11 Nëntor 2022, 18:47
Nga k.m.
Pamje nga Greqia
GREQI- Tre të pandehurit të akuzuar për vrasjen dhe groposjen e 31-vjeçarit shqiptar, Eni Dollani në plazhin Kartela të Greqisë, kanë dalë sot para gjykatës së Qiparisias. Ndaj të treve rëndojnë akuzat për vrasje dhe grabitje, por sot para Gjykatës ata nuk kanë folur për krimin dhe kanë përpjekur që të mohojnë akuzat ndaj tyre.
Sipas mediave greke, duket se shuma e madhe e parave, 12 mijë euro, që kishte mbi vete 31-vjeçari shqiptar duket se ka qenë shkaku i vrasjes mizore. Siç rezultoi nga hetimet e Policisë, viktima kishte mbërritur në Qiparisia pak ditë më parë, e mbrëmjen e së dielës, 31-vjeçari së bashku me një shqiptar 30-vjeçar, një greke 30-vjeçare dhe një tjetër 24-vjeçar po argëtoheshin në një lokal në Kyparisia. Kur morën vesh se ai kishte shuëm para me vete dhe dolën bashkë me të dhe e hipën në makinë.
Tre autorët e dyshuar e kanë joshur 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës, ku e kanë rrahur dhunshëm me send metalik në kokë dhe në trup për t'i marrë paratë më pas e kanë varrosur në rërë për të mbuluar gjurmët. Ata u arrestuan në afërsi të Zevgolatio-s dhe iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat iu konfiskuan si pjesë e 12000 eurove që dyshohet se posedonte viktima.
Urdhri i arrestit është lëshuar mesditën e djeshme për personin tjetër, i cili dyshohet se është i përfshirë në krim, 24-vjeçarin nga Valyra dhe pak orë më pas është arrestuar në banesën e tij, pas një operacioni policor nga Sigurimi i Kalamatës. Trupi i pajetë i të riut shqiptar u zbulua nga qeni i një prej qytetarëve që kishte dalë shëtitje në plazhin e Kartelas. Ata u arrestuan në afërsi të Zevgolatio-s dhe iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat iu konfiskuan si pjesë e 12000 eurove që dyshohet se posedonte viktima. Tanimë trupi i 31-vjeçarit shqiptar tashmë është sjellë në Shqipëri, ku do të bëhet edhe varrimi.
greqi
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 18:15
A.B
Plantacion kanabisi
SPANJË- Një shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi është kapur duke u kujdesur për nj&eu...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 17:56
A.B
Joy
TIRANË- Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 13 gusht të këtij viti, ku 22-vj...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 18:04
k.m.
Foto ilustruese
LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Lushnjes, Saimir Korreshi ka denoncuar sot një vjedhje me armë n&eu...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 17:48
k.m.
Reni i Elbasanit
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamzai, i njohu...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 17:33
A.B
Sekuestrimet
ITALI- Autoritetet italiane kanë ndërmarrë ditën e sotme operacionin policor “Big Bag”, që shën...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 17:07
A.B
Anije
BRITANI E MADHE- Emigrantët shqiptarë po gjejnë mënyra të ndryshme për të shkuar në Mbretëri të Bas...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 16:45
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Sipas parashikimit, gjatë dy di...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 16:11
k.m.
Shenki Maslani
BEOGRAD- Shqiptari Shenki Maslani, i njohur më mirë si "Shenki Versace", fitoi famë në rajon si një shqiptar nga Ma...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 16:09
A.B
Sami Osmani
TIRANË- Mjeku kirurg i spitalit Lushnjë, Sami Osmani ka folur për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut t&...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 15:33
A.B
Emigrantet
BRITANI- Reportazhet për shqiptarët nuk kanë fund. Skynews ka bërë një reportazh sesi shqiptarët po rrezikojn...