2 Gusht 2023, 17:52
Nga I.A
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku i bëri thirrje Evropës që të veprojë si “urë dhe paqebërëse” që t’i jepet fund luftës në Ukrainë. Ai këto komente i bëri më 2 gusht, në nisje të vizitës pesëditore në Portugali.
Papa, 86 vjeç, u mirëprit me nderime ushtarake në Lisbonë, ku 1 milion pelegrinë nga e mbarë bota pritet të marrin pjesë në ngjarjet për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë.
Kjo ngjarje fetare, që shënohet për një javë përmes ngjarjeve fetare e kulturore mbahet çdo tre vjet në qytete të ndryshme, vjen në kohën kur Kisha Katolike po reflekton për të ardhmen e saj dhe po vazhdon të përballet me priftërinj të përfshirë në skandale të pedofilisë.
Gjatë fjalimit të parë në Portugali, Papa tha se Evropa duhet ta pyes veten se ku po shkon nëse “nuk i tregon botës rrugët deri tek arritja e paqes dhe mënyra kreative për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”.
“Bota ka nevojë për Evropën e vërtetë. Ka nevojë që Evropa të luajë rolin e një ure dhe të paqebërëses”, shtoi ai gjatë fjalimit të mbajtur para zyrtarëve dhe diplomatëve në Lisbonë.
Papa Françesku kohëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore dhe tani ai po përdor karrocë dhe shkop për ecje. Para dy muajsh ai iu nënshtrua një operacioni abdominal. Megjithatë, gjatë qëndrimit në Portugali ai do të mbajë 11 fjalime dhe do të zhvillojë rreth 20 takime.
Ndryshe, Dita Botërore e Rinisë është krijuar më 1986 nga Papa Xhon Pali II dhe është tubimi më i madh në botë i katolikëve, që shënohet përmes ngjarjeve të ndryshme, përfshirë koncerte dhe sesione të lutjeve. Ngjarja që po mbahet sivjet ishte paraparë të mbahej një vit më parë, por ishte shtyrë për shak të pandemisë së koronavirusit.
Marrë nga REL
papa françesku
Aktualitet
2 Gusht 2023, 17:24
I.A
Foto ilustruese
VLORË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë për trafikim kanabisi. Mësohet se në p...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 17:02
I.A
AKUM
DURRËS- Agjencia Kombëtare e Ujësjelllës-Kanalizivene dhe e Trajtimit të Mbetjeve ka reaguar pët lajmin e pub...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 16:22
I.A
DURRËS- Luljeta Preza është 32-vjeçara që u gjet e vrarë ditën e sotme në Durrës. Mësohet se e r...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 16:16
I.A
Policia
DURRËS- Vajza e re që u gjet e bdekur ditën e sotme në Urën e Dajlanit është identifikuar. Mësohet se ...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 16:03
I.A
Foto Ilustruese
DURRËS- Vajza e re që është gjetur ditën e sotme e vdekur në Urën e Dajlanit, dyshohet se ësht...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 15:52
I.A
Foto Ilustruese
LEZHË- Një pallat në Shëngjin të Lezhës i është ndërprerë energjia elektrike dit&eum...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 15:34
k.m.
Foto ilustruese
Shqiptarët shpenzuan së paku 11.7 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar për të paguar shërbimet ...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 15:12
I.A
Foto ilustruese
MALIQ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Maliq. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 13:11
f.i
pamje nga vendngjarja
LUSHNJË- Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi ndezi zjarr për të djegur b...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 13:03
f.i
foto ilustruese
KRUJË- Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punë...