Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
"Ishin shumë të apasionuar pas njëri-tjetrit"/ Ndahen pas dy vitesh lidhje çifti Rami Malek dhe Emma Corrin
Ish-çifti bleu një rezidencë një milion dollarësh së bashku një vit më parë. dollarë në Hampstead, duke treguar kështu se kishte plane për të ardhmen. Megjithatë, duket se planet e tyre kanë ndryshuar dhe nuk jetojnë më bashkë.
14 Prill 2025, 21:32Nga M.L
Foto ilustruese
SHBA- Rami Malek dhe Emma Corrin janë ndarë pas dy vitesh lidhje. Njerëzit e afërt të tyre thanë për DailyMail se dy aktorët janë të ndarë prej kohësh. Megjithatë nuk dihen arsyet e ndarjes së tyre. Ish-çifti bleu një rezidencë një milion dollarësh së bashku një vit më parë në Hampstead, duke treguar kështu se kishte plane për të ardhmen. Megjithatë, duket se planet e tyre kanë ndryshuar dhe nuk jetojnë më bashkë.
Rami Malek dhe Emma Corrin konfirmuan për herë të parë lidhjen e tyre në shtator 2023, në një dalje publike, ku u panë nga paparacët duke shëtitur qenin e tyre. Më pas ata bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare në korrik të atij viti, në një koncert të Bruce Springsteen në Londër. Njerëzit nga mjedisi i tyre në atë kohë flisnin për një dashuri të madhe.
“Ata janë shumë të apasionuar pas njëri-tjetrit. Ata e shikojnë njëri-tjetrin vazhdimisht në sy. Shkëmbejnë puthje dhe nuk u intereson kush i sheh”, ka thënë një mik i ngushtë për “The Sun”.