11 Qershor 2022, 19:51
Nga F.M
Edvin Prifti
TIRANË- Edvin Prifti, kardio-kirugu i vënë nën hetim për të dytën herë nga Prokurorira e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka mohuar të ketë lidhje me grupin e vënë nën akuzë nga Italia për mashtrim. Në një shkrim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Prifti shprehet se qëllimi i SPAK është ta ndalojë të ushtrojë profesionin, qoftë edhe në klinikën private dhe e gjithë kjo që po ndodh është një cirk mediatik. Ai shton se nuk ka pasur të bëjë fare me grupin që akuzohet se për shërbime mjekësore që u ofroheshin pacientëve shqiptarë në Itali gjatë periudhës së pandemisë, merrnin në këmbim shuma të mëdha para ose favore seksuale. Sipas Priftit, SPAK e ka nën hetim prej tre vitesh dhe në asnjë përgjim nuk ka gjetur diçka për ta vënë nën akuzë, pavarësisht se në mëdia janë raportuar përgjime e shumë të mëdha parash që janë gjetur në zyrën e tij. Edvin Prifti hedh akuza ndaj drejtësisë dhe thotë se gjatë kohës që ka qenë pas hekurave pasi doli në përgjime e akuzua për korrupsion, familja e tij është kërcënuar nga një personazh i botës së krimit, por që institucionet nuk i kanë marrë në mbrojtje. Gjithsesi, mjeku thotë se nuk habitet nëse një ditë do ta akuzojnë për vrasje, vetëm për t’i baltosur emrin.
POSTIMI I PLOTË:
Duke e marre shume seriozisht pozicionin tim si i hetuar per dy akuza teper serioze nuk kam dashur te prononcohem para sqarimit ne gjykate, por i ndodhur ne rrethanat ku “gjygesia” po behet jashte sakkes se gjyqit me akuza absolutish fallco dhe me “gjasme fakte” ndjej nevojen te sqaroj kedo te interesuar. Jam ne hetim prej nje viti e gjysem dhe ne pergjim prej tre! Ne keto TRE VITE, SPAK nuk ka gjetur asgje per te faktuar pretendimet e tij, dhe nderkohe vazhdohet me lojera mediatike me qellimin e vetem, pengimin e punes time! Qellimi nuk eshte gjetja e te vertetes dhe e te drejtes, por thjesht TE ME NDALOJE USHTRIMIN E PROFESIONIT qofte edhe ne privat (tregues i qarte qe porositesit nuk jane te interesuar per fondet publike, por shmangien nga perballja me zotesine). Dje per heren e disate ne keto vite inkuizicioni, institucioni ne fjale ka terrorrizuar mua dhe familjen time. Me perpjekjen e disate per te me perfshire tashme ne nje skandal akoma dhe me te “strukturuar kriminal” e cka me tjeter mund ti shkoje ne mendje ketyre per te nxire emrin tim, a thua skane bere mjaftueshem deri tashme! Lidhur me kete ceshtje une distancohem nga cdo perfshirje me cka eshte deklaruar turpshem ne media dhe sqaroj:
1. Asnjehere nuk kam dhene receta te kurrfare ilaci per rimbursim ne Itali apo kudo tjeter.
2. Nuk kam asnje kontakt me ndonje spital ne Milano.
3. S’kam leshuar asnje certifikate per paciente te shtruar ne Itali. Nuk kam leshuar asnje certifikate per kalimin e kufirit ne kohen e pandemise Covid19.
4. Nuk kam asnje lloj perfshirje sado pak te paligjshme,
5. Ne cdo kontroll te bere nuk eshte gjetur asgje e paligjshme apo ne lidhje direkte apo indirekte.
6. Vazhdoj te jem anetar I Urdherit te Mjekut Italian dhe nuk ka asnje ankese zyrtare apo jo ndaj meje.
7. Si resident Italian nuk kam asnje komunikim nga autoritetet italiane dhe asnje proces ne Itali.
Akuza e gjetur nga zgavrat e thella te ligesise dhe tendenciozitetit me beri edhe anetarin e grupit kriminal? Dikushi ne SPAK gjeti celesin “e duhur” per te perfshire emrin tim ne kete ceshtje, dhe e vetmja arsye ishte qe emri im te lakohej perseri, tashme gjoja nen influencen e nje vendi sikurse Italia per ta bere me te absorbueshme djallezine. Media do e bente akoma me te besueshme. Pikerisht ne nje ceshtje te tille permendet vetem emri im dhe asnje nga gjashte emra te tjere?! Po keshtu ndodhi edhe mese nje vit e gjysem me pare, kur “rastesisht” u perfshi edhe emri im ne nje fabul te trilluar, pa asnje fakt dhe arsye, madje kur transkriptet dhe deshmite tregonin te kunderten e akuzes!
E verteta e qarte eshte se ne kete kalvar kaq te veshtire per mua, SPAK ka patur ne dispozicion gjithe kohen e mundesine per te trajtuar me seriozitet ceshtjen dhe te sqaroje cdo dyshim, por per habi ka zgjedhur te bej gjygjesi e lojera ne media duke risjelle dhe rivalizuar ne menyre postmoderniste tashme, gjyqet popullore dhe modelin e Saloth Sar. Nuk e di se cilin model perfaqeson kjo?! Prisni kur ndonje i penduar i ligjit te jape emrin tim si ndonje urdherues te ndonje vrasjeje ose kur te ngjitem ne hierarkine e inceneratoreve apo te ndonje ppp.
Me lejoni te sqaroj perseri se:
1. Asnje bllok as i zi as i bardhe nuk eshte gjetur gjekundi!!! Eshte shpikur dhe trumbetuar si lajm dhe fakt!!!
2. Asnje vlere monetare s’eshte gjetur ne zyren time, edhe pse cdo lajm edhe sot e kesaj dite e citon!!!
3. Te vetmet pergjime me zerin tim qe vertetojne te kunderten e akuzave jane fshehur dhe kane dale rastesisht ne ceshtje te tjera!!!! Cdo gje tjeter eshte gojedhene!!
4. Te gjitha dokumentet justifikuese financiare qe jane dorezuar nga une ne prokurori nuk jane marre ne konsiderate pa dhene asnje shpjegim. Pse gjykata nuk cakton nje ekspert te pavarur sipas ligjit?, PSEEE?
5. Pse thote SPAK qe po heton prokurime publike, kur une s’kam marre pjese ne ASNJE PROKURIM PUBLIK?
6. Pse SPAK perdor dy standarte per te njejtat pergjime, ku pjese e tyre jane disa individe te tjere te cilet permenden per te njejten akuze si mua, por ata sjane marre as ne pyetje e jo me nen hetim?
7. Si ka mundesi qe kur une kercenohesha me jeten time dhe te vajzave te mia po ashtu nga nje njeri me precedente penale per te cilin kisha bere edhe denoncimin ne institucionet perkatese, une u burgosa, por Spak nuk “e pa te nevojshme” te vendoste ne mbrojtje femijet e mi te mitur edhe pse babai i tyre nuk ju ndodhej prane.
8. Si ka mundesi qe ne muaj te tere pergjime 2020-2021 nuk ekziston asnje evidentim, fakt apo prove?
Kur une paskam qene kaq kriminel i rrezikshem i perfshire gjithkund, pse ska asnje prove kunder meje, por luhen lojera te shemtuara pa pyetur se keni perpara nje mjek qe ka sakrifikuar gjithe jeten per nje profesion qe e kam kryer gjithmone me pasion dhe devotshmeri!
Sot zoti (ose zotat e sistemit) kane vendosur te me japin sfida te tjera qe sme kane shkuar kurre ndermend, por une do t’i luftoj me seriozitetin dhe vendosmerine time pasi askush nuk mund te me perdhosi. Makiaveli thoshte - "me mire nje akuze e sqaruar sesa nje akuze e pabere". une nuk jam Makiaveli por guxoj te them "ne mes te pisllekut askush nuk njolloset pervec atij qe rri larg dhe qe pislleku e godet me zhgulmen e tij"
Aksioni për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, u finalizua ditën e djeshme edhe pse kishte nisur që në vitin 2020, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, ndërsa nën hetim janë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.
edvin prifti megaaksioni per ilacet
Aktualitet
11 Qershor 2022, 19:48
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Një punonjës pranë zyrës së regjistrimit të pasurive në Shkodër ka paditur institucion...
Aktualitet
12 Qershor 2022, 07:32
F.M
Aleksandër Sadikaj
TIRANË- Përveçse me VIP-a, Aleksandër Sadikaj kishte miqësi edhe me persona me precedent penalë. 27...
Aktualitet
11 Qershor 2022, 18:32
F.M
Kisha e Laçit
LAÇ- Vendi i shenjtë në Laç, Kisha e ‘Shna Ndout’ ku njerëzit drejtohen për tu lutur p&e...
Aktualitet
11 Qershor 2022, 18:26
F.M
Aleksandër Sadikaj, Finem dhe Solo
TIRANË- Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që u vra sot në Tiranë ishte mik me shum&eum...
Aktualitet
11 Qershor 2022, 17:53
F.M
Artan Hoxha dhe Aleksandër Sadikaj
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi vrasjen e 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj që...
Aktualitet
11 Qershor 2022, 17:48
Aleksandër Sadikaj
TIRANË- Personat që vranë Aleksandër Sadikajn kanë guxuar dhe kanë kaluar vetë pranë 27-vje...
Aktualitet
11 Qershor 2022, 17:23
F.M
Aleksandër Sadikaj
TIRANË- Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që u vra sot në një atentat me tritol me telekomandë ka...
Aktualitet
11 Qershor 2022, 17:16
F.M
Aleksandër Sadikaj
TIRANË- Dosja.al ka zbardhur një nga plagosjet në të cilat rezulton të jetë përfshirë Aleks...
Aktualitet
11 Qershor 2022, 17:02
F.M
Banesa e shqiptares që u vra në Greqi
GREQI- Një 62-vjeçare shqiptare e identifikuar si Miranda me origjinë nga Fieri ësht&...
Aktualitet
11 Qershor 2022, 16:44
F.M
Foto Ilustruese
ERSEKË- Kufoma e një burri është gjetur e dekompozuar në fshatin Kreshovë të Ersekës. Mësohet ...