LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutohet shqiptari me dy plumba pas koke në Gjermani, 42-vjeçari i varur nga droga, pronar i karburantit në Shijak

• Vritet Mario Muka në Gjermani. Rrugët e qytetit gjerman Krefeld janë përgjakur mbrëmjen e djeshme, pasi 42-vjeçari shqiptar është ekzekutuar rreth orës 20:00 të mbrëmjes nga 2 persona me 4 plumba, 2 prej të cilëve i mori pas koke. • Ai ishte arrestuar disa herë për trafik droge si dhe vjedhje.•Po ashtu, shqiptari në Gjermani mësohet se ishte i pastrehë si dhe i varur nga droga. Muka ishte pronar i një karburanti në Shijak. • Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët i dhanë fund jetës së shqiptarit.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U ekzekutua me armë zjarri në Gjermani, identifikohet shqiptari, pronar i një karburanti në Shijak

Ekzekutohet shqiptari me dy plumba pas koke në Gjermani, 42-vjeçari
Policia gjermane

TIRANË- Mario Muka është shqiptari i vrarë në Gjermani. 42-vjeçari rezulton të jetë pronar i një karburanti në ‘Katër Rrugët’ e Shijakut dhe kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018. 

Autoritetet gjermane kanë kërkuar të dhëna për Mukën, që nga shenjat e gishtërinjve dhe nëse është i skeduar nga policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Krefeld të Gjermanisë. Të shtënat ndodhën në orën 19:50 dhe sipas dëshmitarëve dy burra u panë duke ikur në errësirë. Një e shtënë e ka goditur viktimën në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. 

32-vjeçari ishte i njohur për policinë për krime të drogës dhe pronës. Thuhet se ai nuk ishte një “lojtar i madh” në biznesin e drogës, por një tregtar i vogël që kishte konsumuar edhe vetë drogë. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Vrasja e 42-vjeçarit shqiptar në Gjermani, në kërkim dy persona! Viktima ishte emër i njohur për Policinë, dëshmitar 'kyç' në një gjyq

Ekzekutohet shqiptari me dy plumba pas koke në Gjermani, 42-vjeçari
Foto nga vendi i ngjarjes

GJERMANI- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar në Gjermani, i cili gjeti vdekjen në vend pasi mori 2 plumba në pjesën e pasme të kokës. Shqiptari i ndjerë ishte emër i njohur për Policinë pasi ishte vënë re disa herë për vepra të ndryshme penale (trafik droge, vjedhje). 42-vjeçari i varur nga droga jetonte në Gjermani që nga viti 2018 dhe ishte i pastrehë.

Siç mësoi BILD, dy autorët me sa duket kanë ardhur në Garnstraße në Krefeld me një Peugeot blu të vjedhur (targa ëES). Aty mesa duket kanë parkuar makinën dhe kanë pritur shqiptarin. Njëri nga vrasësit ishte me trup mesatar, kishte veshur një xhaketë të errët, pantallona ngjyrë të çelur dhe kapelë ngjyrë të çelur. I dyti ishte gjithashtu me gjatësi normale, kishte veshur një xhaketë të errët me logo në shpinë, pantallona të errëta dhe një kapele të errët.

Të dy shkuan rreth 30 metra drejt shqiptarit, më pas me siguri janë qëlluar katër të shtëna, dy mësohet se kanë qenë fatale.

Autorët janë larguar në këmbë në drejtim të Unazës 'Alter Deutscher', nuk dihet nëse ata hipën në një automjet tjetër. Hetuesit po ndjekin një qasje në mjedisin e drogës. Një gjyq për një tregtar droge që po vazhdon aktualisht në Krefeld, ndoshta nuk ka asnjë lidhje me rastin e së hënës në mbrëmje, por viktima ishte dëshmitar. Por shqiptari nuk duhej të paraqitej më në gjykatë për shkak se dëshmia e tij nuk ishte më e nevojshme.

3 VITE ME PARE

Vrasja e shqiptarit në Gjermani, flasin dëshmitarët: Kishte shumë të shtëna, pamë dy burra duke u larguar

Ekzekutohet shqiptari me dy plumba pas koke në Gjermani, 42-vjeçari
Policët në kërkim të gjurmëve që mund të ndihmojnë në hetim

GJERMANI- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ai u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në Krefeld, në veriperëndim të Dyseldorfit me plumb pas koke duke gjetur vdekjen. Kur efektivët e Policisë mbërritën në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e tij. 

Kanë qenë disa dëshmitarë okularë ata që kanë lajmëruar Policinë pasi kishin dëgjuar të shtënat me armë. Në dëshminë e dhënë para Policisë ata thanë që kishin parë dy burra duke u larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të Unazës Alter Deutscher.

“Burri i parë ishte me gjatësi dhe trup mesatar. Ai kishte veshur një xhaketë të errët, pantallona të lehta dhe një kapele të lehtë. Burri i dytë ishte gjithashtu me gjatësi normale. Ai kishte veshur një xhaketë të errët me një logo të spikatur në anën e pasme, pantallona të errëta dhe një kapelë të errët”, thanë dëshmitarët.

42-vjeçari shqiptari nuk ishte një emër i panjohur për Policinë gjermane. Ai ishte me precedentë penal pasi ishte akuzuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Autoritetet janë vënë në lëvizje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka vënë dhe një numër kontakti në dispozicion për të gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë apo kanë dijeni në lidhje me ngjarjen.

3 VITE ME PARE

U qëllua pas koke teksa lëvizte me biçikletë, ekzekutohet shqiptari në Gjermani

Ekzekutohet shqiptari me dy plumba pas koke në Gjermani, 42-vjeçari
Pamje nga vendi i ngjarjes

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë është shënuar mbremjen e djeshme në qendër të qytetit të Krefeld në veriperëndim të Dyseldorfit ku një 42-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri teksa po lëvizte me biçikletë. Sipas informacioneve të BILD ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para prës 20:00. Shqiptari ka mbetur i vdekur në vend. 

Nuk dihet ende nëse ka qenë vetëm një autor apo disa por sipas Policisë 42-vjeçari është qëlluar nga një distancë shumë e afërt. Policia ka ngritur grupe të shumta kontrolli për zbardhjen e ngjarjes. Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë. 

vritet shqiptari ne gjermani mario muka

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri