LIVE UPDATES
Bota

"Nuk do lejojmë shtet të dytë serb brenda Kosovës"/ Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Gërvalla u shpreh se nuk ka shkelje më të rëndë sesa agresioni i hapur ndaj atij që pretendon që ke në tavolinë.

28 Shtator 2023, 22:28 Nga r.ll
"Nuk do lejojmë shtet të dytë serb brenda
donika gervalla

TIRANË-Zv.kryeministrja e Kosovës ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Asociacioni me Serbinë “ka vdekur”. Ajo tha në "Top Story" në Top Channel se tashmë sipas saj siguria është prioriteti kryesor i diskutimeve me ndërkombëtarët, që nga ngjarjet e ditës së dielë. 

Gërvalla u shpreh se nuk ka shkelje më të rëndë sesa agresioni i hapur ndaj atij që pretendon që ke në tavolinë.

“Të them të drejtën pas të dielës çdo bisedë për Asociacionin më duket e tepërt se pas te dielës nuk kanë kuptim. Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët. Të koordinojmë punën e komunave në veri të Kosovës është dallim tjetër. Janë katër parime të mos shkelë sovranitetin, Kushtetutën, të mos dëmtojë dhe të jenë koordinues. Asociacioni i 2013 është kundër kushtetutës së Kosovës dhe nuk mund të bëhet. Escobar shumë qartë e ka përcaktuar se nuk mund të ketë Asociacion pasi mund të jetë një republikë e dytë serbe.”- tha Gërvalla.

Zv. kryeministrja theksoi se nuk do të lejojmë një shtet të dytë serb brenda Kosovës dhe përsëriti se ka rrëzuar përfundimisht asociacionin.

Pjesë nga biseda:

Gërvalla: Po ta shihni ka pasur një opinion të këshilltarit Sholei dhe Zv. Sekretarit Amerikan të Shtetit Escobar të cilët shumë qartë e kanë pranuar se nuk mund të kishte një asociacion, i cili do të ishte një Republikë Serbe e dytë sikurse ajo e Bosnje Hercegovinës. Dhe ky është dallim shumë i madh.

Duma: Juve thoni që një republikë të dytë serbe brenda Kosovës nuk do të ketë. Por nëse asociacioni që kishte qenë gati firmosej nga Albin Kurti në rast se serbët dhe Vuçiçi do të ishin dakord, a do ta krijonte në fakt një republikë serbe brenda Kosovës me aq shumë popullatë serbe aty, dhe një rrezikshmëri të lartë të zgjerimit të kufijëve dhe lëshimit të territoreve pavërsisht se nga pikëpamja juridike do të dukej sikur do të ishte një ombrellë tjetër, por defakto ishte një zgjerim i kufijve të Serbisë brenda Kosovës…

Ndalojmë pak tek ajo që ju thoni; sot, do të bëjmë të mundshmen. Pra të bëjmë një njohje defakto të Kosovës, jo dejure dhe të zgjerohemi deri diku në kuadër të arritjes së negociatës të cilën defakto e kanë njohur derisa kanë nënshkruar një marrëveshje, pavarësisht se dejure do të jetë një situatë tjetër. Të njëjtën lojë nga ana tjetër e bëjnë edhe serbët. Thonë të bëjmë edhe ne një defakto sikur kemi bërë asociacionin e komunëve të veriut, e kemi populluar me serbë, e kemi shtrirë të gjithën dhe juridikisht me një marrëveshje. Kemi më shumë serb sesa shqiptar sipas politikave që kemi vendosur ne me struktura paralele. Dhe të dyja këto kahe me idenë që po bëhen defakto në mënyrën e vetë, dejure janë duke realizuar një skenar që i prek kufijtë në një të ardhme jo shumë afatgjatë.

Gërvalla: Po këto janë pikërisht kritere që e përkufizojnë një mekanizëm sido që t’ia vëmë emrin, i cili është krejt i ndryshëm nga ajo që ka qenë viti 2013-2015.

Ne kemi një asociacion të komunave të tjera në Kosovë, i cili koordinon punën e këtyre komunave në ato aspekte të cilat komunat dëshirojnë të jenë pjesë e këtij koordinimi. Prandaj asociacioni/ mekanizmi si i tillë varet nga çfarë i fut brenda. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që shkelja e republikës së Kosovës të mos jetë pjesë e marrëveshjes të cilën jemi zotuar, e kemi pranuar në Bruksel, të cilën e ka pranuar edhe Serbia por dikur ndërroi mendje dhe i kanë rënë pishmanit.

Duma: Dhe nuk ndodhi?

Gërvalla: Po nuk ndodhi dhe natyrisht që nuk ndodhi sepse Serbia që në fillim e ka pranuar që nuk është e gatshme. Nuk është momenti që mungojnë rrugët, por mungon gatishmëria e Serbisë për të marrë pjesë. Është diçka për të cilën ne jemi përpjekur në vazhdimësi t’ua bëjmë të qartë edhe partnerëve tanë.

donika gervalla tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet