Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në total, vetëm në Shkodër janë 45 mijë pensionistë që presin te marrin një ndihmë financiare prej 8 mijë lekë të reja
TIRANE- Ka nisur sot të shpërndahet "Pakoja e Madhe" Anti-inflacion për pensionistët, punonjësit e administratës dhe të gjitha kategoritë e prekura nga paketa. Në disa intervista të marra nga Report Tv në qytetin e Shkodrës, pensionistët kanë qenë të dyzuar në qendrimin e tyre në lidhje me pritshmëritë e paketës. Disa prej tyre thonë se kjo është një dhuratë e mirë, ndërsa të tjerë shprehen se kjo ndihmë është e papërfillshme.
"Si mos me qenë të kënaqur, morëm 2 herë!" - thotë një i moshuar. “Na kanë nxjerrë në dritë me 8000 mijë lekë. Kemi punuar të gjithë jetën e s’kemi bukë për të ngrënë e presim 8000 mijë lekëshin. Me pas turp. Mos flisni se shumë mirë jua bën. Çfarë të bëjmë me 8000 mijë lekë, ilaçe? Edhe prap marrim gjysmën. Kur nuk i dalin atyre milionat, si do na dali neve 10000 lekë pension?" - tha një pensioniste tjetër.
“Për mendimin tim shumë pak se jetoj 30 vite në Itali dhe shumë fukarallek, shumë poshtërsira. Nuk më pëlqen aspak. Ku është ai që na ka bërë të ikim që 30 vite se kam tokat e pronat që nuk i kam gëzuar ende? Është shumë rrëmujë, nuk ka rregull. Nuk ka numra. S’e kemi marrë ende. Herë ka lekë, herë nuk ka lekë”, tha një tjetër e moshuar.
Në total, vetëm në Shkodër janë 45 mijë pensionistë që presin te marrin një ndihmë financiare prej 8 mijë lekë të reja. Pakoja u njoftua rrufeshëm kur askush nuk e priste nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ekspertë të ekonomisë dhe opozita kishin apeluar që qeveria të merrte masa që në vjeshtë për të zbutur efektet e krizës pas luftës në Ukrainë. Por në prag të vitit 2023, Rama dhe qeveria njoftuan paketën e ndihmës me vlerë 8 miliardë lekë që prek 1 milionë qytetarë.
Kategoritë e prekura janë 695 mijë pensionistë që marrin 8 mijë lekë të reja, ndërsa punonjësit e administratës do të përfitojnë 20 mijë lekë të reja ata që paguhen më pak se 60 mijë lekë dhe 10 mijë lekë përfitojnë ata që paguhen mbi 60 mijë lekë të reja. Me bonus 20 mijë lekë të reja do të trajtohen dhe 6700 gra kryefamiljare. /Dosja.al
Gerta Loku TIRANË- Aktivistja Gerta Loku është shprehur se bujqësia dhe blegtoria duhet të financohen në mënyrë q&e...
Spital ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar vënë në pranga pasi ka sulmuar rojet e një spitali me acid. Mediat italiane shkruajn&e...
Studimi SHBA- Gjumi, thotë Shekspiri është pjata kryesore në festën e jetës dhe më ushqyese. Sesa kohë na duhet &cc...
Emigrante ANGLI- Politika kryesore e Rishi Sunak për të ndaluar emigrantët shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez me varka t&eum...
Kapshticë KAPSHTICË- Me përfundimin e festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë lënë atdheun për t'...
Dibran Hoxhaj KOSOVË- Dibran Hoxhaj dhe të arrestuarit e tjerë për vrasjen e ndodhur në Prizren kanë dalë para Gjykat&eu...
Apeli i GJKKO-së ka dënuar 6 ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit dhe 4 punonjësit e kompanive private, pasi akuzohen se kan...
Dibran Hoxhaj KOSOVË- Dibran Hxhaj, i njohur si Kobra, i cili është vënë në pranga pasi akuzohet për vrasjen e të r...
Foto Ilustruese FIER- Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier, pasi ka përplasur një të mos...
Foto ilustruese TIRANE- Një tjetër efektiv i Policisë së Shtetit është arrestuar nga Policia dhe përjashtuar përfun...