LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Piranjat’ - Çmimet e apartamenteve në stratosferë, kompanitë e ndërtimit fshehin vlerat reale! Mijëra euro në 'të zezë'

Nga ajo ditë, pavarësisht shkeljes së rëndë të ligjit nga kjo kompani, asnjë organ hetimor nuk ka marrë mundimin që të kërkojë informacion për çfarë ka ndodhur në atë zyrë...

28 Prill 2023, 22:23 Nga k.m.
‘Piranjat’ - Çmimet e apartamenteve në stratosferë,
Foto ilustruese

Pak javë më parë në emisionin ‘Piranjat’ është treguar me zë dhe me figurë se si kompanitë ndërtuese në Tiranë, operojnë me shuma të mëdha CASH duke shmangur detyrimet ndaj shtetit, por njëkohësisht edhe duke çuar në dyshime për pastrim parash në nivele të frikshme. Blerja e apartamenteve nga këta kompani, bëhet fare thjeshtë, mjafton që blerësi të drejtohet në zyrat e shitjes me para kesh, qoftë edhe të padeklaruara.

‘Piranjat’ konstatojnë se askush në këto zyra nuk pyet për burimin nga vijnë paratë. Ashtu siç ndodhi në zyrën e shitjes së kompanisë ‘Usluga’, pronë e biznesmenit Sadri Abazi. Nga ajo ditë, pavarësisht shkeljes së rëndë të ligjit nga kjo kompani, asnjë organ hetimor nuk ka marrë mundimin që të kërkojë informacion për çfarë ka ndodhur në atë zyrë...

Por, ‘Piranjat’ kanë vijuar sërish punën në terren, duke dokumentuar të tjera akorde, me të tjera kompani, të cilat nuk mendohen dy herë për të pranuar lekët në dorë, pak rëndësi ka se cili është burimi i tyre.

‘Piranjat’ kanë mbërritur në dyert e kompanisë ‘Tulipan’ dhe pasi arrijnë të marrin vesh çmimet shkojnë në kantier për të parë shtëpinë ‘e ardhshme’ dhe aty, kërkojnë të kuptojnë më shumë për formën me të cilën do të paguajnë. Kështu ‘Piranjat’ në rol duke i shpjeguar: Ne i kemi lekët, nuk është se nuk i kemi, problemi është që ne të gjitha lekët në bankë, nuk i kemi.

Mjafton kjo fjali, që përfaqësues i kompanisë ‘Tulipan’, të futet menjëherë në negociata. Pas disa tratativash, gjithçka duket e kopsitur. Por, për të qenë në rregull me shtetin, përfaqësuesit e Tulipanit, ulin çmimin për metër katror, nga 1700 euro ne 959 euro.

Ndërkohë, ‘Piranjat’  vijojnë me një tjetër kompani ndërtimi. Ata paraqiten tek kompania ‘Orion’ dhe hyjnë sërish në rol duke shprehur interesin për të blerë një shtëpi. Kështu nis biseda deri sa arrin tek pagesa. Përgjegjësi për shitjet e ‘Orion shpalos alternativat e çmimeve dhe në këtë moment personi që ka hyrë në rol nga ‘Piranjat’ e ndërpret duke i thënë: Ne me thënë të drejtën të gjitha nuk i kemi.

‘Ne mund të bëjmë 30 % të vlerës mund ta bëjmë cash. 70% do ta bëjmë në bankë’ – përgjigjet fillimisht përfaqësuesi i shitjeve. Edhe në kompaninë ‘Orion’, përgjegjesi i  shitjeve ishte fare i qartë. Nëse do blihej një shtëpi, 30% të shumës mund ta jepnim në dorë. Njëlloj si në të gjitha kompanitë ku janë bërë xhirime. Sepse këta kompani duket se e kanë kthyer në normalitet këtë formë bashkëpunimi me klientët, shpesh herë me te kaluar të dyshimtë apo me lekë që nuk i dihet burimi.

Dhe nuk është një gjë e re, pasi prej vitesh kështu operojnë pjesa më e madhe e këtyre kompanive të ndërtimit, të cilat gjoja duke i bërë nder klientëve, shkaktojnë dy shkelje të rënda penale. E para, kryejnë evazion fiskal në nivele tepër të larta. Mjafton të marrim si shembull propozimin që iu bë ‘Piranjave’ në rol tek kompania ‘Tulipan’, në të cilën metri katror u deklarua për shtetin me 950 euro, ndërkohë që 750 euro të tjera pranoheshin në dorë.

Shkelja e dytë, po aq e rëndë sa e para, ka të bëjë me pastrimin e parave. Askush në këto kompani nuk pyet asnjëherë për burimin nga vijnë paratë kesh te klientëve, dhe këtë ‘Piranjat’ e kanë dokumentuar rast pas rasti. Blerësit mund të jenë trafikant, vrasës me pagesë, bashkëpunëtorë të terrorizmit apo edhe zyrtar të korruptuar. Kompanitë nuk kryejnë asnjë verifikim për lekët e blerësve dhe ndoshta me të drejtë dikush pret që këtë ta bejnë organet ligjzbatuese... Ta harrojnë! Ata ka kohë që flenë mbi dafina.

emisioni piranjat

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen