19 Shtator 2022, 21:59
Nga e.k
Artan Gjermeni
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj vendosi të hënën më 19 shtator të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Tiranës, Artan Gjermeni. Vendimmarrja e KLGj-së erdhi pas dy kërkesave për dorëheqje nga detyra të dorëzuara gjatë muajve të fundit nga Gjermeni.
Kërkesa e parë u dorëzua prej Gjermenit në KLGJ më 24 maj, por deri në muajin korrik nuk u mor vendim. Më 15 korrik, Këshilli njoftoi se e ndërpreu procedurën e përfundimit të statusit për gjyqtarin Gjermeni, pasi ai u tërhoq nga kërkesa për dorëheqje. Në vijim, më 13 shtator ai dorëzoi një kërkesë të dytë për dorëheqje, e cila u shqyrtua dhe u pranua nga KLGJ brenda javës.
Anëtari i Këshillit që relatoi projektvendimin për kërkesën e dytë të Gjermenit, gjyqtari Klodian Kurushi sqaroi se objekti i parashtruar në të dy kërkesat mbetej i njëjtë. Gjermeni sqaronte se po hiqte dorë nga funksioni i gjyqtarit, pasi kishte vendosur të ndiqte një stad të ri në karrierën e tij, duke u impenjuar si pedagog pranë një universiteti jo-publik.
Dorëheqja është një masë e parashikuar në reformën e vitit 2016, që u mundëson magjistratëve largimin nga sistemi pa iu nënshtruar procesit të vetingut, por me masë përjashtimi prej 15 vjetësh nga sistemi. Mbi 86 magjistratë kanë dhënë dorëheqjen që prej fillimit të procesit të vetingut.
Prej afro tre vjetësh, gjyqtari Artan Gjermeni i është nënshtruar procesit të rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, në cilësinë e subjektit të rivlerësimit. Deri në vendimmarrjen e KLGj-së për mbarimin e statusit të magjistratit për këtë subjekt rivlerësimi, Komisioni nuk ka njoftuar kalimin e çështjes së tij në seancë dëgjimore.
Gjyqtari Gjermeni, me një karrierë të gjatë në drejtësi është një ndër magjistratët më të lakuar në vend, kryesisht për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij në vite prej ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka akuzuar si anëtar të bandës së Aldo Bares. Në atë kohë Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Gjermenit nga detyra e gjyqtarit, por tentativa dështoi pas votës kundër të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në të cilin Gjermeni ishte anëtar.
Gjyqtari u bë objekt i medias edhe pasi u raportua i plagosur në vitin 2018 dhe për një sërë vendimesh kontradiktore. Së fundmi ai u akuzua nga opozita sërish për shkak të vendimit të tij në të ashtuquajturën çështja “Babale”.
Marrë nga Reporter.al
keshilli i larte gjyqesor
Aktualitet
19 Shtator 2022, 21:53
F.M
Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha thotë se hakerat kanë sulmuar zemrën dhe trurin e Policisë së Shtetit. E ftuar n&e...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 21:50
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se përmes publikimit të e-maileve është cënuar rëndë siguria komb...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 21:48
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se konflikti i ndodhur mes Gledis Nanos, kryeministrit e Ministrit të Brendshëm ësht&...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 21:47
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se publikimi i të gjitha e-maileve të hakëruara do të sjellë hakmarrje. E f...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 21:37
F.M
Gazetarja Dorjana Bezati
TIRANË- Gazetarja Dorjana Bezati tha se publikimi i të dhënave sensitive nuk do të ndalet me e-mailet e ish-D...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 21:28
e.k
Droga e sekuestruar
SPANJË- Një ndër bandat më të rrezikshme, e drejtuar nga shqiptarë dhe italianë, këta t&eu...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 21:22
F.M
Klodiana Lala
Klodiana Lala: Janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, ky sistem përmban të dhëna për persona të ...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 21:17
Pedagogu Kristaq Bërxholli
TIRANË- Një profesor i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Kristaq Bërxholli, denonco...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 21:10
F.M
Frederik Ymeri
TIRANË- Frederik Ymeri gjatë kohës që ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Shteti...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 20:50
I.A
profesori
TIRANË- Një episod ka ndodhur ditën e sotme në shkollën profesionale të mesme të ndërtimit “Ka...