“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Përplasen dy makina në Fier, lëndohen dy drejtuesit (VIDEO)
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
7 Shtator 2023, 11:22Nga r.ll
Pamje nga vendngjarja
FIER- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtuar “Qafa e Koshovicës”, ku një automjet tip “Ford” me shofer një 39-vjeçar është përplasur më një automjet tip “Benz” me drejtues një 24-vjeçar.
Dy drejtuesit e automjeteve ndodhen në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:50, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin N. H., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin F. L., 24 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.