Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
PAMJE TË RËNDA/ 14-vjeçari dhunohet me tulla kokës në Vlorë, djemtë e rrahin dhe e filmojnë: Lëre Vino se u bë me gjak
Pamjet janë bërë blur pasi janë mjaft të rënda, por aty dëgjohen ulërimat e 14-vjeçarit që u kërkon djemve që të ndalojnë.
19 Qershor 2022, 17:48Nga F.M
Dhunimi i 14-vjeçarit në Vlorë
VLORË- Një 14-vjeçar është dhunuar në mënyrë makabre nga një grup adoleshentësh në Vlorë. Ngjarja e rëndë është raportuar pak ditë më parë nga Policia e Vlorës, pasi 14-vjeçari përfundoi në spital me plagë të rënda në kokë e trup nga goditjet me tullë që ka marrë nga adoleshentët e tjerë të cilët edhe e filmojnë.
Ndërsa sot, janë publikuar pamjet e dhunës makabre që ushtrohen mbi të miturin. Pamjet janë bërë blur nga JOQ pasi janë mjaft të rënda, por aty dëgjohen ulërimat e 14-vjeçarit që u kërkon djemve që të ndalojnë. Por, një prej tyre që në video dëgjohet t’i thërrasin me emrin Vini nuk ndalon e nis ta godasë me tulla.
“Lëre o Vino se u bë me gjak, lëre o Vin,”- thonë djemtë e tjerë.
Adoleshenti ka përfunduar në spital, por nuk dihet nëse ka të arrestuar për ngjarjen në fjalë.