Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një reagim të publikuar në "Facebook" aktorët janë shprehur se këto ditë janë bërë dëshmitarë të një investigimi të emisionit “Piranja” për shpërdorimin e buxhetit të Teatrit Kombëtar. Ata theksojnë se panë më zë dhe figurë sesi fondet publike zhduken.
TIRANË- Aktorët e Teatrit Kombëtarë kanë dalë më një reagim të përbashkët në lidhje me skandalin e publikuar në emisionin investigativ "Piranjat" për drejtorin e tyre, Altin Basha. Në një reagim të publikuar në "Facebook" aktorët janë shprehur se këto ditë janë bërë dëshmitarë të një investigimi të emisionit “Piranja” për shpërdorimin e buxhetit të Teatrit Kombëtar. Ata theksojnë se panë më zë dhe figurë sesi fondet publike zhduken.
Më tej ata shprehen se panë sesi Ministria së Kulturës investon me dëshirën për të mbështetur Teatrin, por fondet gllabërohen rrugës. Sipas tyre buxheti po ikën në drejtim të ditur tashmë, por ai drejtim nuk është Teatri. Aktorët theksojnë se faturat "fake" janë qepur në xhepa personale. Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që fondet të kthehen ndërsa kërkojnë që përgjegjësit të marrin përgjegjësinë e tyre. Në fund të reagimit atë bëjnë thirrje për mbrojtjen e Teatrit.
Reagim Publik i aktorëve të Teatrit Kombëtar:
Këto ditë u bëmë deshmitarë të nje investigimi të emisionit “Piranja” për shpërdorimin e buxhetit të Teatrit Kombëtar. Pamë me zë dhe figurë sesi fondet publike zhduken. Sesi Ministria së Kulturës investon me dëshirën për të mbështetur Teatrin, por fondet gllabërohen rrugës.
Buxheti I Teatrit po ikën në drejtim të ditur tashmë, por ai drejtim nuk është Teatri. Janë ca fatura fake qepur ne xhepa personale! Janë ca grimiere fantazëm... Janë ca ekspert të audio-vizuale fantazëm! Ne jemi aktorë të Teatrit, dëshmitarë të zhvillimeve dhe e pyesim publikisht dhe ligjërisht z. Basha, drejtor I Tearit.
z.Basha cfare ka bere z.Saliasi në shfaqjen Vojçek?! Asgjë. Askush nuk e ka parë asnjë sekondë!. Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht se janë të Teatrit. Pyesim publikisht z. Basha?! z. Basha çfarë ka bërë znj Shuta në shfaqjen Voiçek. ke grimuar ajo te shfaqja Voiçek? Asnjë. Nuk ka ardhur asnjë sekondë aty. Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht se janë të Teatrit. LISTA është gjatë. Tashmë ajo është publike. Përgjegjësit të marrin përgjegjësinë e tyre! MBROJE TEATRIN SOT

Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. "Piranjat" faktuan se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me "Piranjat" Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen "Vojçek".
Pamje nga vendi i ngjarjes VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmje...
Vlore VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “10 Korriku” në...
Foto ilustruese VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “10 Korriku&rdqu...
Arrestim ANGLI- Një emigrant ilegal shqiptar ka pranuar para autoriteteve angleze se ishte kopshtar në një fermë kanabisi në Notti...
Jul Deda TIRANË- Aktori, Jul Deda ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" n&...
Foto ilustruese KONISPOL- Një sherr është regjistruar mbrëmjen e djeshmë në Konispol. Në lidhje me ngjarje policua b&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Mbyllja e platformës TikTok në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. N&eu...
Regjizori Çipi TIRANË- Regjizori, Kastriot Çipi ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e tij...
Edmond Veseli TIRANË- 56-vjeçari, Edmond Veseli banor i lagjes nr.2 të qytetit të Krujës është gjetur i pajet&eum...
porti i Durresit DURRËS- Durrësi po përjeton fluksin e emirgantëve dhe turistëve gjatë festave të fundvitit. Kët&eu...