LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dashuria do të luaj një rol thelbësor/ Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Yjet ju këshillojnë të ushqeni qetësinë dhe të merrni frymë thellë para se të vendosni.

15 Prill 2025, 07:12 Nga E. D
Dashuria do të luaj një rol thelbësor/ Parashikimi i horoskopit,
foto ilustruese

Dashi

Planeti Mars ju frymëzon me energjinë e tij të zjarrtë. Do të ndiheni të paduruar, por kujdes: rreziku është të ngatërroni ngutjen me intuitën. Shmangni përplasjet direkte dhe dëgjoni zemrën para se të flisni. Yjet ju këshillojnë të ushqeni qetësinë dhe të merrni frymë thellë para se të vendosni. Qielli juaj ngjyroset me të kuqen e pasionit. Lëreni veten të udhëhiqet nga forca juaj e lashtë, por me mençuri. Koha ju dëgjon. Pika e dobët sot janë tekat pa vend dhe çelësi i suksesit; ca para mënjanë.

Demi

Hëna në shenjën tuaj ju lidh thellë me brendinë tuaj. Mos kini frikë të lini pas atë që nuk ushqen më shpirtin tuaj. Meditimi mund të hapë shtigje të reja. Në punë, durim: rrënjët e thella japin frytet më të mira. Ëmbëlsia juaj do të jetë balsam për ata që keni pranë. Në dashuri, një fjalë e pëshpëritur mund të ketë fuqinë për të shëruar. Pika e dobët është një vonesë në raport me lajmet që nuk ju vijnë në kohë dhe çelësi i suksesit; afrimiteti me partnerin.

Binjakët

Në natyrën tuaj të dyfishtë do të dini të merrni më të mirën nga të dy botët: konkretësinë dhe ëndrrën. Në punë, një ide mund të kthehet në një revolucion të vogël. Mos kini frikë të propozoni diçka origjinale. Nesër është dita e duhur për ta bërë. Mbani mend: lehtësia nuk është cekësi, por hir në vallëzimin mes erërave të fatit. Në dashuri, një përkëdhelje vlen më shumë se mijëra fjalë. Pika e dobët është pavendosmëria dhe çelësi i suksesit; projektet e reja.

Gaforrja

Sot do të jetë e rëndësishme të kultivoni folenë tuaj, por edhe të lini pas atë që ju pengon të fluturoni. Mund të ndieni mall, por pas tij fshihet një mundësi për rilindje. Ndani ndjenjat me ata që ju duan vërtet. Në punë, ndiqni instinktin: keni shpirtin e një artisti dhe shëruesi. Është koha të besoni në veten tuaj. Në marrëdhënie, heshtja mund të shndërrohet në mirëkuptim kur shoqërohet me një shikim të sinqertë. Ndjeshmëria është pika e dobët, argëtimi, çelësi i suksesit.

Luani

Sot do të jeni në vëmendje, por mos harroni: çdo dritë ka nevojë për pak hije për të ndriçuar vërtet. Në punë, një projekt merr formë dhe ju jeni drejtuesit. Kujdes ndaj shpërqendrimeve: nesër çdo detaj ka rëndësi. Karizma juaj është magnetike, por do të jetë përulësia që do t’ju bëjë të mëdhenj. Në dashuri, jeni të parezistueshëm, por mos u impononi: lejoni që tjetri t’ju afrohet vetë. Pika e dobët, padurimi dhe çelësi i suksesit; udhëtimet për punë.

Virgjëresha

Saktësia do të jetë feneri juaj. Jo gjithçka mund të planifikohet, disa ndjenja duhen jetuar pa llogari. Lini hapësirë për të papriturën, sepse aty fshihet mrekullia e vërtetë. Në dashuri, një gjest i vogël mirësie mund të hapë një derë të madhe. Qielli ju shpërblen nëse dini të bashkoni logjikën me ndjenjën.Në punë, do të jeni vendimtarë në një çështje praktike: kthjelltësia juaj do të ndriçojë të tjerët. Mos kini frikë të shfaqni edhe anën tuaj më të butë. Pika e dobët mëdyshja mes arsyes dhe zemrës dhe çelësi i suksesit; guximi.

Peshorja

Bukuria, harmonia dhe dashuria do të luajnë sot një rol thelbësor. Keni kaluar luhatje emocionale, por tani qetësia rikthehet. Nëse duhet të sqaroni diçka, bëjeni me hijeshi. Zgjidhni me zemër, por edhe me elegancë. Në punë, një çështje e pazgjidhur merr zgjidhje falë diplomacisë suaj të lindur. Arti, muzika apo edhe aroma e një luleje do të rikthejnë frymëzimin. Pika e dobët është loja e pandershme me durimin tuaj dhe çelësi i suksesit, maturia.

Akrepi

Diçka brenda jush është duke ndryshuar, edhe pse jashtë duket sikur gjithçka qëndron e njëjtë. Por ju e dini: mrekullitë ndodhin në thellësi. Mos kini frikë nga heshtja: aty do të gjeni përgjigje. Në punë, mos i forconi ngjarjet: koha e duhur vjen vetë. Nesër do të jeni si akrepi në shkretëtirë: i heshtur, por i pamëshirshëm kur duhet. Në dashuri, një e vërtetë e pathënë mund të dalë në sipërfaqe, mirëpriteni atë. Qielli ju mbron, por kërkon prej jush autenticitet. Pika e dobët paaftësia për të vlerësuar veten dhe çelësi i suksesit; blerjet e zgjuara.

Shigjetari

Shpirti juaj bohem zgjohet me një etje të re për të vërtetën. Yjet ju buzëqeshin kur ndiqni instinktin. Një udhëtim, qoftë edhe mendor, mund të sjellë çelësin për të zgjidhur një çështje të rëndësishme. Në dashuri, jini të sinqertë: zemra ka nevojë për liri. Në punë, bëhuni zëri i ideve të reja edhe nëse duken të çmendura. Fati ju flet përmes përkimeve dhe simboleve. Pika e dobët është ndrojtja dhe çelësi i suksesit; një trashëgimi e vjetër

Bricjapi

Sot do ndieni forcën e vendosmërisë që rritet brenda jush si një mal që ngrihet drejt qiellit. Në dashuri, lini një hapësirë për ëmbëlsi. Në punë, vjen një vlerësim ose një propozim i rëndësishëm mirëpritni atë me mendje të kthjellët, por mos e përjashtoni entuziazmin. Hidhni një hap prapa dhe shihni veten nga larg, do të zbuloni se jeni jo vetëm të fortë, por edhe të butë. Koha është aleati juaj, por edhe shpirti ka nevojë për frymëmarrje. Pika e dobët është abuzimi me kohën dhe çelësi i suksesit; durimi.

Ujori

Qielli ngjyroset me ide ndriçuese dhe shikime drejt së ardhmes. Jeni vizionarët e zodiakut dhe kjo dhuratë shfaqet fuqishëm. Kujdes: pa konkretësi, edhe ëndrra më e bukur tretet. Një intuitë e menjëhershme mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Në punë, mos kini frikë të propozoni zgjidhje të pazakonta. Bota ka nevojë për gjeniun tuaj. Në dashuri, surprizoni: një marrëzi e vogël romantike mund të ringjallë lidhjen. Ndiqni shkëndijën që ndriçon në errësirë: do t’ju çojë drejt diçkaje madhështore. Pika e dobët është pamundësia për të bërë gjithmonë me kokën tuaj dhe çelësi i suksesit; buzëqeshja.

Peshqit

Lëvizni nëpër ujërat e thella të shpirtit me një hir që vetëm ju e njihni. Në dashuri, do të shkriheni në një përqafim që ka shijen e shtëpisë. Në punë, ndiqni rrjedhën: një projekt po merr formë ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme. Mund të merrni një shenjë, një ëndërr zbuluese, një fjali që ju prek në thellësi. Intuita juaj do të jetë veçanërisht e mprehtë besojini asaj. Emocionet do të jenë të forta, por do të sjellin të vërteta. Pika e dobët është mungesa e dëshirës për të çuar gabimet në vend dhe çelësi i suksesit, shpirti i aventurës.

horoskopi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet