LIVE UPDATES
Aktualitet

"Paga ime nuk ka vlerën e kolegëve." Drejtori bën blofin, i jep mësueses "rrogën e sakatuar"

Teksa kolegët e saj, në të njëjtat kushte, ose dhe me më pak vite punë, paguhen me 600 mijë Lekë të vjetra në muaj, ajo merr vetëm 56 mijë Lekë.

25 Shtator 2023, 22:50 Nga I.A

"Paga ime nuk ka vlerën e kolegëve." Drejtori bën

RROGOZHINË- Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Rrogozhinës për problemin e një mësueseje të Shkencave Sociale, me diplomë si mësuese e Arsimit të Mesëm dhe të Lartë. Ajo prej 4 vitesh punon me kohë të plotë në gjimnazin “Haxhi Qehaj” në Rrogozhinë, ku ka marrë emërimin 3 vjet më parë. Problemi i zonjës lidhet me pagesën. Teksa kolegët e saj, në të njëjtat kushte, ose dhe me më pak vite punë, paguhen me 600 mijë Lekë të vjetra në muaj, ajo merr vetëm 56 mijë Lekë.

Denoncuesja: Unë jam mësuese në gjimnazin “Haxhi Qehaj” në Rrogozhinë prej 4 vitesh. Jam mësuese e Shkencave Sociale. Kam hyrë me portal tek vendi i punës duke qenë se ishte vakant dhe kam dalë e para në portal. Problemi nis me pagën. Unë gjatë gjithë këtyre viteve punë nuk jam paguar si mësuese në gjimnaz. Paga ime nuk ka vlerën e mësuesve dhe kolegeve të mia, me të cilat mund të themi që kemi hyrë në të njëjtën periudhë. Unë paguhem 56 mijë Lekë, ndërsa kolegeve të mia mund t’i shkojë në 60 mijë Lekë. Tek “Bashkëqeverisja” më kanë thënë që “keni të drejtë” dhe se do të paguhem dhe për periudhën në të cilën nuk jam paguar sa duhet. Nuk kam marrë asnjë zgjidhje.

Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti: Përderisa ajo ka diplomë të AML-së, edhe sikur të japë në kopsht, kjo nuk ka rëndësi fare. Ajo paguhet me diplomën që është sepse për këtë është diploma. Kjo është një histori “alla shqiptarçe” ku çdokush çohet dhe thotë “si mund të ja vështirësoj jetën një individi”. Së pari njëherë, drejtori i shkollës i ka bërë një kontratë dhe duhet të përaqesë kushtet. Ka kërkuar të drejtën e vet dhe nuk i thonë pse këto lekë i janë hequr. Është një shumë e madhe, e cila plus rrogën e sakatuar që i kanë bërë, i kanë futur dhe stresin dhe e kanë demotivuar si njeri. Të demotivojnë dhe pastaj ngrenë duart edhe thonë “nuk dimë gjë”. Duhet t’ia kthejnë zonjës me një falje të madhe dhe me të gjitha bonueset që i takojnë.

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Durrës e ka pranuar problemin dhe i ka kërkuar Zyrës Vendore të Arsimit Parauniveristar Rrogozhinë që të bëjë pagesën për mësuesen në fjalë si arsimtare gjimnazi, së bashku me diferencat e munguara. Por ZVA Rrogozhinë nuk ndërmerr asnjë veprim. Eksperti i financës në ZVA Rrogozhinë thotë se mësuesja i ka marrë paratë në rregull, pasi normën e ka plotësuar me orë të ciklit 9-vjeçar.

Specialisti i Financës: Pagesat e zonjës janë të rregullta sipas emërimit që ajo ka pasur në shkollën ku ajo është mësuese. Ajo është mësuese në gjimnaz dhe ka pasur një mbledhje orësh, një pjesë në gjimnaz dhe në një shkollë të ciklit të mesëm të ulët, jo në gjimnaz. Kjo ka qenë përpara periudhës që unë të isha i punësuar këtu. Pagesën e bëj sipas listprezencës që më vjen nga ana e Drejtorisë së Shkollës. Ne nuk kemi një shkresë që të bëhet kompensiomi i diferencave të pagesave të paguara gabim.

Por “Stop” provon se mësuesja i plotëson të 20 orët në gjimnazin e Rrogozhinës. Në këto kushte, gazetarja pret drejtorin e ZVA-së Rrogozhinë, Luan Sheshi, i cili kërkon kohë që të shqyrtojë dokumentet.

Dr.ZVA Rrogozhinë, Luan Shehi: Do të shqyrtoj rastin dhe do të jap një përgjigje shterruese, gjithmonë bazuar në ligje dhe në udhëzimet përkatëse. Jemi vonë, por do ta bëjmë. Do ta shqyrtojmë, dua dhe unë kohën time.

Pas takimit me drejtorin e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Rrogozhinë ka pasur zhvillime pasi mësuesja u thirr në një takim me juristin dhe u pranua fajai. Nga Shtatori 2023, do të paguhet si mësuese gjimnazi. Përsa i përket diferencave që nuk iu dhanë për kaq vite, në fakt thuhet se nuk ka fonde kjo zyrë. Thirrja e “Stop” është e qartë: Të gjenden fondet dhe mësuesja të paguhet!

Marrë nga Tv Klan

luan shehi haxhi qehaj ndriçim mehmeti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet