LIVE UPDATES
Aktualitet

Përndoqi dhe kanosi me jetë një vajzë/ Kapet Mariglen Topuzi, anëtari i grupit të “Lilit të Rrushkës”

Fillimisht ky i fundit është shoqëruar në ambjentet e policisë së Pogradecit, duke u paralajmëruar nga uniformat blu, që ti qëndronte larg vajzës. Por pasi është lënë i lirë, Mariglen Topuzi jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga përndjekja e vajzës, por ka filluar ta kërcënojë dhe kanosë, vajzën që e kishte denoncuar në polici.

7 Qershor 2023, 13:51 Nga k.m.
Përndoqi dhe kanosi me jetë një vajzë/ Kapet Mariglen
Mariglen Topuzi

Është arrestuar nga komisariati i Pogradecit, Mariglen Topuzi, person ky me precedentë penalë dhe anëtar i grupit kriminal në këtë zonë që drejtohet nga Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe “Lili i Rrushkës”. Sipas informacioneve policore, Mariglen Topuzi është lidhje e ngushtë shoqërore e Meardi Berberit ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Koro…” dhe Laert Haxhiut nga Lushnja, të arrestuar së fundi në Janinë të Greqisë.

“Ora News” mëson se arrestimi i Topuzit është kryer tre ditë më parë, pas një kallëzimi që ka bërë në polici një vajzë, e cila ka pretenduar se është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosur nga Mariglen Topuzi.

Fillimisht ky i fundit është shoqëruar në ambjentet e policisë së Pogradecit, duke u paralajmëruar nga uniformat blu, që ti qëndronte larg vajzës. Por pasi është lënë i lirë, Mariglen Topuzi jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga përndjekja e vajzës, por ka filluar ta kërcënojë dhe kanosë, vajzën që e kishte denoncuar në polici.

Kërcënimet kanë ardhur përmes telefonit dhe përballjes në rrugë. Nisur nga kjo situata vajza i është drejtuar sërisht me një kallëzim të dytë policisë së Pogradecit, duke bërë që këtë herë Mariglen Topuzi të arrestohet.

Topuzi pritet që ditën e sotme, të dalë para gjykatës së Korçës, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”, masë të cilën e ka kërkuar përfaqësuesi i akuzës. Topuzi konsiderohet nga policia si një person me precedent penal dhe individ që i përket një fraksioni kriminal në qytetin e Pogradecit. Topuzi rezulton i dënuar për “Shkatërim prone me zjarr”, pasi i ka djegur makinën Johan Muçllarrit në Pogradec. Ai ka dhe dënime të tjera,për vepra të ndryshme penale.

Konflikti mes të rinjve e ka zanafillën qysh në vitin 2017, kur në Pogradec është sulmuar dhe kanosur me armë zjarri Johan Muçllari, nga Meardi Berberi (Korua), Andra Piliçin dhe Mariglen Topuzi. Ndërsa ka vijuar më tej në djegien e makinës së Muçllarit, ngjarje kjo për të cilën është arrestuar dhe dënuar Mariglen Topuzi.

Ngjarjet kriminale u intensifikuan në muajin Gusht 2020, ku në datat 1 dhe 8 gusht është sulmuar me 85 plumba hoteli “Voloreka” në Drilon, që është në pronësi të Jetmir Muçllarit, babait të Johanit. Ndërkohë që situata u përshkallëzua me tentativën e vrasjes së Johan Muçllarit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Prill 2022, ku i pandehur është marë Firdeus Berberi dhe 6 persona të tjerë. Së fundmi, Firdeus Berberi u arrestua në Janinë të Greqisë së bashku me Laert Haxhiun nga Lushnja. Për Berberin, prokuroria e Korçës ka dërguar letërporosi në Greqi, duke kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri./OraNews

mariglen topuzi

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Qershor 2023, 12:56 f.i

VIDEO/ Merr flakë benzi në Tiranë

pamje nga vendngjarja TIRANË-  Një makinë është përfshirë nga flakët në Institut. Siç shihet ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet