LIVE UPDATES
Aktualitet

Pakësimi i popullsisë dhe emigracioni i lartë i trurit mund të krijojë tensione sociale

Sipas Barometrit të Ballkanit më 2023, gjendja ekonomike dhe papunësia janë shqetësimet kryesore për qytetarët e Rajonit, me 47% dhe 32% e të anketuarve që i identifikojnë këto si problemet kryesore.

29 Shkurt 2024, 07:14 Nga B.Hoxha
Pakësimi i popullsisë dhe emigracioni i lartë i trurit mund
Foto ilustruese

TIRANA- Kriza demografike, që ka përfshirë Rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërinë me tkurrjen e popullsisë dhe emigrimin e lartë të të rinjve, përveç ndikimit negativ në tregjet e punës dhe cilësisë së demokracisë, mund të bëhet shkak edhe për destabilitet të përgjithshëm, vë në dukje një analizë e fundit e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR) në lidhje me çështjet e sigurisë në Rajon. Sipas Barometrit të Ballkanit më 2023, gjendja ekonomike dhe papunësia janë shqetësimet kryesore për qytetarët e Rajonit, me 47% dhe 32% e të anketuarve që i identifikojnë këto si problemet kryesore. Por në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ikja e trurit është shfaqur si një nga çështjet më të rëndësishme përkatësisht 41% dhe 27% të të anketuarve që e kanë theksuar atë si një problem kritik, me rritje nga viti i kaluar. Ekspertët e KRB-se vënë në dukje se, kjo tendencë, veçanërisht në Shqipëri, mund të lidhet me valët e reja të migracionit dhe një rritje e kërkesave për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në Bosnje dhe Hercegovinë, 29% e të anketuarve identifikojnë ikjen e trurit si çështja e tretë më urgjente, që tregon një rritje prej 8 pikësh nga viti 2022. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal që koordinon Nismën e Berlinit vë në dukje se plakja e popullsisë kontribuon në një sfidë demografike, duke ndikuar negativisht tregjet e punës, produktivitetin ekonomik, dhe sistemet e mirëqenies sociale. Largimi i të rinjve dhe sidomos atyre me aftësi rrit pabarazitë në të ardhura, punësim dhe zhvillim të infrastrukturës dhe mund të bëhen shkaqe për tensione të mundshme sociale.

Ikja e vazhdueshme e trurit dhe migrimi i fuqisë punëtore nga rajoni përfaqësojnë çështje urgjente që duhen zgjidhur, pasi mund të ndikojnë negativisht stabilitetin ekonomik dhe më pas tronditin sigurinë në të gjithë rajonin. Emigrimi i punonjësve të kualifikuar dhe i talenteve të rinj mund të vazhdojë nëse mundësitë dhe perspektivat ekonomike për rritje dhe zhvillim mbeten të kufizuara vë në dukje KRB. Ekspertët e sigurisë në Rajon theksojnë se, sfidat ekonomike të paadresuara do të kenë ndikim shkatërrues në strukturën sociale. Vështirësitë ekonomike mund të tensionojnë kohezionin social, të përkeqësojnë pabarazinë dhe të nxisin pakënaqësinë, duke çuar potencialisht në trazira sociale dhe jostabiliteti politik. Rënia e popullsisë dhe emigrimi i të rinjve ka të ngjarë të nxisë bizneset që të kërkojë zëvendësimin e fuqisë punëtore, gjë që do të ndërlikojë më tej tensionet e brendshme, analizojnë ekspertët e sigurisë. Ata bëjnë thirrje se, adresimi i sfidave ekonomike mund ta bëjë Rajonin më të sigurt./ Monitor

emigrimi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet