtjes, vitet e fundit janë shtuar rastet e dhunës fizike dhe asaj psikologjike ndaj grave.

“Si punonjëse sociale e një organizate për çështjet sociale, ku punoj me gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje, mundem me thanë se kjo gjuhë e urrejtjes, në pjesën më të madhe të rasteve, çon drejt këtyre pasojave siç është, forma më e shpeshtë, dhuna psikologjike dhe dhuna fizike. Por, nuk përjashtohen edhe rastet që i përkasin dhunës ekonomike dhe asaj seksuale, të cilat janë më pak të raportuara, por sigurisht që ndodhin në vendin tonë”.

Përveç mediave, edhe interneti dhe përdorimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale po nxisin fenomenin e dhunës virtuale dhe gjuhës së urrejtjes. Më së shumti janë adoleshentët, vajzat dhe gratë që bien pre e kërcënimeve online, prej të cilave, sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, vetëm 3% e rasteve arrijnë të raportohen.

Përfaqësuesja e koalicionit “Bashkë për fjalën e lirë”, Fjona Bashi, thotë se është e rëndësishme të kuptohet se jo çdo gjë në internet apo rrjetet sociale është e dobishme dhe se gjuha e urrejtjes në komunikimin përmes rrjeteve sociale shoqërohet me shtimin e konflikteve.

Për eksperten e Qendrës Europiane, Kris Kllapi, në Shqipëri ekzistojnë instrumentet për frenimin e gjuhës së urrejtjes, por ato nuk janë të efektshme.

“Në Shqipëri ka instrumenta siç është legjislacioni i kodit civil, kodi penal, Komisioneri për mbrojtjen ndaj diskriminimit, Avokati i Popullit, shoqëria civile, e cila bën një punë shumë të mirë, por mendoj se asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të ndërgjegjësuar dhe për të qenë më të ndërgjegjshëm për efektet që mund të ketë gjuha e urrejtjes”, thotë ajo.

Ndërkohë, ekspertët rekomandojnë krijimin e një regjistri me të dhëna përsa i përket rasteve të gjuhës së urrejtjes, raportimin e tyre nga ana e strukturave shtetërore si dhe fuqizimin e legjislacionit, i cili është i pamjaftueshëm, sipas tyre, përsa i përket evidentimit dhe dënimit të gjuhës së urrejtjes./voa

gjuha e urrejtjes ne politike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet