23 Gusht 2025, 09:49
Nga r.ll
foto ilustruese
KUKË- Një ngjarje kriminalë është parandaluar në Kukës konkretisht në fshatin Kosharisht.
Sipas informacioneve zyrtare policore janë arrestuar në flagrance babë e bir, sepse kanë goditur me sende të forta të afërmin e tyre. Në pranga janë vënë Mustrif dhe Besmir Murataj.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kukës/ Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në fshatin Kosharisht.
Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë babë e bir.
Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:
M. M., 53 vjeç, dhe
B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht.
Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, në hyrje të fshatit e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
sherr ne kukes kosharisht
Aktualitet
23 Gusht 2025, 09:37
r.ll
marjola dhe pandeli nakoleci
TIRANË- Motra e 36-vjeçares, Marjola Nakoleci, e cila u vra dje me thikë nga bashkëshorti i saj ka ...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 09:22
r.ll
automjetet
KOSOVË- Rreth 70 atomjete ushtarake dhe më shumë se 350 trupa të “Scots Guards” kanë mbërritur n...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 08:26
r.ll
foto nga vendngjarja
TIRANË- Ngjarja e ndodhur një ditë më parë në zonën e Kombinatit në kryeqytet është ...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 07:40
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Paxos të Greqisë. Një v...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 07:33
Blerina Hoxha
foto ilustruese
TIRANË- Nga call center-at te fermat, IA po zëvendëson profesionet rutinë dhe po krijon kërkesa të reja p&eum...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 07:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Këtë vit janë rritur vështirësitë për të gjetur punë nga të sapodiplomuarit....
Aktualitet
23 Gusht 2025, 07:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, dixhitalizimi i shërbimeve publike ka qenë një ndër prioritetet më të shp...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 07:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në Tiranë, 1 kupë akullore pranë qendrës kushton 100, 120 deri në 150 lekë që tregtohe...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 07:22
r.ll
TIRANË- Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fill...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 22:30
r.ll
foto ilustruese
KSAMIL- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil. Sipas informacioneve, një au...