11 Nëntor 2022, 19:41
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e nesërme është paralajmëruar se do të mbahet protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e thirrur nga Sali Berisha dhe opozita, ndërsa Policia ka njoftuar se do të bllokojë disa akse rrugore me qëllim ruajtjen e rendit. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të ditës së nesërme deri në përfundim të tubimit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Policia thotë se kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit", në Tiranë, Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, të hartuar për këtë qëllim, njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat e sigurisë, në përmbushje të përgjegjësive institucionale të saj, për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për sigurinë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.
policia e shtetit protesta e opozites 12 nentor 2022
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 19:49
d.a.
Rismir Hoxha
GJERMANI- Një 27-vjeçar shqiptar, i cilësuar si "bosi" i drogës në Neumunster të Gjermanisë, &e...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 18:56
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë informacione në lidhje me grabitjen e ndodhur në Divjakë, duke ...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 18:47
k.m.
Pamje nga Greqia
GREQI- Tre të pandehurit të akuzuar për vrasjen dhe groposjen e 31-vjeçarit shqiptar, Eni Dollani në plazhin Ka...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 18:15
A.B
Plantacion kanabisi
SPANJË- Një shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi është kapur duke u kujdesur për nj&eu...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 17:56
A.B
Joy
TIRANË- Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 13 gusht të këtij viti, ku 22-vj...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 18:04
k.m.
Foto ilustruese
LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Lushnjes, Saimir Korreshi ka denoncuar sot një vjedhje me armë n&eu...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 17:48
k.m.
Reni i Elbasanit
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamzai, i njohu...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 17:33
A.B
Sekuestrimet
ITALI- Autoritetet italiane kanë ndërmarrë ditën e sotme operacionin policor “Big Bag”, që shën...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 17:07
A.B
Anije
BRITANI E MADHE- Emigrantët shqiptarë po gjejnë mënyra të ndryshme për të shkuar në Mbretëri të Bas...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 16:45
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Sipas parashikimit, gjatë dy di...